Mbledhja e dy qeverive, Rama niset sonte drejt Romës

12 Nëntor 2025, 18:37Politika TEMA
Mbledhja e dy qeverive, Rama niset sonte drejt Romës

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot, 12 nëntor, drejt Romës për të marrë pjesë në takimin e parë G2G me Italinë (Government to Government), një mbledhje e përbashkët e dy qeverive, në funksion të thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve, përmes projekteve të përbashkëta, në fusha si ekonomia, energjia, mbrojtja apo infrastruktura.

Ditën e enjte, 13 nëntor, Kryeministri Rama do të takohet me homologen e Italisë Giorgia Meloni dhe më pas së bashku me delegacionin e ministrave të kabinetit që e shoqëron, do të marrë pjesë në seancën plenare të mbledhjes ndërqeveritare.

Në agjendën e ditës së enjte është parashikuar edhe shkëmbimi i Marrëveshjeve Dypalëshe dhe Memorandumeve të Mirëkuptimit.

Pallati Chigi informoi më herët se takimi do të zhvillohet në orën 11:30 në Villën Doria.

Në prag të kësaj mbledhjeje, qeveria shqiptare miratoi në parim një marrëveshje për bashkëpunim strategjik me qeverinë italiane, në të paktën 10 fusha, që nga shëndetësia, energjia e mjedisi deri te industria e sigurisë.

Një marrëveshje që shihet me interes nga të dyja qeveritë është ajo që parashikon ndërtimin e linjës së re nënujore mes dy brigjeve të detit Adriatik, që do të mundësojë prodhimin dhe transferimin nga vendi ynë drejt Italisë të energjisë nga burime të rinovueshme, si era dhe dielli. Me rëndësi të veçantë është edhe marrëveshja për transferimin e emigrantëve nga Italia në qendrat e ngritura në Shëngjin dhe Gjadër.

Falë bashkëpunimit mes dy qeverive, që nga 1 korriku rreth 421 mijë shqiptarëve u janë njohur kontributet shoqërore për efekt pensioni.

4 Komente

  1. T
    Te fala Zahos

    Italia ka marre rrugen e mutit shkon Edvini dhe e terezit, do te caktoje edhe zevendesen e Melonit ka nje eksperience te gjate ku mund te jape leksione edhe ne Unversitetet me te degjuara ne Bote si ne Kembrixh, Barkeley, Palo Alto e me rradhe Po Lubi Balluku per cilen teme do te diskutoj ne kete mbledhje te perbashket, pervec asaj te bashkepunimit Kryeminister me Zv/Kryeministrin (Ahmetaj dhe dora vete Lubi Balluku)

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora 97

      Nga Rinasi do kaloj?

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        Aty mes luksit te vilave romake do flasin per pensionet e varfanjakve që qeveris? Nuk ka zyra shteti?

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

          Une them ne delegacion te jete edhe Zeqineja si perfaqesuese e te rinjve premtues te parlamentit tone.Ajo ka pervoje te madhe sidomos me shifrat dhe besoj do beje nje panorame te sakte te arritjeve te Shqiperise.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje