Mblidhet sot Komisioni i Etikës: PS kërkon përjashtimin e Berishës, PD të Ballës

10 Nëntor 2025, 09:34Politika TEMA
Mblidhet sot Komisioni i Etikës: PS kërkon përjashtimin e

Sekretariati i Etikës do të mblidhet këtë të hënë në orën 14:00 për marrë vendimin lidhur me kërkesën e socialistëve për përjashtimin nga Kuvendi deri në 60 ditë të kreu të PD-së, Sali Berisha.

PS të premten kanë dërguar një kërkesë zyrtare ku kërkojnë përjashtimin e Berishës nga Kuvendi pas deklaratave të tij ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato. Ata i kanë cilësuar këto deklarata sulm ndaj Gonzatos dhe se Berisha duhet të japë llogari.

Sekretariati i Etikës do të shqyrtojë edhe kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e Taulant Ballës. PD në kërkesë shprehen se Balla ofendoi dhe përdori gjuhë kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.

2 Komente

  1. M
    Munika

    Perjashtojeni qelbesiren te ajroset pak ajo salle e ndotur

    Përgjigjjuni
    1. A
      ADRIATIK:

      Sali BERISHA te perjashtohet 1 muaj.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje