INTERVISTA/ Edi Rama flet për Corriere della Sera: "Zhurmat" për emigrantët s'më shqetësojnë fare. Berisha? Nuk komentoj një "non grata"

11 Nëntor 2023, 11:26Politika TEMA
INTERVISTA/ Edi Rama flet për Corriere della Sera: "Zhurmat"

Edi Rama, kreu i qeverisë shqiptare ka dhënë një tjetër intervistë për median italiane lidhur me marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e migrantëve të shpëtuar në det nga anijet italiane.

Për prestigjiozen “Corriere della Sera”, Edi Rama tha se marrëveshja me kryeministren italiane Giorgia Meloni do të ratifikohet në parlament dhe se Shqipëria nuk është e hapur për marrëveshje të tilla me vendet e tjera.

““Ligjet tona në këtë pikë janë të qarta: marrëveshja do të ratifikohet nga Parlamenti në javët në vijim”- ka thënë Rama.

I pyetur nëse në Shqipëri do të vijnë vetëm emigrantë burra, ai është shprehur se ky ishte interpretimi i lajmit që i bënë ata që e përçuan lajmin më mënyrë të ‘shtrembër’.

“Ata që përçuan në media në mënyrë të shtrembër atë që tha Meloni në konferencën për shtyp, folën për “burra”. Kryeministrja nënvizoi se të miturit dhe gratë shtatzëna nuk bëjnë pjesë në kategoritë e personave që do të priten në qendrën e pritjes në Shqipëri”- tha Rama.

I pyetur nese ka patur kerkesa nga vendet e tjera te BE, Rama tha se i ka refuzuar ato, por vetem qeverise italiane nuk ka mundur ti thote jo. “Jo. Dhe ne nuk do të jemi të gatshëm për asnjë kërkesë, ashtu siç nuk ishim për kërkesa të ngjashme përpara se të na kërkonte Italia. Në Romë nuk mund të thonim jo sepse kemi një borxh mirënjohjeje që nuk do të mund ta shlyejmë kurrë, por që nuk duhet ta harrojmë kurrë”, u shpreh ai.

Lidhur me akuzat e Sali Berishes, Rama u shpreh: “Unë nuk i përgjigjem kurrë në gjuhë të huaj opozitës në Shqipëri, e nuk komentoj fjalët e një politikani si ai, i shpallur i padëshiruar nga SHBA-të për “korrupsionin e rëndë që përfshiu familjen e tij dhe për minimin e demokracisë” në vendin tonë. Nuk e komentoj as në shqip. Fatmirësisht shqiptarët e dinë mirë se çfarë është emigracioni dhe mikpritja ndaj atyre në nevojë”.

Intervista e plotë Edi Ramës

Sipas zv.sekretarit Fazzolari, emigrantët mund të qëndrojnë në qendër në Shqipëri deri në 18 muaj kështu?

“Marrëveshja parashikon që emigrantët do të priten në qendrën e pritjes me qëllimin e vetëm të kryerjes së procedurave kufitare apo të riatdhesimit, të parashikuara nga legjislacioni italian dhe europian dhe për kohën e nevojshme. Në rast se nuk ka më të drejtën e qëndrimit në struktura, Italia i transferon menjëherë emigrantët nga territori shqiptar”.

A ka rrezik që mes emigrantëve të ketë terroristë?

“Nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë. Thjesht duhet të kemi vullnetin dhe kujdesin për të përmbushur këtë angazhim duke respektuar dinjitetin njerëzor dhe rregullat e vendosura për funksionimin e këtij operacioni të përbashkët, të cilat përfshijnë edhe kontrollin nga agjencitë e sigurisë të të dy vendeve”.

A nuk keni frikë se Italia do të braktisë refugjatët tuaj?

“Përgjigja është në marrëveshje. Periudha e qëndrimit në territorin shqiptar nuk mund të kalojë maksimumin e lejuar nga legjislacioni italian për këtë çështje. Autoritetet italiane, në përfundim të procedurave të kryera në përputhje me legjislacionin e tyre, do të marrin masa për largimin”.

Kush do të vijë në Shqipëri? Në fillim dukej se ishte vetëm për burra

“Ata që përçuan në media në mënyrë të shtrembër atë që tha Meloni në konferencën për shtyp, folën për “burra”. Kryeministrja nënvizoi se të miturit dhe gratë shtatzëna nuk bëjnë pjesë në kategoritë e personave që do të priten në qendrën e pritjes në Shqipëri”.

A jeni kontaktuar nga vende të tjera europiane pas marrëveshjes me Italinë?

“Jo. Dhe ne nuk do të jemi të gatshëm për asnjë kërkesë, ashtu siç nuk ishim për kërkesa të ngjashme përpara se të na kërkonte Italia. Në Romë nuk mund të thonim jo sepse kemi një borxh mirënjohjeje që nuk do të mund ta shlyejmë kurrë, por që nuk duhet ta harrojmë kurrë.

A do të trajtohen çështjet që lidhen me kërkesën për azil nga avokatët italianë që vijnë në Shqipëri?

“Ky operacion do të jetë 100% përgjegjësi e palës italiane, në çdo aspekt”

Një nga partitë e opozitës shqiptare pretendon se nuk është kushtetuese t’i lëshosh një tokë një shteti tjetër?

“Ligjet tona në këtë pikë janë të qarta: marrëveshja do të ratifikohet nga Parlamenti në javët në vijim”.

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha tha për “Corriere” se ka frikë nga ksenofobia dhe protestat kundër italianëve. Çfarë përgjigje I jepni?

“Unë nuk i përgjigjem kurrë në gjuhë të huaj opozitës në Shqipëri, e nuk komentoj fjalët e një politikani si ai, i shpallur i padëshiruar nga SHBA-të për “korrupsionin e rëndë që përfshiu familjen e tij dhe për minimin e demokracisë” në vendin tonë. Nuk e komentoj as në shqip. Fatmirësisht shqiptarët e dinë mirë se çfarë është emigracioni dhe mikpritja ndaj atyre në nevojë”.

Jeni të pakënaqur me reagimin e Partisë Demokratike Italiane?

“Kam qenë i befasuar. Ata kanë të drejtë të kundërshtojnë dhe kritikojnë qeverinë e tyre, por nuk ka asnjë arsye për të përfshirë socializmin dhe ekzekutivin shqiptar. Qeveritë vijnë e shkojnë, interpretimet e socializmit ndryshojnë, por Shqipëria dhe Italia janë gjithmonë aty, të lidhura pazgjidhshmërisht në ditët e mira dhe të këqija”.

Për çfarë e kritikoni Partinë Demokratike Italiane për reagimin e saj dhe fenomenin e migracionit?

“Asgjë! Askush në Evropë nuk mund të thotë se kanë zgjidhjen ideale dhe funksionale në të njëjtën kohë. Derisa Evropa të ketë një zgjidhje të pranuar nga të gjithë – edhe në aplikimin e saj të përditshëm – kjo do të mbetet një histori betejash dhe lojërash politike në shtetet anëtare”.

Keni pasur ndonjë reagim, qoftë edhe informal, nga pjesa tjetër e Partitë Socialiste Evropiane?

“Jo, asnjë reagim”.

Duket se keni një marrëdhënie të veçantë me disa kryeministra italianë si Renzi dhe Meloni. Pak më pak me të tjerët, për shembull Draghi. Pse?

“E ke gabim, por nuk është faji juaj: Draghi ka fatin të jetojë pa rrjete sociale dhe nuk mund ta dijë se marrëdhënia ime me të është gjithashtu e veçantë. Për të qenë i qartë: një nga privilegjet më të mëdha që kam pasur është që Mario më kërkoi t’i drejtohesha me emër. Ai është një monument i gjallë”.

Pas gjithë kësaj zhurme, jeni ende të bindur për këtë marrëveshje me Italinë?

“Zhurmat” si këto, siç i quani me të drejtë, nuk më shqetësojnë fare”.

8 Komente

  1. V
    Vlora.Vlora

    Ik ore hajdut dhe i korruptuar ,shpresoj qe kushtetuesja ta hedhe poshte ,dhe populli te te fusi te gjatin ,ka ardhe me kohe koha qe te zhdukesh dhe t jua lesh te rinjve

    Përgjigjjuni
    1. a
      armand

      Ju dhe keta me poshte duhet te jeni "zhurmuesit" per te cilet e ka fjalen dhe Rama. Lexo pergjigjen e tij dhe mos u lodh kot.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shqiptari

      Po kush te autorizon ty or pusht or zagar i partis fashiste te lash borxhet tona , Italia kishte nje borxh te madh me ne qe nga lufta dyt botrore qe erdhen si pushtus dhe populli i mbajti ne shtepit e tyre kur u shpartalluan , pra ne 90ten ata lan nje borxh me ne , vetem me nje ndryshim se ne i jepnim buk ne sofer ata naj hodhen me helikopter sikur te ishim kafsh or pler burr, si kishim borxhe ne si popull Italis , i kishe ti borxhe Melonit se dole ne domenin tend si fashist qe ke qen , plotesove endrren tende dhe puthja melonit ty te dhjeu fare , ti kishe borxh personal tek meloni po kjo esht e vertet , por nuk mund te luash me fatet e kti vendi ti o pusht antishqiptar qe nuk njef atdhe , dhe ti si saliu , saliu fali detin dhe kishen tek greku ti po e dhjet rracen shqiptare dhe po shet tokat e kti vendi sikur ti ka len plaka jote pler i partis fashiste qe ste lidh perveç interesit asgje me te majten , palaço .

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gazeta

        Kesaj i thone nje ta mbash e nje ta çash o Mero. Thote genjeshter lajmi per burra dhe thote Italia nuk do ti sjell ne Shqiperi grate shtatzene dhe femijet. Domethene burrat do vijne ne Shqiperi jo ne Itali..??? Na duhet perkthys shqip - shqip tani. Edhe keta socialistet qe dalin ne media nuk po dine se ca te thone u bene qesharaker. Ndonje interviste do jap per ndonje media shqipetare apo vetem per ato Italiane? Apo ne jemi budallenj nuk kemi nevoj per konsultim. Nese ka rene ne dashuri ne pleqeri me Melonin le te jap doreheqjen e te bej cfare te doj.

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Ylli

          Z.Rama ky eshte nje gabim I rende qe po ben,Vetem probleme do te te sjell.Asnje vend shume me te fuqishem se ne nuk I ka kontrolluar dot.Do ta kuptosh vete se cfare ke bere

          Përgjigjjuni
          1. M
            M

            Nuk jane zhurmat e non grates keto qe te degjojne veshet e pjerdhur more qelbanik faqezi. Jane protestat e nje populli te tere shqiptar qe nuk do ketu bajgat e Afrikes qe do te heqe qafe ajo fashistja italiane per te fituar elektoratin e vet. Po te perdor ty si trushkulur qe je, per te fituar pike me italianet duke i thene qe i perzura azilkerkuesit nga toka italiane dhe ja rrasa Shqiperise, nje vendi njezet here me te vogel e me te varfer. Njelloj sic duan te bejne konservatoret ne Angli per te fituar zgjedhjet, duke i cuar azilkerkuesit afrikane ne Ruanda. Ajo kelyshja e Musolinit qe te ka marrosur ty, sheh interesin e vet politik e asgje tjeter, kurse ti je zgjedhur nga shqiptaret per te mbrojtur interesin e Shqiperise, jo per te na kthyer ne koshin e plehrave te Italise, duke thene edhe e kemi per nder pale. Faqezi pa dinjitet.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kalec Dega

              horr, prandaj te zgjodhi populli qe mos ta degjosh! = kush fiton, eshte pyetja nga kjo marreveshje..!Ku eshte e mira e Shqiperise katrane , dhe fundi i Ballkanit , jo me ne Evrope e Bote...o klysh i Sorrosit, HAJDUT!

              Përgjigjjuni
              1. G
                Ghj

                Ngele neper intervista e televizione e podcaste more i dhjere. Per cfare te paguajme ne ty per teater televiziv

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje