
66.8% e shqiptarëve mendojnë se nuk ka ndasi politike kur vjen fjala për lustracionin dhe të dyja palët preken njëlloj. Të pyetur nga Barometri në Euroneës Albania, 10.1% e të pyeturve u përgjigjën mazhoranca dhe 8.9% opozita.
Të ndarë sipas ndasive politike nga votuesit e PS-së në vitin 2021, 59.3% mendojnë se të dyja palët preken njëlloj nga lustracioni, 20.1% mendojnë opozita dhe vetëm 0.8% mazhoranca. Ndërkohë sipas votuesve të PD-së në 2021, 57.3% preken njëlloj 29.4% mazhoranca dhe 4.7% opozita.
Shqiptarët mendojnë se politika shqiptare, edhe pse kanë kaluar 31 vite nuk ia ka dalë të pastrohet nga personat që kanë pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit. Të pyetur nëse ka në politikë sot persona që kanë qenë pjesë e sigurimit 78.2% e tyre janë përgjigjur ‘Po’ dhe vetëm 4.2% e tyre mendojnë se nuk ka.
Të ndarë sipas grupmoshave, tek ata që mendojnë se politika ka ende ish-sigurimsa mbizotëron grupmosha 65-75 vjeç me 81.1% pasuar nga grupmosha 35-44 vjeç; 80.7%, 55-64 vjeç; 80.4%, 25-34 vjeç; 79.3%, 45-54 vjeç; 76% dhe 18-24 vjeç me 70.4%.
Ndërsa nëse i ndajmë si ndasi politike, 86.7% e atyre që mendojnë se ka ende ish-sigurimsa në politikë i përkasin PD-së dhe 72.4% i përkasin PS-së.
Gjetjet janë të Barometrit në Euroneës Albania, realizuar gjatë periudhën 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.
Sa pèr sqarim : a ka Ligj Lustracioni ?? ke prek ky Ligj ?? çfarè kupton sondazhi pjesè e Sig. Shtetit ?? A esht I prekshem ministri Enverit Sk. Gjinushi nga ky Ligj ??
Ky sondazhe jo jete bere ne zyrat e Hysenbelliut nuk ka dhe nuk ka pasur spiune ne PS per te vetmen aresye pasi nuk lejohesh nje hetues gjyqtare apo prokurore te ishte bashkpuntor i sigurimit mund ti gjykojme si njerez qe i kane sherbyere pushtetit dhe nuk e kane kryere punen por jo spiune. Njerzit e rekrutuar ngy sigurimi shtetit kan qene ata qe sot thone ( te persekutuarit) ishte pjesa me faible qe per te dale nga merda detyroheshin te bashkpunonin ndaje dhe PD u krijua me spiune jane njerez me dosje me vese ishte taktike e Ramize Alise per ti then popullit doni pluralisme ja plehrat ku i keni per PD dhe ja intelektualet ku i keni per PS tani zgjidhni ne votime kjo ishte strategji per ti shpetuat momentit dhe krijimii nje fasade pluripartitiste kjo beri mungesen e vertete te demokracie ne vende . Si ka mundesi krijohesh si parti e djathte baza eshte prona dhe pronen e pronarit ja jep fshatarit kho parti eshte me extremiste se ajo e Enver Hoxhes se Enveri ja mori pronarit po nuk ja dha askujt , parti qe pretendonte e djathte per 32 vjet nuk hapte dosjet ? PS eshte parti e paster dhe me intelektual per arsye te krijimit te saje afersishte 100 vjeçare ka menyre te persosur organizimi ( per sqarim nuk jam socialiste dhe nuk votoj per asnje parti)
Lustra kepucesh.