Bllokuan foltoren dhe i ranë bilbilit, deputetët e PD përjashtohen nga Kuvendi

21 Shkurt 2023, 10:01Politika TEMA

Bllokuan foltoren dhe i ranë bilbilit, deputetët e PD

Gjashtë deputetë të Partisë Demokratike janë përjashtuar nga Kuvendi, pas rrëmujës dhe kaosit që shkaktuan në seancën plenare të enjten e kaluar. Deputetët e përjashtuar janë Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj, Gerta Bardeli dhe Edmond Spahon.

Masa ndëshkuese nuk ka qenë e njëjtë për gjithë. Deputetja Metaliaj dhe Bardeli janë përjashtuar përkatësisht me pesë me tre ditë për të mos marrë pjesë në punimet e Kuvendit, kurse të tjerët me dhjetë ditë.


Ditën e djeshme Partia Socialiste, konkretisht një grup prej shtatë deputetësh iu drejtuan me kërkesë Kryeparlamentares Lindita Nikollës, ku kërkohej përjashtimi i tyre për kaosin e shkaktuar në seancë.

Lini një Përgjigje