Më 15 tetor Shqipëria hap kapitujt e parë për integrimin, Shkupi mbetet në pritje

26 Shtator 2024, 20:40Politika TEMA
Më 15 tetor Shqipëria hap kapitujt e parë për integrimin,

Konferenca e dytë ndërqeveritare e Shqipërisë me BE do të mbahet me15 tetor, ku vendi ynë do të nisë edhe negociatat konkrete mbi kapitujt e parë, që i përkasin drejtësisë dhe çështjeve të tjera të konsideruara themelore, të cilat janë edhe të fundit që mbyllen në procesin negociues.

Në mbledhjen e ambasadorëve të vendeve anëtare, mbajtur më 25 shtator, Greqia ka hequr veton duke i dhënë dritën jeshile Tiranës, ndërsa Shkupi zyrtar duhet ende duhet të presë deri sa të plotësojë kushtet e vendosura. Këtë ndarje mes rrugëtimit të dy shteteve që deri tani kishin ecur në paralel, e konfirmoi për A2 CNN edhe zëdhënësja e KE Ana Pisonero.

“Komisioni pret fillimin e negociatave për grupin themelor sa më shpejt të jetë e mundur me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut sa më shpejt që të jetë e mundur pasi Maqedonia e Veriut të ketë përmbushur kriteret përkatëse të dakorduara nga Këshilli", tha Ana Pisonero. 

Ndërkohë, më 2 tetor qeveria shqiptare duhet të dorëzojë në Bruksel pozicionin negociues. Për këto zhvillime pozitive të Brukselit nuk ka patur asnjë deklaratë zyrtare nga qeveria. E vetmja që publikisht ka nisur lëvizjet është kryetarja e komisionit për çështjet europiane Jorida Tabaku e cila të premten do të zhvillojë një mbledhje me dyer të mbyllura me anëtarët e komisionit.

Lajmi për takimin e dytë në negociatat Shqipëri-BE me 15 tetor është konfirmuar nga një zëdhënës i BE për portalin Euractiv. Në korrik të 2022 Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE. Pas këtij vendimi shteti shqiptar u mor me procesin screening, fotografimin e legjislacionit shqiptar duke evidentohen dallimet me atë të Unionit. Vendi ynë ishte gati një vit më parë për hapjen e grup kapitujve të pare themelorë, të cilat përfshijnë çështjet më të rëndësishme nga shteti ligjor e Reforma në Drejtësi, zgjedhjet, demokracia por edhe ekonomia. Pengesë për Tiranën zyrtare u bë “vetoja” greke për shkak të konfliktit pas arrestimit të Alfred Belerit, minoritarit që fitoi bashkinë e Himarës por që u dënua për korrupsion zgjedhor.

5 Komente

  1. D
    Dardan

    Pasi e Jugut iu dha grekerve, Maqedonia e Veriut u takon ta ndajne midis tyre shqiptaret autoktone dhe bullgaret.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Urime Shqiperi.

      Përgjigjjuni
      1. c
        ce

        Me 15 tetor nje dite e madhe per Shqiptaret se po hapen dyert e BEs me ne fund. Kurse sheiku taliban me i madhi i Ballkanit Hu xhintao perbindeshi i vicidolit mbush 80 vjec i braktisur nga mbare populli shqiptar ne 92% te teritorit ka humbur pushtetin lokal dhe nga 65 bashki ka vetem 5 bashki te nivelit te 2t apo 3t dhe pellet nxjerr helm, shpifje, kercenime , thirje per revolucion nga tyrbja e katit 8t te imam haxhi dede sali fazllic dumbaba me 40 hajdute , i braktisur se fundmi dhe nga trushplaret bushkolas kokpalare te kurbinit kur mesuan se idhulli i tyre zoteron 13 vila brenda dhe jashte vendit ne emer te bin laden al abi Malltezi supermafiozi i Shqiperise me 35 milion euro.

        Përgjigjjuni
        1. L
          LORA

          Lajm i bukur.

          Përgjigjjuni
          1. j
            janulla non grata

            Po sikur do na pengonte Micokari te fillonin kapitujt e integrimit ....e kush i qi sot ne BE helenet ....bejne gam gam gam si gore kot e me kot ...e kuptuan qe sua var njeri me ne BE dhe e pertypen me uje te bollshem corben qe kishin gatuar ....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje