Zbardhet agjenda e mbledhjes mes dy qeverive Shqipëri-Mali i Zi në Podgoricë

21 Shkurt 2023, 12:19Politika TEMA

Zbardhet agjenda e mbledhjes mes dy qeverive Shqipëri-Mali i Zi në

Të hënën në 27 shkurt në Podgoricë do të mbahet mbledhja e qeverive të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në ndërtesën e Akadmisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve.

Pritet që gjatë mbledhjes të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore të cilat do të sjellin përparësi në bashkëpunimin dypalësh.

Menjëherë pas përfundimit  të nënshkrimit të dokumenteve, do të mbahet konferenca për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Kjo është mbledhja e dytë që zhvillohet mes qeverive të dy vendeve ndërsa në takimin e dy kryeministrave në Ohër vitin e kaluar, u diskutua për projektin e ndërtimit të përbashkët të urës mbi Bunë, që edhe më datë 27 do të jetë prioritet për të arritur një dakordësi edhe në rrafshin financiar.

Të dyja palët do të paraqesin projekte konkrete për ta kthyer lumin Buna në një atraksion turistik dhe hapësirë lundruese për jahtet dhe anijet.

16 Komente

  1. t
    tosi

    super gjitjmin e me shume perparsime ne lidhje me nderkombetaret

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Dy sherbetoret e Vucicit

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Ngeli rrugeve te botes dhe duke u dhi me shaka...dhe vetem dy dite ne jave kalon ne Shqiperi ky diktator dhi e zgjebosur........

        Përgjigjjuni
      2. t
        titi

        gjithmon e me shume pran njeri tjetrit

        Përgjigjjuni
        1. y
          ylli

          imagjinoje te ishtevsaliu ne kryje

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ani

            Ne kohet qe po netojm bashkpunimi ne rajon eshte celsi i suksesit

            Përgjigjjuni
            1. E
              Eno

              Gjithmone e me shume takime e bashkpunime per nje zhvillim sa me te madh rajonal

              Përgjigjjuni
              1. T
                Teo

                Sa me shume te bashpunojm aq me me pak deme do ge dalim nga keto kriza qe kane kapluar vendet tona

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Populli i Zhgenjyer nga Politika

                  Dy Qeverite e Shqiperise dhe Malit te Zi, kane "Vendosur" qe te behen te "Bardhe"..duke u Integruar:Mali i Zi ne Serbi,kurse Shqiperia "nuk e di" as Vete Ramush Edushi...qe nuk di se c´fare Bene dhe mbeti duke Llomotitur sa Me Vucicin, sa me Abazovicin..KURSE PER INTEGRIMIN NE Eu..duket se ja ka Lene perseri "Partise se Like Floririrt"..qe na u be Partia e Lirise... @@Mjere ne Populli ..nga keta MASKARENJE..qe vetem Politikane nuk jane..lol

                  Përgjigjjuni
                  1. i
                    iliri

                    Me te forte se kurre te gjithe se bashku

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      Olti

                      Sa m shum bashkpunime aq me mir per vendin ton

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kevi

                        Shum mir qe ben bashkpunime te tilla

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Ani

                          Esht per tu vlersuar sesi zhvillon kaq shum takime

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Agron

                            Autostradën e Adriatikut duhet ta ndërtoni së bashku edhe me Kroacinë, Kosovën,Maqedoninë dhe Greqinë.

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              anti anarkisti

                              RAMA mos harro sis po rrahin e turpërojnë polica sllavo serbe e ABAZOVIQIT si po torturon e trajton shqiptaret në kufi me Malin e Zi. Me sa duket kjo është naksi i marrëveshjes midis Abazoviqit dhe Kishës ortodokse serb kundër shqiptareve dhe ndoshta edhe malazezeve. Shikoje para se të takohesh videon ‘T’ia thyej nofullën’: Del video e re keqtrajtimit të shtetasit shqiptar nga policia malaziase në kufi”. Kësaj i thonë armiqësi e jo fqinjësi e miqësi.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                A T E I S T I

                                Malazezte nuk do t`ia falin kurre Dritan Abazovicit idjotesine qe beri me kishen serbe , nje kercenim i rrezikshem per sigurine e atij vendi . Dritani ra ne nivelin nje politikani miop , pa te ardhme !

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje