Deputeti demokrat: Çfarë kërkon Ilir Meta me vulën e PD?

21 Shkurt 2023, 18:17Politika TEMA

Deputeti demokrat: Çfarë kërkon Ilir Meta me vulën e PD?

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku tha se protestat e Berishës janë një luftë brenda llojit, jo kundër qeverisë. Më tej Çollaku shtoi se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk ka punë me vulën e PD.

"Protestat kundër Ramës në fakt janë protesta për të treguar luftën brenda PD-së. Duke shfrytëzuar opozitarizmin këto protesta përdoren si mënyra të tjera. Madje është e papranueshme që një protest e PD të përdoret kundër SHBA apo kundër Ambasadores së SHBA. Militantët nuk mund të të bashkohen në një kauz të tillë. Unë nuk kam marrë pjesë në asnjë protest anti-SHBA apo anti-NATO. Unë nuk marrë pjesë në protesta ku sulmi kundër Ramës përdoret për të sulmuar njërën palë apo palën tjetër të PD.

Ne do na duhej dialog dhe të shihnim në sy njëri-tjetrin. Nuk ka nevojë për protesta për këtë. Protesta kundër Ramës nuk mund të jetë një luftë civile mes palëve brenda PD.

Data 3 mars do të përcaktojë se kush do të jetë PD-ja legjitime dhe kush do ta drejtojë me legjitimitet partinë. Ky është një verdikt normal gjykate dhe ky verdikt duhet pritur. Pas tij mund të diskutohet bashkimi. Por, fakti se në datën 3 është thirrur një protestë është përdorimi më evident i kauzave opozitare për beteja brenda llojit. Kjo protestë është një presion ndaj gjykatës.

Kjo e dobëson efiçencën edhe në protestën kundër Ramës, pasi edhe njerëzit e kuptojnë që është një luftë brenda llojit, jo ndaj qeverisë. Pse të mos thirrej një protest në datën 4 ku të gjihtë bashkë mund të ishim kundër Ramës, sipas asaj që thuhet.

Mendoj se është e papranueshme retorika e kreut të Partisë së Lirisë për gjendjen e Partisë Demokratike. Vula është çështje e gjykatës dhe e demokratëve. Kryetari i PL nuk ka asnjë të drejtë të japë versione dhe të përzihet në punët e brendshme në PD",u shpreh Çollaku për Dritare.TV.

5 Komente

  1. a
    amerikani

    Ilir Mutaj është kategori e fashistit Sali Fazlliçit Keta dy faqezi duhet te injorohen nga popullata e ndershme e Shqiperisë moderrne demokratike

    Përgjigjjuni
    1. c
      ce

      Po spiunit Agush Askush kokeducja nuk i rrihet pa ngrene ndopak te thate cdo dite. Sot na kishte dale me disa cupelina 16 vjecare disa prej tyre antare te byrose politike me 37 antare te partickes se lirickes apo liripickes. Me ato cupelinat 16vjecare te trajnuara ne haremin e Jales pretendon spiuni Agush te vije ne pushtet. Por duket se ka dhe nje aleat te forte. Particken e te papunit Sali Shehu rojes se zyres se te cilit spiuni i vuri duart ne fyt ne gjendje te lajthitur mendore. Besoj se e mbani mend surratin e spiunit cfare pamje tmerruese kishte marre sa u tremben dhe femijet para ekranit dhe filluan te qajne. Dhe do pushtet ky i forti i pazarit te ri qe e ka marre rrugen e mutit qysh me 24 korrik 2022.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Presidenti nga skrapari qe te pret doren

        shikojeni mire kete foto se ky sanco panco duket si hajdut pulash

        Përgjigjjuni
        1. k
          kete kisha une.

          Dhe gjykata ta marre vendimin mbasdite ne daten tre, megjithese ne, ca, e dime se ne Shqiperi s'paska as gjyqtare e as prokurore, por barbare, hajdute dhe kriminela shteteror. Po te ishte drejtesia ne Shqiperi s'do ishte kjo gjendje, por do te ishim si bota e qyteteruar. Prandaj, haka e atij populli duhet te merret mbi kokat e prokuroreve, gjykatesve dhe avokateve qafederra. Flaka ne maje se deri ne fund do ti tredhin.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptari

            Po ketij katranit i ka humbur vula e tij dhe partia e familjes po jep shpirt,ndaj i eshte turrur vules se Vulehumburit te tij aleat non grata.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje