
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat tregoi se çfarë u diskutua në mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj force politike.
“Mbledhja e grupit parlamentar u zhvillua për të përgatitur seancën e ditës së enjte.
Në Kuvendin e Shqipërisë të enjten do të miratohet akti normativ për ndryshimet në buxhetin 2023, ku përmes pakos së madhe përfitojnë 1 milion shqiptar.
Ka një diferencim për ata që kryefamiljar është vetëm nëna dhe që mbështetja është 20 mijë lekë”, - tha Balla.
Lini një Përgjigje