Dashnor Sula: Opozita nuk ecën përpara, disa deputetë i “lëpihen” liderëve për axhendë personale

22 Shkurt 2023, 12:05Politika TEMA

Dashnor Sula: Opozita nuk ecën përpara, disa deputetë i

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula tha se revolucionin e nisur nga Sali Berisha, nuk do ta quante të tillë, por një lëvizje popullore.

“Unë nuk dua ta quaj revolucion dhe më dhemb koka kur e dëgjoj. Do ta quaja një lëvizje popullore, unë i quaj të shëndetshme protestat. Problemi është pse nuk ndizet shpresa, është problem i opozitës”, theksoi Sula në ABC News. 

Ai u shpreh se në politikë kanë ende aktorë që shikojnë privilegjet personale nga të dyja palët dhe në këtë rast opozita nuk po arrinë dot të ecë përpara sepse disa deputetë i “lëpihen liderëve për axhendën personale".

“Shikojnë privilegje individuale, kështu ka qenë edhe kur ishim ne në mazhorancë. Opozita nuk po ecën përpara sepse disa deputetë po i lëpihen liderëve për axhendën personale”, shtoi Sula.

2 Komente

  1. N
    Nari

    Ju i quani te shendeteshme protestat,por vetem kur i beni vete.Kur jeni ne pushtet,keni treguar me fakte se jo vetem nuk i pelqeni aspak,por u pergjigjeni protestuesve me plumb ballit,sic ka thene Jozefina

    Përgjigjjuni
    1. H
      Himarioti

      Pupuuuuu, sa gjë e shemtuar që është ky gjeli i Peqinit. Budalla, injorant dhe tepër i shemtuar.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje