
Një kabllogram i Ambasadës amerikane për Ilir Metën, analizonte raportet mes tij dhe Sali Berishës, kur ata krijuan bashkë qeverinë.
“Rishfaqja e Metës nga shkretëtira politike në postin e zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm në një qeveri të drejtuar nga Berisha ishte një përfundim që shumë pak e kishin menduar në zgjedhjet e qershorit” – shkruan ambasada në raportimin për DASH.
Kabllogrami ve më pas në dukje që megjithëse do qeverisin bashkë, të dy nuk ia kanë besën njëri- tjetrit, madje Ambasada shkruan se ekziston mundësia që Berisha të emërojë një besnikun e vet ambasador në Uashington dhe t’i mbajë kontaktet të drejtpërdrejta, duke anashkaluar të sapoemëruarin ministër të Jashtëm, Ilir Metën.
Berisha e Meta në fakt vinin nga një histori politike e mbushur me akuza të rënda. Për të përmendur rëndesën e disave prej tyre, ja një deklaratë e Berishës për Metën, botuar në gazetën RD, në 22 gusht 2001:
“Mbi Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij, rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit. Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbylli jetën e tij pas hekurave të burgjeve…
Për PD Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura.
Në historinë e vendit ky mbeti njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit në trafiqet e skllevërve të seksit, të fëmijëve, të drogës dhe të armëve.
Për PD dhe shumicën e shqiptarëve beteja kundër trafiqeve është detyrimi i tyre madhor për një të ardhme tjetër si shoqëri e qytetëruar, si shoqëri e respektuar.
Ai është vrasës i opozitës dhe terroristi që urdhëroi hedhjen e granatave mbi gjimnazistët në Tropojë, njeriu që torturoi e burgosi qindra kundërshtarë politikë, është njeriu që ndërtoi pushtetin e tij mbi krimin, trafiqet, korrupsionin e organizuar…
Meta përfaqëson vrasësin e vërtetë të fjalës së lirë, është simbol i injorancës njerëzore, i tmerrit nga fjala e lirë.
Ky është kryeministri i parë në historinë e pluralizmit që me taksat e shqiptarëve blen shtypin, blen dhe përdhos fjalën e lirë të shqiptarëve. Meta është njeriu që shndërroi tangjentet në sistem.
Sot, në 20-mujorin e qeverisjes së tij të korruptuar, të autokracisë së krimit dhe korrupsionit, çdo sipërmarrës privat që do të fitojë një tender publik, është i detyruar t’u paguajë dy herë nga 10 për qind qeveritarëve të korruptuar të Metës dhe regjimit të tij.
Meta është autori i territ të vërtetë mbi shqiptarët, autori i etjes së vërtetë, i shkatërrimit përfundimtar të furnizimeve me ujë dhe energji elektrike të qyteteve të këtij vendi, është autori i vjedhjes së Thesarit…”
Vite më parë, kur Berisha ishte kryeministër deklaronte për vetveten nga salla e parlamentit se: “Unë jam Arkiva!” Kjo është nga ato deklaratat e sinqerta që i thoshte, kur donte t’i bënte shantazh opozitës së djeshme, por indirekt edhe grupit të njerëzve të vetë.
Ndërsa shumë nga ato që thuhen në deklaratën e mësipërme, janë fjali politike, njëra prej tyre duket shumë konkrete: “Mbi Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij, rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit…”
Çfarë ka dashur të thotë “arkivisti” me këtë fjali?
Sala Iliri dhe Monika janë padyshim kriminel dhe vrases Këta duhet burgosur sa më parë per krimet dhe vrasjet e bëra per 30 vite
Keshtu i do amerika,qe ti kete nen kontroll e te bejne gjerat qe ju thuhen prej tyre
Ceshtje kohe se cdo gje do shkoje ne vendin e vete .. Secili cfare do gabimi ben ne jete,,vjen dita dhe Ora e duhur dhe pergjigjen e mere nga ligji...sado te korruptuar te jene Njerezit .. Mjere pjestaret e Familieve qe do heqin telashet e ketyre njerezve negativ .
Fjale me vend.
Pa harruar c'ka bere vete monstra "Berisha",per kete akuze qe ka bere atehere por shume aktuale sot jam dakort.Por nderkohe kjo tregon pafytyresine e tyre,barbarine dhe llumin e tyre njerezor.Me fjale te tjera jane shembuj te "antinjeriut".
Opinion-Berisha e ka treguar me qindra here qe genjeshtren e ka armen kryesore ne derrmimin e kundershtareve politike. Pra e thene ndryshe duke perdorur nje shprehje popullore, me fjalen e Berishes nuk shkoj as ne menderhane. Me kete nuk dua aspak te mbroj ciftin Meta, qe jane hajdutet me te medhenj qe ka pare historia jone, pasi vjedhjet e tyre ja kalojne ato te ish mbretit sharlatan me emrin Zog, qe kur po ja mbathte, ne kohen kur vendi po pushtohej nga ushtaret e Musolinit, nuk harroi te "vizitonte" Banken qendrore ku vodhi tere arin qe gjeti aty.
Epo, vëllezër ujqër janë! Tani problemi është tek "gjahtari", jo tek ata. Që të shpëtojnë "delet" ku është ai?!?!
Plani i Fuqive të mëdhaja në 1913, është e vetmja mynyrë për të qeverisur Shqipërinë .Pas 110 vjetësh ajo mbetet ideja më e përshtatshme dhe e vetmja e mundshme. Ndryshe ai shtet do shfaroset nën goditjen e pa mëshirshme të krimit, korrupsionit, drogës dhe metes me non gratën. Ja pse Evropa është e përparuar kurse shqipëria e prapambetur.
Plani i Fuqive të mëdhaja në 1913, është e vetmja mynyrë për të qeverisur Shqipërinë .Pas 110 vjetësh ajo mbetet ideja më e përshtatshme dhe e vetmja e mundshme. Ndryshe ai shtet do shfaroset nën goditjen e pa mëshirshme të krimit, korrupsionit, drogës dhe metes me non gratën. Ja pse Evropa është e përparuar kurse shqipëria e prapambetur.
k-Shqiperia eshte e prapambetur pikerisht per faj te Fuqive te Medha, qe duke luajtur futboll me trojet tona, na lane nje minishtet, qe nuk ka forcen e duhur per te qeverisur veten ashtu sic duhet. Po te ishim nje shtet i madh dhe i fuqishem, sic kemi qene ne antikitet, fjala e shtetit Shqiptar do kishte peshe ne rrajon e me gjere dhe po keshtu do kishim edhe mjetet e duhura financiare per te ndertuar nje shtet modern. Nga ana tjeter, korrupsioni eshte pjelle e sistemit kapitalist. Ne deshem kete sistem, por duhet me pranuar edhe te keqijat e ketj sistemi, sebashku me te mirat. Nese dikush mendon se ne vendet me te medha demokratike nuk ka korrupsion, atehere ai individ eshte teper naiv.
Ky eshte vleresimi i sakte per ty Ilir Floriri nga “ doktorri i madh”. Cfare do ti thuash shqiptareve tani qe keni bere aleance ? Apo i kujtoni budallej ata dhe do vazhdoni te talleni ?
Sali nongrada dhe spiun-hajduti Like Floriri dijne shume gjera per njeri tjetrn por kane duar te forta i kane kapur per gryke fort Spakun dhe prandaj nuk ndodh asgje , deri sa te dale ndonje i pakapur
N'a i lat enigme ato 2 varret ke dajti Si that?
Mereni dhe ngjitjani ne ball Sali Berishes, kete arshiv te deklaruar nga vet exponenti i krimit anti shqiptar Sali Ram Berisha me company!
e bote ket malin e dajtit si enveri dikur.qe keta te dy jane kriminele kjo sdiskutohet.po nxirrini me emra viktimat.se sales ja dime.sala ka vra ,si enveri dikur.ky kokcepi i cepanit ka vjedhe lek me thes.i kane bere akuza reciproke njoni tjetrit ,kur ishin te ndare.spaku ti vertetoje dhe keto kerma te zhduken sa me shpejt nga politika shqiptare.smaro tranzicioni pa fut mrena kta te dy.
“VËLLEZËR” SIAMEZË , sëmuret njëri , teshtin tjetri , të lidhur me shumë fije ( dosje që i kanë njëri tjetrit ).
Aty thotë 2 herë nga 10%. Pa pyet sot, ka shku 50% bakshishi!
Aty thotë 2 herë nga 10%. Pa pyet sot, ka shku 50% bakshishi!
Ne Shqiperi nuk gjendet dot as edhe nje prokuror i vetem qe te jete ne gjendje te ndertoje nje akt-akuze. Me gjithe investimin e madh amerikan te reformes ne drejtesi, ky prokuror nuk gjendet. Gjenden me dhjetra lista nese te duhen vrases me pagese, vjedhes vilash, eksperte per falsifikime, kontrabandiste, kultivues, shperndares, perpunues dhe shitesa te pluhurit te bardhe, prostituta dhe tutore, ministra apo kryetare bashkie te korruptuar, gjenden rrogetare te administrates publike me mijra qe marrin ryshfete, gjen lloj lloj kriminelesh te cfaredo forme e profili. Nuk gjenden gjykates dhe prokurore qe te pakten te perpiqen ta sjellin ne vehte kete komb te dale nga vetja.