
Gjergji Gjata, kandidati i 'Primareve' të Sali Berishës, ka ndërruar krah dhe do të futet në garë për bashkinë e Korçës për grupin e Enkelejd Alibeajt në zgjedhjet e 14 majit.
Gjata është vetëofruar që të kandidojë për grupin e Alibeajt dhe sot ai është konfirmuar. Gjata u fut në garën e primareve në Korçë, por nuk arriti të fitonte.
Ai siguroi vetëm 426 vote, ndërsa Ledina Alolli që u shpall fituese died 628 vote. Aliolli ka qenë deputete e Partisë Demokratike në periudhën 2009-2013.
Ndërkohë që kujtojmë se Partia Socialiste ende nuk ka konfirmuar nëse do të rikandidojë Sotiraq Filon për Korçën apo do të zgjedhë një emër tjetër.

Legen domethene...Karierist. Ju mendoni se kandidon per ide me te mira apo per interesa .....
Me vone,sa te afrohet 14 Maj,Saliut do t'i ikin te gjitha bletet dhe do t'i ngelen kosheret bosh,vetem me bleten mashkull,Salin.