Nertian Ceka: Opozita në zgjedhjet e ardhshme duhet të jetë pa Berishën

21 Shkurt 2023, 17:17Politika TEMA

Nertian Ceka: Opozita në zgjedhjet e ardhshme duhet të jetë pa

Dita e djeshme shënoi plot 32 vite më parë u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha, që zyrtarisht shënoi dhe shembjen e komunizmit në Shqipëri, si vendi i fundit që e kreu këtë akt në pjesën e Europës lindore.

Më 20 shkurt të vitit 1991, iu vu kavo bustit të diktatorit komunist të ngritur në mes të sheshit qendror të kryeqytetit, ama sidoqoftë për ish kreun e Aleancës Demokratike, Neritan Caka edhe pas 32 vitesh ka bërë përparime populli por politika mbetet po e njëjta.

Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, sot jemi pranë Evropës por ende pas 30 vitesh, është ngritur një monument i dytë i diktatorëve të vegjël.

“Natyrisht që jemi shumë larg krahasuar me vitet e komunizmit, në zhvillimin ekonomik e në tërësi. Sot jemi në prag të Evropës, ne i mbajtëm premtimet, por jo tamam”- tha Neritan Caka.

Dikur pjesë shumë e rëndësishme e politikës, Caka ka patur kritika të mëdha për PD-në dhe për figurat që ende përfaqësojnë opozitën në vendin tonë. Sipas tij, në Shqipëri duhej të ketë riciklim të elitave, ndryshe demokracia nuk do të ekzistojë në thelb. Opozita, nënvizon Ceka duhet të jetë e pranishme, por jo patjetër me drejtues Berishën.

“Kemi rrëzuar bustin por kemi ngritur monumentin prej misri. Në formën e diktatorëve të vegjël, të fshehur brenda demokracisë. Pjesa më e madhe e atyre studentëve, kanë ikur nga Shqipëria me ëndrra të parealizuar. 

Mungon shpirti i demokracisë, i rinovimit. Duhet të ishte pjesë e kushtetuës në Shqipëri që të kishte riciklim të detyruar të elitave. Të kishin maksimumi me 2 mandate. Kjo na çon me tepër me afër lindjes. Në zgjedhjet e ardhshme, do kemi opozitë po s’duhet të jetë patjetër Berisha”- tha Caka.

Ish- politikani u shpreh se ngërçi i korrupsionit në vendin tonë nisi qysh në zgjedhjet e 26 majit, kur PD bleu vota, që më pas u kthye në ‘trend’.

 “Unë u largova nga ajo parti sepse u shndërrua në realitetin e partisë së punës në një farë mënyrë, duke vrarë udhëheqësit e vet, duke i larguar. Është kjo sëmundje që po i lëndon të dyja palët. Të dyja duhet të ulet të kenë një parti të vetme. Kulturën e vjedhjes së votave e futi PD me zgjedhjet e 26 majit, duhet t’i kërkojë falje popullit”- përfundoi ai.

10 Komente

  1. L
    Lanabregsi

    E bere gjysem pendese o Cek,pendesa e plot do ishte ta quaje Saliun jo vetem vjedhes votash por dhe kriminel.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erzeni

      O Neritan,e ke ny veten shume me Saliun,tani je vone per ta korigjuar.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erzeni

        O Neritan,e ke ny veten shume me Saliun,tani je vone per ta korigjuar.

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          E more Neritan Ceka, ste morem vesh kurre se me ke je e me ke sje! Por qe je me bythen tende kete e dime!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demokrati

            Ty cfare nuk te beri Saliu ,e prap te Saliu u ktheve ,burre pa taban ,pa bythe ,pa karakter ,e bythlepires

            Përgjigjjuni
            1. a
              alphazeta

              Jemi shumë përpara komunizmit në zhvillimin ekonomik, - thotë Ceka! Do të donja shumë që të ishte e vërtetë, por dyshoj shumë. Sa është sot prodhimi i përgjithshêm bruto, GDP-ja?! Si është raporti çmime/rroga për një nëpunës apo një mësues sot, krahasuar me dje?! Kjo "rritje" nëse ekziston është e bazuar në prodhimin e brendshëm apo në borxhin e jashtëm?! Çfarë prodhohet sot në Shqipëri?! Fosfat, ure, tela bakri të kërkuar nga importi, llampa elektrike, këpucë dhe orendi shtëpiake?! Porcelani çfarë prodhon sot?! Sa fabrika duhani kemi, po sapunësh?! Paratë qe fitohen nga shfrytëzimi i pasurive minerale, (krom, bakër, plus nafta) etj etj hyjnë në arkën e shtetit apo në xhepat e privatit?! Etj etj. Do të donja që dikush të m'i spjegonte këto pikëpyetje.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Titi

                Si 1 1 =2 ...qe PD-ja te vije ne pushtet duhet me patjeter te largoje Berishen nga drejtimi I PD.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Himarioti

                  E o Neritan vorraxhiu, të doli gjumi edhe ty? Je vonë, shumë vonë dhe, një sharlatan i madh.

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zot fale Neritanin !

                    Vone shume vone.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Namiku

                      O plak matuf qee nuk ke qene ndonjihere Bure kete e dime te gjithe , qe ke qene hajdut dhe trashamak perseri e dine te gjithe ,por se je kaq plak budalla nuk donim ta besonim. Shijo pension in o matuf ,te njohen nga fisi I gruas ,se ti sot do te ishe duke kullotur derrat e Eger ne mal o truthare, dhe kush jep mend.........!?!?!?te Ben dhe ambassador o budalla me diplome.....

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje