Deputeti i PD: Protesta e Berishës më 3 mars, presion ndaj Gjykatës!

21 Shkurt 2023, 17:54Politika TEMA

Deputeti i PD: Protesta e Berishës më 3 mars, presion ndaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku tha se protestat e Berishës janë një luftë brenda llojit, jo kundër qeverisë. I ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV, Çollaku duke folur për protestën e 3 marsit të njoftuar më herët nga Sali Berisha, tha se është e qartë që është një mesazh dhe presion ndaj gjykatës.

“Data 3 mars do të përcaktojë se kush do të jetë PD-ja legjitime dhe kush do ta drejtojë me legjitimitet partinë. Ky është një verdikt normal gjykate dhe ky verdikt duhet pritur.

Pas tij mund të diskutohet bashkimi. Por, fakti se në datën 3 është thirrur një protestë është përdorimi më evident i kauzave opozitare për beteja brenda llojit. Kjo protestë është një presion ndaj gjykatës.

Kjo e dobëson efiçencën edhe në protestën kundër Ramës, pasi edhe njerëzit e kuptojnë që është një luftë brenda llojit, jo ndaj qeverisë. Pse të mos thirrej një protestë në datën 4 ku të gjithë bashkë mund të ishim kundër Ramës, sipas asaj që thuhet “, u shpreh Çollaku.

3 Komente

  1. N
    Neritan Liçaj aktor

    Po ke te drejte mor Çollak per sa thua ,por ti dhe ata e dine mire qe jo te jeni bashke ,por edhe Ilir Floririn edhe zagaret e Kurt Osmanit te jeni bashke prap PS fiton mbi 50 bashki e mbi 80 deputete ne 2025

    Përgjigjjuni
    1. p
      poli

      Ik ore gumen rushi.Kush te bente ty deputet, ti u emerove nga Basa.Jane plehrat e pavotuar si ty qe kerkojne te qendrojne si morra nme koke te PD qe e percajne Opoziten

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zot fale Çallakun !!!!!!!!!!!

        Eh mor Çallak ! Vone u kujtove . Njehere e braktise Bishen pasta u bashkove prape. Epo Bisha ju ka ne tepsi te gjithve. Ju njeh mire kush jeni. Tani beni si lavire bulevardi (theniie e Bishes )

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje