McGonigal, Rama, revolucioni, LMN – Një histori që ndodhte fare hapur dhe që sot ndoshta e kanë harruar

22 Shkurt 2023, 12:14Politika TEMA

McGonigal, Rama, revolucioni, LMN – Një histori që ndodhte fare

Charles McGonigal, një emër që për shumë shqiptarë nuk do të thotë asgjë, ka eklipsuar politikën e Tiranës këto javë dhe po bëhet shkak për nisjen e një revolucioni (të paktën kështu pretendohet, pasi në këto vite janë premtuar shumë revolucione, por nuk i kanë shkuar asnjërit deri në fund).

Ish-zyrtari i FBI-së, sipas Berishës, është paguar nga Edi Rama kundër opozitës dhe atij vetë personalishtt, në mënyrë që të shpallet non grata nga SHBA.

Deri më tani, të vetmen provë që Berisha dhe mediat pranë tij paraqesin, është fakti se Rama përmendet disa herë në dosje si mik i McGonigal, se është takuar disa herë me të dhe se një nga personat që ka pasur lidhje me McGonigal, ka qenë këshilltar i Ramës, por ndërkohë ka qenë edhe zv.ministër i Metës, përveçse kushëri i parë i tij.

E vërteta në gjithë këtë histori, në fakt nuk i afrohet fare asaj që po përpiqet të tregojë opozita, ajo e Berisha-Metës, pasi e vetmja “viktimë” në gjithë këtë histori, në fakt duket se është Lulzim Basha, për atë muhabetin e 500 mijë dollarëve që pagoi për lobim në SHBA, përmes një kompanie me lidhje ruse (para që ende sot e kësaj dite nuk iu dihet burimi, dhe që nëqoftë se Rama ka kërkuar vërtet hetimin e Bashës, ka bërë një gjë të drejtë, jo krim, siç po përpiqen ta paraqesin).

Vetëm se as Berishës dhe as Metës, nuk iu intereson të thonë që Rama ka lobuar kundër Bashës, pasi kështu jo vetëm që ai do të shfaqej si viktimë dhe do të faktorizohej politikisht, por as nuk do t’i shërbente kauzës së tyre, duke qenë se Basha është shpallur si armiku besëprerë, ndaj dhe e kanë zëvendësuar emrin e tij me atë të Berishës, madje dhe kur shkruhet qartë në mediat ndërkombëtare, duke fshirë pjesët ku përmendet Basha dhe duke shtuar vetë emrin e Berishës.

Por meqë duan të nisin një revolucion, me pretendimin se po kërkohet të zhduket opozita, duhet të kthehemi pak pas në histori dhe të kujtojmë se njeriu që qendron në krye të këtij revolucioni, është ai që e ka bërë haptazi këtë gjë. Madje duke paguar shuma të mëdha, për një lëvizje shumë më të ndyrë se kjo që akuzohet Rama, se ka paguar të hetohet kundërshtari i tij.

Pas zgjedhjeve të vitit 2009, në një prej momenteve më të vështira të socialistëve, Sali Berisha u investua për të shkatërruar Partinë Socialiste me një lëvizje brenda kësaj të fundit.

Lëëvizja drejtohej nga Ben Blushi, ndërsa pjesë e saj ishin edhe Kastriot Islami, Marko Bello, Arben Malaj dhe Andis Harasani.

Kjo lëvizje u quajt LMN – Lëvizja për Mendim Ndryshe dhe kishte për qëllim të çante nga brenda Partinë Socialiste, gjë që do të sillte coptimin e kësaj partie, për të mos e marrë më veten kurrë.

LMN u pompua fort nga mediat e Berishës në atë kohë, me në krye TV Klan, ku Ben Blushi dilte pothuajse çdo natë dhe sulmonte Ramën, se sa gabim e kishte që kërkonte hapjen e kutive të zgjedhjeve, për të cilat Edi Rama dhe PS pretendonin se ishin vjedhur, se Rama duhej të largohej etj etj.

Blushi dhe katër deputetët e tjerë që e ndiqnin nga pas, u përpoqën të krijonin një fraksion brenda PS-së, por shpejt u kuptua se ky ishte një investim i Berishës, dhe lëvizja dështoi.

Tani, njeriu që investonte haptazi në deputetë dhe media për të shkatërruar opozitën, akuzon kundërshtarin e tij se po bën të njëjtën gjë.

Është në historinë e tij në fakt, që ato që i ka bërë vetë, ia vesh edhe kundërshtarit të tij.

Vetëm se në këtë rast, të keqen nuk e ka nga Rama, por nga SHBA.

Dhe nuk ka McGonigal, Soros, Ramë, Duçkë, Nezë, apo revolucion, që ia heq damkën “non grata”, si një politikan i korruptuar familjarisht.(B.Lumani)

27 Komente

  1. K
    Kevi

    Kush i hedh kto budalliqe berisha?

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Keta ne foto qe na shanin Ramen, nderkaq qe Rama eshte me i miri,more, se eshte Hajdut i papare ne historine e Shqiperise. Sepse Rama jo vetem na vjedh si pangopur, por na vendos taksat me te larta en Europe ne cdo sherbim qe ben. Na vendos cmim karburanti me te lart edhe se ne Gjermani, Le pastaj punimet e rugeve te Rames ku nje 1km kushton 30 milion dollare Kemi Kryeminsitrin hajdut numer 1 ne Planet. Hajdut si ky Kryeminsiter nuk gjen ne asnje vend te Botes

      Përgjigjjuni
      1. s
        sopiqoti

        O" Raimond vlonjati",me kete brockollitjen te nde te shkruar " ja ke fut kot o plako".Hane Shan e hone Bagdat.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Raimond vlonjati

          Ca eshte kot more , pa na i thuaj ti ? Eshte kot qe cmimi i Karburantit te Ne Shqiperi eshte nga me te lartet ne Bote ? Eshte kot qe rruget ne Shqiperi shtrohen me nga 30 milion dollare per km? Eshte kot qe cmimi i energjise elektrike ne Shqiperi dhe i ujit te pishem eshte me i larte edhe se ne Amerike ? Eshte kot qe Ky Kryeminister jep qindra milione dollare nga Buxheti i Shteti ne firmat e djegesave kur djegesat nuk ekzistojne fare ?? Eshte kot qe ky mashtrus Kryeminsiter me parate e Shqitpareve leviz bythen posht e lart me avion privat dhe genjente se gjasme ja paguanin te tjeret > Ca eshte kot more, na i thuaj ca eshte kot ? Si ka mundesi kaq nivel te ulet qytetar paskeni ju more ? Ju sikur jeni njerez para-historik , apo si indianet e Amerikes qe i genjenin me ruaza qelqi. Ky Kryeminister nuk eshte socialist, more ! Ky Kryeminister eshte nje hajdut qe e ka ktheyr PS-ne ne nje sherbetore te interesave te tija financiare per te vjedhur sa me shume ne kruriz te njerezve te thjeshte

          Përgjigjjuni
          1. A
            Adem

            190 eshte mos leh kot gam gam.

            Përgjigjjuni
    2. L
      Ledi

      Nje histori vertet e lodhshme dhe e pa vler

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir Meta

        eshte mese e sakte ,ju kujtohet Kaci Zi se si uluriste kunder Rames dhe kur deshtoi,e kam pare me syt e mi kete plehre me dy doktoratura ne France se si i puthte duart Bylykbashit te PD para pallatit te kongreseve ,-o zot thash- ky eshte ndyresira me e madhe

        Përgjigjjuni
        1. z
          zot shpeto Saliun !!!!!!!!!!!

          Sali ndyresira!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lesi

            Ca nuk shpifin tashme per pak vemendje

            Përgjigjjuni
            1. K
              Koli

              Na e shpifen keto 100 here me i vrime i bien,Rama ska lidhje me kete ceshtje

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kela

                Turpp qe merren perseri me kete ceshtje,normal duan te marrin vemendjen me lajme fake kshu jane mesuar

                Përgjigjjuni
                1. T
                  TURIEMIGR

                  NJE NGA PERJUDHAT TE VESHTIRA TE PS KUR VEC VOTAVE TE VJEDHURA I DUHEJ TE MEREJ ME LUFTEN QE HAPI BLUSHI NE PS PA MBUSHUR JAVA NGA PERFUNDIMI I ZGJEDHJEVE , NJE LEVIZJE QE E DEMTOJ SHUME PS , NE VENDE TE MEREJ ME VOTAT E VJEDHURA U DETYRUANTE MERENME KOLLONEN E 5 NE PS. QE ATEHERE ME LINDI DYSHIMI PER B. BLUSHIN.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    TURIEMIGR

                    NJE NGA PERJUDHAT TE VESHTIRA TE PS KUR VEC VOTAVE TE VJEDHURA I DUHEJ TE MEREJ ME LUFTEN QE HAPI BLUSHI NE PS PA MBUSHUR JAVA NGA PERFUNDIMI I ZGJEDHJEVE , NJE LEVIZJE QE E DEMTOJ SHUME PS , NE VENDE TE MEREJ ME VOTAT E VJEDHURA U DETYRUANTE MERENME KOLLONEN E 5 NE PS. QE ATEHERE ME LINDI DYSHIMI PER B. BLUSHIN.

                    Përgjigjjuni
                    1. i
                      iliri

                      historia e sali berishes normale qe sdo zgjase se do me heq vemendjen nga spak per veten vet

                      Përgjigjjuni
                      1. o
                        orion

                        aman me keto filma se ne duan gjera konkrete pune e jo llafe

                        Përgjigjjuni
                        1. t
                          titi

                          po kto budalliqe jan aludimet e berishes

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            tosi

                            kur skeni me ca merreni merreni me kto budalliqet

                            Përgjigjjuni
                            1. g
                              gerti

                              Ceshtje koti dhe palidhje...Rama ska asnje gisht n to

                              Përgjigjjuni
                              1. p
                                petro

                                duan te nxjerrin lajme te kota per ti ren rames por smateni dot me nje njeri te punes

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Evisa

                                  Ti përmend diversion me Blushin dhe nja dy-tre hajdut xhepash si Harasani e kompani dhe nuk përmend faktin që Berisha qysh vitet e para pas shëmbjes së ngrehinës komuniste u kujdes për kontroll total të shtetit dhe sidomos kontrollin dhe vënien e PS në varësi të njerëzve të tij. Për këtë ai shpalli "Pishtar të Demokracisë" Metën dhe Majkon me qëllimin e vetëm që në perspektivë të merrnin frenat në PS. Dhe që t'u hapte plotësisht rrugën, burgosi Fatos Nanon, një individ liberal, i cili as e kish për gjë fare të lejonte edhe një rikthim historik të forcave antikomuniste në pushtet me anën e votës. Fakt është që këta dy fëmijë të falangave më të errëta të diktaturës kur e desh puna, duke tundur çertifikatën e dhënë nga Berisha, "Pishtar i Demokracisë" rezultuan të dy kryeministra. Por kartat jua dogji Edi Rama, një alterego i Berishës, i cili për pushtet bashkohet edhe me djallin. Kjo bëri që Berisha, duke parë se shumica kalonte në favor të këtij individi më të marrë se ai vetë, të detyrohej për një koalicion me Metën. Sot po ndodh e kundërta, është Edi Rama ai që po lufton me çdo mjet për t'a shkatrruar Berishën. Tani, në vitet e fundit të jetës së tij politike, kur e sheh qartë se ai që kishte projektuar si zëvëndës për të drejtuar partinë ju kthye në një kundërshtar, detyrohet që të përgatis me shpejtësi dhe me vendosmëri dorëzimin e PD në duart e Metës. Pra, luftoj t'a vinte Metën në krye të PS dhe Edi Rama e detyroj t'a vërë në krye të PD. Por është i kënaqur edhe me këtë zgjidhje, të dy tek e fundit janë pinjollë të nomenklaturës politike komuniste, të dy kanë për të qënë kurdoherë bashkë e do të luftojnë që forcat e vërteta antikomuniste në Shqipëri kurrë të mos vihen në krye të qeverisjes së këtij vëndi. Dhe shëmbulli i qartë për këtë është fare i freskët. Duke parë se rreziku i vetëm për pushtetin e tyre është pasardhësi i Mbretit Zog, i cili me pastërtinë e kristaltë të figurës së tij paraqet përballë fëlliqësisë morale të tyre një rrezik real, shkojnë dhe nxjerrin dokumenta për t'a paraqitur si të njëjtë me vehten e tyre. Por kohët kanë ndryshuar, njerëzve po ju hapen sytë, qëndrimi i djaloshit pasardhës të familjes mbretërore do vijë duke u vlerësuar çdo ditë dhe më tepër, kur bijtë e bastardëve komunist që i bënë varrin këtij vëndi dhe këtij populli do flaken në koshin e historisë dhe do të kujtohen si një gjëmë se ç'mund t'i ndodh një vëndi e populli kur drejtimi i tij bije në duart e njerëzve pa moral e dinjitet njerëzor.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    SHPATARAKU I ELBASANIT

                                    Na qenka c'na qenka na qenka nje pozite ne pushtet qe na dashka nje opozite te forte kete na pretendojne te na sqarojne politikanet dhe analistet e djathte .Pika qe s'bie dhe ju kur keni qene ne pushtet na paskeni dashur nje opozite medemek te forte prandaj moret edhe xhuvelin pastaj bashkepunuat me Meten pastaj me Kaci Blushin qe beri dhe partine Libra ect ect deri sa pranuat te bashkepunoni edhe me Hysni Milloshin komunistin e fundit me teste Partie . Kush e di e kupton . Avllin e pare e ha pitta Bute bute piqet simitja.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      SHPATARAKU I ELBASANIT

                                      Na qenka c'na qenka na qenka nje pozite ne pushtet qe na dashka nje opozite te forte kete na pretendojne te na sqarojne politikanet dhe analistet e djathte .Pika qe s'bie dhe ju kur keni qene ne pushtet na paskeni dashur nje opozite medemek te forte prandaj moret edhe xhuvelin pastaj bashkepunuat me Meten pastaj me Kaci Blushin qe beri dhe partine Libra ect ect deri sa pranuat te bashkepunoni edhe me Hysni Milloshin komunistin e fundit me teste Partie . Kush e di e kupton . Avllin e pare e ha pitta Bute bute piqet simitja.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Kjo eshte jeta ..dikush di TI beje te gjitha..

                                        Nga te gjithe keta ujqerit ne Foto .. Vetem z.Musa Ulqini qe besoje qe eshte me i ndershmi dhe me i pasterti.... Mendimi im ,mbase i gabuar. ! Bile me Respekt kam patur nje raste te pershendes ne nje udhetim ne daljenjga Avioni per ne Gjermani .. Ndersa per kete Kastriot Islami,,, ndegjova personalisht nje Mjeke Gjerman ( Dr. Herr. Zuckter )qe e njohe personalisht ,, kure me tregoi qe ne Aeroportin ne Rinas kishte ardhur te merte me Alikopter Privat ( te ndjeren te jemen e Kastriotit. ) Per ta kuruar ne Gjermani ,, sidoqofte cdo kush po te kishte mundesi do ta bente kete sakrifice per Prinderit e tije. ! Por askush nuk ka mundesi per Njerezit e thjeshte te paguajne Faturen mbi 80 Mije euro per Emergjence ... Gjithsesi jemi mbrapa se keshtu na kane lene keta qe mendojne qe mund te udhehequr nje popull..qe as 3 milion nuk jemi (. ku 3. Milion njerez jetojne ne Berlin. )..

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          Kjo eshte jeta ..dikush di TI beje te gjitha..

                                          Nga te gjithe keta ujqerit ne Foto .. Vetem z.Musa Ulqini qe besoje qe eshte me i ndershmi dhe me i pasterti.... Mendimi im ,mbase i gabuar. ! Bile me Respekt kam patur nje raste te pershendes ne nje udhetim ne daljenjga Avioni per ne Gjermani .. Ndersa per kete Kastriot Islami,,, ndegjova personalisht nje Mjeke Gjerman ( Dr. Herr. Zuckter )qe e njohe personalisht ,, kure me tregoi qe ne Aeroportin ne Rinas kishte ardhur te merte me Alikopter Privat ( te ndjeren te jemen e Kastriotit. ) Per ta kuruar ne Gjermani ,, sidoqofte cdo kush po te kishte mundesi do ta bente kete sakrifice per Prinderit e tije. ! Por askush nuk ka mundesi per Njerezit e thjeshte te paguajne Faturen mbi 80 Mije euro per Emergjence ... Gjithsesi jemi mbrapa se keshtu na kane lene keta qe mendojne qe mund te udhehequr nje popull..qe as 3 milion nuk jemi (. ku 3. Milion njerez jetojne ne Berlin. )..

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Eni

                                            Shkrim pa lidhje fare...medioker...

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Dardani i Ri

                                              Kryekrimineli i kombit tonë, Sali Shpellar Berisha, ka vdekur me kohë. Atij i duhet hedhur pllaka e betonit sipër, kaq.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. K
                                                Km

                                                Kush Ka fakte qe Edi Rama Ka vjedhura ti cojne ne SPAK.Ata Jane gati per te,sepse si dhe kaqol vlonjati,qe i di mire vjedhjet e Rames,por vetem per komente,iu interesin shume mbrojtja e Sali Berishes,atij qe injektoi i pari korrupsionin ne drejtesi.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje