"Ç'është ky revolucion demokratik që do të bëni ju?!"/ Ylli Rakipi debat me Luçiano Boçin për aksionin e opozitës

21 Shkurt 2023, 09:02Politika TEMA

"Ç'është ky revolucion demokratik që do

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku foli për aksionin e opozitës, e cila ka nisur protestat në prag të zgjedhjeve lokale. 

Boçi u pyet nga Ylli Rakipi lidhur me deklaratat e Sali Berishës se "Edi Rama nuk mundet me votë". 

Sipas deputetit, Rama nuk mundet vetëm me votë por duhet "reagim politik dhe shoqëror i thellë". 

Ai gjithashtu foli për gjyqin që po zhvillohet për vulën e Partisë Demokratike, të cilin e quajti "të stisur" dhe të ndikuar nga pushteti. 

Luçiano Boçi: Nuk ka një çështje juridike. Ankimimi në apel është nul. Kemi një stisje të një pale ankiminuese që është në apel. Autori i stisjes së kësaj situate është Rama, sepse kërkon të shfokusojë vëmendjen nga skandali i tij dhe kërkon që opozita të merret me veten. Ngjarja juridike është nul. Rama me ndikimin e tij, pasi ka korruptuar ndërkombëtarët, ka korruptuar edhe sistemin e drejtësisë. Ai do të bëjë këtë krijimin e ngjarjes.

Ylli Rakipi: Ja ndodhi dhe gjykata rrëzon vendimin e shkallës së parë dhe vula i mbetet Alibeut dhe Bashës?

Luçiano Boçi: Nuk flas dot me supozime. Unë flas për realitetin politik. Ky do të jetë vendim quasi politik. Këtë të vërtetë na takon ta transmetojmë. Ne jemi në momentin e kërkesës për asgjësimin e opozitës. Ne duhet të revoltohemi dhe kjo nuk duhet të ndodhë.

Ylli Rakipi: Mendon njëlloj si Berisha, që Rama nuk rrëzohet me votë?

Luçiano Boci: Edi Rama nuk mundet vetëm me votë. Duhet angazhim politik, social, në atë që Berisha e konsideron revolucion paqësor. Duhet angazhim tërësor i shoqërisë për të rrëzuar një regjim. Duhet një lëvizje më e gjerë. Duhet një lëvizje e thellë shoqërore.

Ylli Rakipi: Çfarë është revolucioni demokratik?

Luçiano Boçi: Revolucioni është ndryshim sistemi. Sot jemi në sistem korruptiv, jo demokratik. A duhet ndryshuar sistemi korruptiv? Po. Me çfarë? Jo vetëm me votë. Duhet reagim politik dhe shoqëror i thellë.

5 Komente

  1. E
    Eni

    Te iki nje me gjithe te zezat e te vijne te tjere me pak te keqinj ...kjo nuk eshte zgjidhje....

    Përgjigjjuni
    1. K
      Komisioner i PD-se

      E dine mire qe asnjehe nuk kane fituar po vetem duke vjdhur votat,e djathta ka qene pakice dhe kete Sala e ka fare te qarte

      Përgjigjjuni
      1. p
        popull

        Qe ngrihet populli duhet te krijohet fryme,ti jepni shprese,por ju bajgat e pd-s jeni te konsumuar qysh ne veze dhe nuk ta ngrefni fare

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Keta idiote jane ne mbrojtje te plakut dhe flasin me gjuhën e tij qe na kujton Enverin qe e imitonin te gjithe komunistet.Kudo ku nuk mund te realizohen qellimet e kryetarit ata fajtor vene Ramen.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vranakonti

            Nqs Edi Rama arrine ashtu si thote Boci qe kerkon te shkaterroi PD bravo i qoft. Edhe Sali Berisha ka 15 vjete qe lufton te rrezoi Edi Ramen dhe te shkaterroi PS dhe nuk ja ka arritur dot dhe nuk ka per tja arritur kurre se PS eshte e bashkuar ne zhvillimin e demokracise dhe te gjithe shqiperise.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje