Marrëveshja për emigrantët - Meloni: U përpoqën të na pengojnë, por ecim para! Rama: Do ta pranoja 100 herë

13 Nëntor 2025, 16:15Politika TEMA
Marrëveshja për emigrantët - Meloni: U përpoqën të

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama komentoi edhe marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët. Kryeministrja italiane tha se shumë u përpoqën ta pengojnë këtë marrëveshje, ndërsa theksoi se do të vazhdojë më tej.

“Sa i takon sigurisë, fokusi po aq i marrëveshjeve të rëndësishme që do fuqizojnë luftën kundër trafikut të drogës janë hallka shumë të rëndësishme që kalon nga një vizon i të përballuarit së bashku të fenomenit të migracionit për protokollin tonë me Shqipërinë, për të cilën unë edhe një herë do doja të falënderojmë Ramën dhe gjithë popullin shqiptar.

Ajo që u tregua me nënshkrimin e këtij protokolli është fakti që Shqipëria sillet si një vend anëtar i BE. Unë kam gjykuar dhe vazhdoj të gjykoj se është protokolli që ne kemi nënshkruar me frymë të thellë evropiane sepse vë theksin se emigrimi është fenomen mbarë evropian.

Është një protokoll novatore që ka ngjallur interesin e shumë vendeve të tjera, sigurisht jo të gjithë arritën ta kuptonin vlefshmërinë e këtij modeli, shumë ishin ata që punuan fort për ta frenuar apo bllokuar atë, por ne jemi të vendosur të vazhdojmë para sepse mendojmë se ka potencial”, tha Meloni.

Ndërsa kryeministri Rama theksoi se nuk është penduar aspak që ka pranuar marrëveshjen për emigrantët me Italinë.

“Sa i përket pyetjes suaj nëse jam penduar — nëse ju, që për dy vjet me radhë bëni të njëjtën pyetje, nuk jeni penduar, si mund të jem unë? Unë kam bërë 100 gjëra të tjera me Kryeministren tuaj. Këtë e kam thënë që në fillim: me Italinë, unë do të vazhdoj ta bëj këtë bashkëpunim 100 herë, edhe pse 100 herë të tjera do të vazhdoni të jeni kundër — dhe me vendet e tjera jo. Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë çfarëdo që i vjen ndër mend”,- tha Rama.

7 Komente

  1. d
    dsa

    Ducja eshte ringjallur nga Italia ka kaluar Adriatikun e komandon Shqiperine, ky eshte Palloshi i Gjate, nofke me te bukur nuk gjen, rrofsh moj Bela mos vdeksh kurre hallar parate e vjedhura bashke me te gjatin.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Klimax

      Ky kryeministër që e ndjen veten më italian se italianët dhe që ka harruar tragjedinë e Otrantos nuk do i thoshte jo ndonjë propozimi të Melonit për kthimin e Shqipërisë në një provincë italiane!!!

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jeniceri

        Kjo marveshje duhet te ishte dhe me shtete te tjera te BE . Kemi gjithe keto teritore qe nuk po shrytzohen nga ne e po behen burim allishverishesh nga hajdutet em cizme qe kemi .Keshtu thjeshtojme dhe konceptin evropjan per tu bere pjese e saj . Do me thoni se keshtu humbasim identitetin . Jo! Keshtu mund te egzistojme mbasi fenomeni i emigrimit ska per tu ndalur ndonjehere ne Shqiperi . Te pakten do te egzistoje shteti am ne famijlen evropjane.Me dhimbje vella.Keshtu erdhen punet nga kjo fare shpellaresh ,qe asnjehere s'kane menduar per kombin .

        Përgjigjjuni
        1. P
          Patronazhisteve cekic ballit.

          Artist karderr ky.

          Përgjigjjuni
          1. m
            mirel

            SHQUP-sat ndyresira te Salikadavres le te lehin, bashkepunimi i ngushte dhe special me Italine do te vazhdoje.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Selami

              Bravo Rama, je fantastik. Rruge e dere te hapur me te mire per Europe nuk ka.Italia na eshte gjendur sa here kemi dashur te shkaterrojme veten. Ne fund jane me te miret e te gjithe komshinjve. Na kane pritur e dhene mundesi jetese kur as familja s‘kishte cfare te na jepte per dreke mbas 90. Nuk te degjeneron dinjitetin e imponon fene si shtete te tjera te aferta.

              Përgjigjjuni
              1. X
                XXXL

                Ed Palloshi keto pune behen me referendum e kalojne cakun e Kryeministrit, nuk vendos dot ti per gjera kaq te redesishme, i perket qytetareve me voten e tyre te thone fjalen. Shqiperia nuk eshte prone e trasheguar nga Kristaqi firmetari i pushkatimit te dy poeteve desidente kunder komunizmit, ti nuk je i votuar si Kryeminister por i zgjedhur, kujdes birbo qe bredh pa breke ruaju zemerimit popullor se prasin e Tritan Shehut do t'a hashe ne bythe.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje