Rama mesazh nga Parisi për armëpushim: Fundi i vuajtjeve të palestinezëve dhe izraelitëve, me interes edhe për Shqipërinë

11 Nëntor 2023, 12:09Politika TEMA

Rama mesazh nga Parisi për armëpushim: Fundi i vuajtjeve të

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me punimet në Forumin e Paqes në Paris.

Rama shkruan me anë të një postimi në X se mbështet thirrjen e presidentit Francez të bërë për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, ku sipas Ramës, do të përfitonte edhe Izraeli.

''Në Forumin e Paqes të Parisit, pata mundësinë të takohesha me një sërë udhëheqësish e zyrtarësh të lartë. Për Gazën, të gjithë ramë dakord se konflikti dhe vuajtja e tmerrshme që ai po shkakton duhet të marrin fund.


Si anëtarë të përkushtuar të NATO-s, shohim një model shqetësues, një këmbëngulje të mbrapshtë për të ndezur konflikte e mbjellë kaos në hemisferën veriore, përfshi Ballkanin Perëndimor. Këta agjentë kaosi duhen ndalur dhe duhen goditur.

Për fat të keq, zgjatja e vuajtjeve të civilëve në Gaza, s’bën tjetër veçse ushqen ambiciet e Hamasit dhe agjentëve të tjerë të kaosit.


Ndihem i inkurajuar nga përkushtimi i mikpritësit tonë këtu në Paris, Presidentit të Francës, Macron, i cili, të shtunën, më 10 nëntor, drejtoi një thirrje të fortë për armëpushim të menjëhershëm. Bie dakord me vlerësimin e Presidentit Macron se armëpushimi është edhe në të mirën e Izraelit.

Si një vend i paqtë, me shumë besime fetare dhe një rini energjike, fundi i menjëhershëm i vuajtjes së civilëve qoftë të popullit palestinez, ashtu edhe atij izraelit dhe arritja e paqes së qëndrueshme midis këtyre dy kombeve është me interes strategjik për Shqipërinë. Unë do të vazhdoj të punoj për këtë bashkë me udhëheqës e zyrtarë të tjerë'', shkruan Rama.

6 Komente

  1. M
    Mir

    Jepi fund vuajtjeve te shqiptareve nje her, leri palestinezet se kane vemendjen e gjithe botes. E mos na shit pordhe andej se e dime qe nuk te pjerdh njeri

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkoq

      Deliret e liderit tone boteror vazhdojne. Ky do tja ktheje mire ndonje populist nga vendet e lindjes, se europianet perendimore jane shume diplomatike per t'i thene troc, ik o mut meso vendin qe te takon e shiko ate cike vend te mjere qe mezi po mbahet ne kembe

      Përgjigjjuni
      1. O
        O shkerdhate

        Mesazh nga Parisi per armepushim ne Gaza, nga lideri i vendit me te varfer ne Europe. Parlamenti jot po digjet me bomba tymosese, deputetet po kacavirren neper dritare, po behen kercenime per te prere fyte e bilbilushe, kurse ti ngrifesh si dhi e zgjebosur me bisht perpjete ne Paris.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cudi

          Si nuk ka pak cipe a turp ky njeri

          Përgjigjjuni
          1. E
            Erjn

            O budalla, ajo mbledhja ne Paris ishte per te dhene leke per ndihma per Gazen. A dhe ndonje cent ti? Kujton se do pyesin brekedhjerin e Shqiperise qe nuk kontribuon kurre me asgje?

            Përgjigjjuni
            1. I
              I

              O zot na ruaj se ka rreshqitur

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje