Monologjet 33- vjeçare të Berishës për 20 shkurtin: po ku ishte ai kur u rrëzua shtatorja e Enverit?

20 Shkurt 2023, 18:41Politika TEMA

Monologjet 33- vjeçare të Berishës për 20 shkurtin: po ku

Nga Ylli Pata

Për dhënë një panoramë sa më të qartë të situatës shkurt: Blendi Gonxhe, ishte kryetar i grevës së urisë së studentëve që u ngritën për të hequr emrin e Enver Hoxhës nga Universiteti i Tiranës.

Grevë që i parapriu rrëzimit të shtatores së diktatorit në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas në Korçë e Gjirokastër. Gonxhe është kundërshtar i tij dhe një nga personat më të akuzuar nga Sali Berisha për vite e vite.

Përveç Blendi Gonxhes, edhe të tjerë protagonistë të asaj lëvizje që ishin pedagogë e studentë, u bënë pak apo fare pak personazhe të qeverisjes së re postkomuniste.

Një nga intelektualët që ju atashuan grevës, profesor Ylli Vejsiu, që u bë për një kohë të shkurtër ministër i Arsimit, u largua nga PD pas një konflikti të gjatë me Berishën.

Po çfarë ndodhi më 20 shkurt të vitit 1991 në Shqipëri? Atë ditë siç dihet në Tiranë u zhvillua një protestë e madhe popullore që përfundoi me rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës. Vendi duhet të shkonte në zgjedhje parlamentare në fund të shkurtit.

Në mbledhjen e kupolës komuniste, pjesa konservatore akuzoi Ramiz Alinë se kishte lejuar gjëmën, Nexhmije Hoxha, duke qarë ka lënë mbledhjen. Prej ditësh ishte ngritur një korrent konservator i Partisë së Punës, “Shoqata e Vullnetarëve të Enverit” me kryetar Hysni Milloshin, e cila u katapultua nga pjesa më e ashpër e PPSH-së. Synimi ishte i qartë, që ky korrent të merrte frenat e partisë pas zgjedhjeve të para parlamentare pluraliste në Shqipëri.

“Vullnetarët e Enverit” nisën maniftestimet në disa rrethe, duke kërcënuar se do të vijnë në Tiranë. Ramiz Alia, doli në një fjalim publik, ku foli me tone të ashpra për rrëzimin e shtatores së Enverit, duke i quajturit pjesëmarrësit “forca antidemokratike”. “Populli të ngrihet në këmbë”, tha Alia, duke kryer një manovër të pastër politike për të ngjallur elektoratin konservator që i shikonte me drojë ndryshimet politike në Shqipëri (sa për parantezë-të burgosurit politikë ndodheshin ende në qeli, të internuarit, të degdisur nëpër cepa të frikshëm të vendit). 

Në fund të fjalimit, Ramiz Alia shpalli një manovër të fortë politike, ku pezullonte presidencën kolektive, ku ishte vetë kryetar dhe krijimin e një këshilli presidencial me emra intelektualësh të spikatur në vend. Disa emra sa për kujtesë: Fatos Nano, Rexhep Meidani, Kiço Blushi, Lufter Xhuveli etj etj. Shumë e kanë quajtur ligjërisht një grusht shteti, pasi Këshillin Presidencial duhet ta zgjidhte Kuvendi, por që atëherë ishte I shpërndarë. E mori Presidenca kolektive, pra Presidiumi I Kuvendit Popullor.

Ishte një manovër e pastër politike, që synonte të afronte intelektualët e pa inkuadruar në partinë e re të opozitës të shikonin tek PPSH një forcë drejt reformimit politik, e kështu të fitonte zgjedhjet parlamentare që u shtynë me vetëm një muaj, ndonëse Partia Demokratike kërkoi që të shtyheshin më shumë si pasojë e situatës së tensionuar.

Ndërkaq, po atë natë, pra në 20 shkurt, në Shkollën e Bashkuar, një grup pedagogësh dhe studentësh ushtarakë, u mblodhën dhe kërkuan që të vendosnin në sheshin “Skënderbej” bustin e Enverit që ndodhej në Shkollën e Bashkuar. Situata u tensionua aq shumë, sa pati edhe incidente me protestuesit jashtë që donin të ndalonin këtë vrull të çmendur të ushtarakëve.

Të cilët krijuan një komision dhe thirrën përfaqësues të partive, duke kërcënuar qartë e shkoqur ndërmarrjen e një puçi ushtarak në Shqipëri. Ende nuk është sqaruar mirë nëse ai ishte një inskenim i Ramiz Alisë, apo një tentativë e pastër e konservatorëve në udhëheqjen komuniste. Fakt është se ajo përpjekje u shua shpejt. Ndërkaq, Sali Berisha, atë ditë, në vend që të dilte hapur për të dhënë mesazhe publike për përkrahësit e tij, thuajse u zhduk nga qarkullimi. Në takimin me ushtarakët tek Shkolla e Bashkuar si përfaqësues të PD-së shkuan Abdi Baleta dhe Neritan Ceka. Të cilët u vunë pas një presioni deri edhe me armë nga “puçistët”.

Të nesërmen, siç e ka treguar edhe Frrok Çupi atëherë kryeredaktor i Rilindja Demokratike, Sali Berisha kërkoi që RD së bashku me Zërin e Popullit të dilnin me një shkrim të përbashkët në thirrjen për qetësi. Dhe ashtu ndodhi.

Ky qëndrim i moderuar i Sali Berishës ende nuk është marrë vesh a ishte i konsultuar me udhëheqjen e PD-së apo ishte thjesht ide e tij. Fakt është se më 20 shkurt, doktori nuk ishte “skifter” por “pëllumb”.

Të nesërmen pastaj ishte një ditë e re, e politikisht ajo që fitoi nga rrëzimi i shtatores në planin afatshkurtër ishte PPSH që fitoi zgjedhjet e 31 marsit, por afatgjatë fituan njerëzit sepse vranë frikën dhe simbolikisht rrëzuan njeriun-diktaturë, si dhe PD vuri tullat e sigurtë për tu ngjitur në pushtet. Gjë që ndodhi shumë shpejt, që në qershorin e vitit 1991. Në fillim me një qeveri koalicioni me Partinë Socialiste të sapokrijuar me udhëheqës Fatos Nanon, e më pas me një pushtet plebishitar më 22 mars 1992.

Sali Berisha u bë President siç dihet, duke pasur për një periudhë të gjatë kohe për 2 vjet edhe dy të tretat e Parlamentit.

Pushteti i ri kishte të gjitha mundësitë për të nisur një seri procesesh ndaj njerëzve që kishin vrarë, burgosur dhe dhunuar për 50 vjet në Shqipëri. Por edhe protagonistët e “puçit” ushtarak të 20 shkurtit 1991. Kjo bëhet natyrisht me dy mënyra: burgosje dhe ndëshkime “sommarie” apo zhvillimi i proceseve sa më të drejtë dhe të paanshëm.

Kjo e dyta natyrisht që është më e sakta dhe më normalja për një vend demokratik. Që të kryhet kjo, do të duhen njerëz të aftë dhe me integritet në prokurori dhe gjykata. Berisha, përveç një emërimi të maturës së parë që doli nga 1990 në Fakultetin e Drejtësisë në gjykata, por që ishin shume pak, ndërmori operacionin “Plepat”, ku emëroi prokurorë e gjykatës militant që mbaronin një kurs 6 mujor në Durrës.

Por edhe pse u vunë mbështetësit e tij në institucionet e drejtësisë, nuk pati realisht procese serioze kundër diktaturës.

Madje gjyqet e Nexhmije Hoxhës që akuzohej se kishte pirë ca kafe më shumë dhe marrë nga magazinat kartpeceta për shtëpinë, e nxjerrin atë të ndershme krahasuar me lluksin që jetojnë politikanët sot.

Por megjithatë, Sali Berisha, ka 33 vjet që më 20 shkurt bën të njëjtin monolog para kamerave, ku akuzon kundërshtarët e tij politikë si njerëz të Enverit e Nexhmijes. Kur në fakt ishte ai vetë që i qeshte gjithë dashuri të dyve, siç del pa pasuer nevojë për fjalë në foton me Enver Hoxhën.

15 Komente

  1. B
    Bushati keshilltar i Berrishes ( e vertete )

    Per rrezimin e bustit te Enverit nje role vendimtare ka dhene Basha ishte me pantallona te shkurtera me shapka ne muajin shkurt ehhhhhhh lule lule ehhhhhh lule lule maca maca e lume ne per ty qe as te genjeshe nuk di

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Çdo ngjarje historike shqiptarët shpejtojnë ta përvetsojnë dhe ta përkthejnë në përfitime personale. Është lloji i gjosë, nuk mund të ndryshojnë. Stato di natura primitivo.(Hoobs)

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tropojani

      Eddhe llogaritari mafjes fshatari Bode erdhi ne Korce me enveristet qe vendosen bustin pe allcie pas rezimit dhe ne Korce te bustit qoftelargut te pare. Keta luajne me shqiptaret. Keta ishin tere emra te kopsitus nga sigurimi i shtetit. Saliun te varrin ne litar ne kali i skenderbeut e ka pak per ate cka u beri shqiptareve e Shqiperise.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Stela Pata

        Po ai që I dha dorën e fundit shtatores ishte Vin Llapa që shtynte me kaptinë nga mbrapa (që të mos rrëzohej Dulla) ...Aty u njoh me McConigalin.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Stefano Boeri ( McConigal connection)

          Po po Edvin Rama kishte nje jave, fill I vetëm që mundohej të rrëzonte shtatoren e udhëheqësit të dashur Enver. Studentëve dhe qytetarëve ju shkonin shtatë. Vetëm pasi Edvini e rrëzoi shtatoren , erdhi Gonxhe llêrëpërveshur !? Ai I tha: -Rame të përgezon Zana Ramiz Aliaj për rrëzimin e Dullës-. Sëbashku me Gonxhen e Eldës terhoqen zvarrë statujën. Aty u shfaq turma "gjoja fitimare" dhe i morrën meritat e Edvinit !! Kjo është historia. Ylli Pata - Kujtime Vol 69.

          Përgjigjjuni
        2. D
          Dikur Nxenes ne Diktature

          Lulezim Basha,ky "Dobic" i perkedhelur dhe bire Komunisti,ishte ne Mitingun e madhe, per rrezimin e "Koqeve te Enverit" se Bashku me Sali Ram Berishovicin... vetem se UDB-ja ishte hedhur ne VEPRIM:Ose Sali Berishen ne Krye te PD-s ose me mire Ramiz Aline..lol

          Përgjigjjuni
          1. V
            Veshgusi

            Pse nuk e permendni qe Saliu zgjodhi Ramizin president e par pluralist megjithëse Ramizi nuk fitoj si deputet,kur ne ligj ishte vendosur që presidenti i parë duhet të ishte deputet.Perse Saliu vendosi veton qe ti kethente nderin qe i beri Ramizi qe e vendosi ne krye të PD?

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ish pedagog ne AKADEMINE USHTARAKE

              I nderuar Ylli. Dua tju bej nje korigjim ,per ngjarjet e ish Shkolles se Bashkuar. Lajmi se Shkolla e Bashkuar do vendoste bustin ne qender te Tiranes,ishte nje thashethem i neveritur.Sigurisht brenda morise se studenteve dhe pedagogeve kishte edhe enveriste ekstremiste,por te cmontoje shtatoren ishte e pa mundur,sepse duheshin mjete .Shkolla e Bashkuar ishte nen doren e hekurt te Komandes dhe disiplina ushtarake ishte e hekurt. Turmat e elektrizuara te fryra nga propoganda e cfrenuar e PD ,sulmuan shkollen me mjetet e tyre primitive,ndersa studentet u mbrojten perreth murreve nga brenda.Te shkretet militante nuk e dinin qe po te jepej nje urdher sulmi,do behej baterdia dhe gjaku do mbulonte rruget dhe sheshet.Gjakftohtesia dhe pjekuria e komandes evitoi nje gjak derdhje te kote.Ardhja e perfaqesuesve te PD,brenda ne shkolle dhe vleresimi i situates ,bene qe turmat te largohen te qeta dhe situata te normalizohej. Kaq sa per sqarimin tuaj dhe kujtdo tjeter qe eshte akoma i paqarte !

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tironsi ZZ

                Saktë! Kam qenë rreth Shkollës,edhe takimi u manipulua më pas nga Ceka etj...si shumë të tjera.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pedagogu

                  Harrova te theksoj ngjarjen më tragjike të asaj ditë ! U VRA NJE POLIC USHTAR 20 VJECAR NGA LINI I POGRADECIT ! E vrau dikush nga turma !? Sapo zbriti nga makina e policisë,nuk di pse ishin dërguar ,të mbronin forcat ushtarake,të armatosura,deri në dhëmbë !? Çmenduri e kohës . Askush nuk e përmend atë bir NENE ,a thua nuk ishte njëri dhe djalë i ri,në moshën më të bukur. Ai prehet diku,por jo ne paqe,sepse askush nuk mbajti përgjegjësi dhe askush nuk e përmend!

                  Përgjigjjuni
                2. T
                  Tropojan e patriot, që nuk kam zaptuar toka...!!!

                  Ti populli im, ti populli i lodhur nga 40 vjet komunizem, ti popull i varfer, ku 90% nuk ishit prezent në Tiranë, ditët perpara dhe pas rrezimit të statujës së xhaxhit Enver, kumbarës së shokut Sali. Pra, mqnse, ju shumica e popullit tim të lodhur, nuk ishit prezent në Tiranë ato ditë të nxehta, dje dhe sot e hani më kollaj dhe me sy mbyllur, shumë prej jush, mutin që ju jep shoku Sali, kopili i Shqiqeres. Unë personalisht me një grup shokësh, kemi qënë në sheshin Skenderbej atë ditë kur është rrezuar statuja e xhaxhit Enver Dulla, dhe e kemi parë shokun Sali spihuni, kur ka kaluar 2 herë ( 2 herë e kemi parë ne, se ndoshta ka kaluar edhe 15 herë ), me një veturë, dhe Sali tradhetari, ishte i ulur në sediljen e pasme dhe në krah të tij ishte Zylyftar Ramizi, drejtori i pergjithshëm dhe fuqi plotë i sigurimit të shtetit. Ajo pjesë e popullit shkerdhatë dhe dhëmbë prishur Shqiptar, që han pa mbërtypur mutin e Sali shkerdhatës, sikur gjoja atë ditë ai ka qënë duke terhequr zvarrë Ramiz Alinë, Nexhmije Hoxhen, apo anëtarët e byrosë politike, mund ta hajnë atë mut, sepse jemi në demokraci dhe hamë çka të duam, por e verteta është, që diten e rrezimit të statujës së kumbarës së shokut Sali, ky spihuni i sigurimit i Shiqeres, ka qënë duke u instruktuar nga Zylyftar Ramizi në veturen e kerij të fundit....!!! Nuk është nevoja me qenë intiligjent për të kuptuar historinë e pastajshme deri sot.....!!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kush ishte?? DHE Kush e Beri??

                    Flitet per "Lirimin e Bullonave" Gjate Nates??Kush i Liroj??Dhe si ASNJE deri me sote nuk ka Dale te Thote:UNE I HOQA SE ME Urdheruan, ai ,ajo apo dikush???A ka ndonje Deshmitare te gjalle te Deklaroj kete punen e Bullonave te Liruar??Dhe ne se ka duhet te kene qene Oficere te Sigurimit ose "Ushtrise"..se ndryshe NUK JA MBANTE Kujte..lol

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Komentues i perhershëm i gazetes Tema

                      Eshte plotesisht e vertete qe bullonat u liruan te gjitha naten me urdher te Ramiz Alise, ndersa eshte spekulluar shume edhe per formimin e organizates se pd-se , ashtu dhe per rrezimin e sistemit socialist qe ishte ne Shqiperi. Mire qe na genjejne per Skenderbeun, Izsmail Qemalin, Ahmet Zagollin apo Theofan Stiljan Nolin, por per ndryshimin e sistemit ne Shqiperi, na hane m..., se ishim gjalle. Prandaj vazhdoni punen per te nxjerre ndonje leket dhe lerini genjeshtrat se mbuluan halete e po derdhen si i shikojme. Per te verteten, kerkoni dhe lexoni shkrimin, ju qe s'keshet lindur, te gazetes "Bota Sot" , e enjte 30 tetor 2003 nga Nazif Bezhani. Jane te shkoqitura te gjitha, veç atyre qe dime nga jashe e brenda; Mos u genjeni me broçkulla per te pasur ndergjegjen tuaj te qete, pa ai qe ka filluar qe ne formimin e tij si embrion njerezor nga sperma e Karaxhiçit ne pjaten e Sheqeres, ka bere dem te madh te pa riparueshem Shqiperise dhe shqiptareve te ndershem. Dyerte jane hapur per te dya.

                      Përgjigjjuni
                    2. P
                      Personi me Ramizi si dale nga pavioni 17

                      Kjo foto e Ramiz Alise me kete emer harruar i tregon te gjitha , shpirt ligesine e ketij personi dhe pa fuqine e gjithe atyre moren pjese si themelimin e pd dhe ne te gjitha proceset e mevoneshme . Si shjpjegohet qe te gjithe tradhetare paskan qene vetem ky na mbeti , tamam si Enveri e na dalin tani na shesin mend si Bato Topi , kaq vite nenkryetar kryetar grupi nuk e hapi gojen kur duhej .

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Drane

                        Rrezimi i shtatores se Enver Hoxhes u be me porosi te Elez Biberajt.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje