Marrëveshja për emigrantët, socialistët europianë kritikojnë Ramën: Nuk është modeli ynë

11 Nëntor 2023, 19:23Politika TEMA
Marrëveshja për emigrantët, socialistët europianë

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një intervistë për median italiane se nuk ka marrë kritika nga socialistët europianë për marrëveshjen e lidhur me kryeministren italiane për ngritjen e qendrave të refugjatëve në Shqipëri.

Në kongresin e Partisë Socialiste Europiane në Malaga të Spanjës, marrëveshja e nënshkruar prej tij dhe Melonit është kritikuar ashpër. Ka qenë vetë presidenti i PSE, Stefan Lofven, i cili ishte mjaft kritik në fjalën përmbyllëse të kongresit për marrëveshjen.

“Emigracioni duhet të menaxhohet duke përdorur një kornizë progresive. Ne duhet të promovojmë shtigje gjithpërfshirëse, duhet të gjejmë mënyra për ta bërë atë një fitore për shoqëritë tona dhe emigrantët, ky është modeli që propozojnë socialistët.

Jo siç dëshiron qeveria e ekstremit të djathtë në Itali, që synon t’i transferojë kërkesat për azil Shqipërisë. Emigracioni ka ekzistuar sa ka ekzistuar njerëzimi dhe e djathta merret me demagogji kur thotë se mund ta ndalë, këto janë politika të destinuara të dështojnë,” tha presidenti i PSE.

4 Komente

  1. p
    pjeter

    Mire e paskeni ju atehere!! O burra u thoni,kush mundet te mesyje Europen!! Si mund te menaxhohet kur ne Europe nuk me merr vesh i pari te dytin??!!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kali i Tironës

      Rama "socialist" por muhabeti më shumë i shkon me ekstremistët e djathtë Vučić dhe Meloni.

      Përgjigjjuni
      1. a
        armand

        Ky suedezi mbasi e beri Suedine bashke me partine e tij vendin me te pasigurt ne Europe tani kerkon ti mesoje Italise si duhet te sillet me emigrantet. Merru me llumin qe te Ka qelbur vendin se s'je model per tu ndjekur dhe leri fjalet boshe.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlora.Vlora

          Rama bythlepiresi i evropes ,cfare lidhje ka ky me socialistet ,ky eshte me keq se kapitalistet ,Saliu te vriste menjehere ,ky ta mer shpirtin avash avash .Poshte qelbesira e rilindjes

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje