Marrëdhëniet me Greqinë, Meloni: Ka punuar për të mirën e BE! Rama: Në 2028 do të kemi zgjidhur çdo gjë

13 Nëntor 2025, 16:38Politika TEMA
Marrëdhëniet me Greqinë, Meloni: Ka punuar për të

Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, në konferencën e përbashkët për shtyp u pyetën edhe për raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Pyetja:  Ju folët për 6 mujorin e parë të vitit 2028, ndoshta do të fillojmë të mbyllim politikisht edhe kapitujt, folët për ministrat e Shqipërisë që flasin në italisht, por ju siguroj që mes nesh kemi edhe ministra që flasin shumë mirë greqishten por kjo nuk na ndihmon me Athinën. Ndoshta nëse do të kishim një problem me Greqinë çfarë do të bënte Italia?

Meloni: Përsa ai takon çështjes së hapur të dialogut politik Ne jemi mbështes të hyrjes së Shqipërisë në BE duke respektuar rregullat mendoj që fakti që do të përfundonin marrëveshjet me të fundit tregon dhe një punë të mirë që është bërë nga ana e Shqipërisë. Po e ndjekim dhe po përpiqemi ta lehtësojmë. U fol sot dhe për përfshirjen e universiteteve italiane të drejtësisë në hartimin e teksteve juridiksionale.

E di që ka disa fërkime, unë i njoh miqtë e mi grek dhe dua të them qe ata janë njerëz që kanë punuar për të mirën e Evropës.

Rama: Unë do të thosha që si Italia dhe Greqia janë dy vende fqinje. Fakti që është deti në mes na relakson për sa kohë takojmë njëri-tjetrin. Jemi në linjë kontakti, ndoshta mund të jetë e ndërlikuar se nuk kemi kohën të relaksohemi duke notuar ndërsa përshkojmë me varkë për të shkuar tek tjetri. Unë do të thosha që pasi kalon një moment jo i lehtë për të gjitha arsyet që të gjithë i njohin. Ne jemi në rrugën e duhur, jemi duke punuar mire së bashku.

Për ne vlerat e mbrojtës, pakicave janë vlera dhe parime që janë të pandashme nga ekzistenca e Shqipërisë. Kur Shqipëria vë përpara nesh apo si të thuash na thërret në këtë drejtim apo na bën ndonjë vërejte janë mirëseardhur. Unë jam optimist së në faktin në vitin 2028 kur Italia do të ketë kryesinë dhe Giorgia do të drejtojë negociatat nuk do të ketë nevojë ta telefonoj Qiriakon (kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis), se deri atëherë do të kemi zgjidhur çdo gjë.

Është e sigurt jemi mëse të lumtur që të ndihmojmë, ti japim një dorë se nuk ndodh shpesh që Italia ti kërkojë ndihmë Shqipërisë. Nuk do ta harroj kurrë atë çka bërë forca te zjarrfikësve italianë kur ne patëm tërmetin. Ata rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish në një vend që kishin ardhur për herë të parë. Këto janë gjëra që mbeten përgjithmonë dhe bëjnë që Italia të mos jetë thjeshtë aleat, por të jetë motër e Shqipërisë.

1 Komente

  1. J
    Jeniceri

    Ceshtja me Greqine eshte e zgjidhur tashme.Fakti qe ne pranojme as vot e as veto te behemi pjese e BE ,kete do dhe Greqija.Ndoshta z'do i pelqej nje pjese te popullit por kete se kemi ne ne dore.Pretendimet tona ndaj Greqise nuk pranohen nga BE.Ne nuk jemi te favorizuar ne krahesim me Greqine.BE -se i intereson me shume Greqija se sa Shqiperija,Mali Zi,Serbija e MV.Inat te kemi por kjo situate eshte produkt i nepotizmit politike e patriotik shqiptar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje