Me kë e ka Ilir Meta? Akuzon nga Azerbaxhani: Ka përpjekje për të nxitur konflikte artificiale!

16 Mars 2024, 14:29Politika TEMA

Me kë e ka Ilir Meta? Akuzon nga Azerbaxhani:  Ka përpjekje për

Sot paradite në Forumin XI Global të Bakusë, mori pjesë në panelin “Perspektivat rajonale: Bashkimi Europian dhe fqinjët” edhe Kryetari i Partisë të Lirisë, Ilir Meta. Në fjalën e mbajtur në këtë panel me personalitete të shquara, që moderohej nga ish-Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, Kryetari Meta ndër të tjera theksoi reformat e thella për sundimin e ligjit, mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe lufta e vazhdueshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë të një rëndësie madhore.

Mes të tjerash Meta shtoi se ka përpjekje për të nxitur konflikte artificiale që minojnë arritjet e deritanishme në rrugën e integrimit dhe kthejnë idetë shkatërrimtare të ndryshimit të kufijve në Ballkan.

“Ne duhet të pranojmë se rregullimi i botës së frakturuar kërkon veprim kolektiv dhe solidaritet në shkallë globale. Asnjë komb apo komunitet i vetëm nuk mund t’i trajtojë këto sfida i vetëm. Kjo nënkupton forcimin e institucioneve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, nxitjen e bashkëpunimit dhe dialogut ndërmjet kombeve dhe mbështetjen e nismave që promovojnë paqen, drejtësinë dhe qëndrueshmërinë.

Perspektivat Rajonale: BE-ja dhe fqinjët e saj

Marrëdhënia midis Bashkimit Evropian dhe fqinjëve të tij është komplekse dhe e shumëanshme, e ndikuar nga faktorë historikë, kulturorë, ekonomikë dhe politikë. Ballkani është një rajon me një trashëgimi të pasur kulturore dhe një histori të trazuar dhe ka qenë prej kohësh në udhëkryqin e qytetërimeve, duke shërbyer si një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit. Gjatë historisë sonë, rajoni ynë është dëmtuar nga luftëra, konflikte dhe destabilitet. Ajo që ka rëndësi vendimtare është fakti se për të gjitha vendet tona, Bashkimi Evropian paraqet një mundësi për një të ardhme më të qëndrueshme, më të begatë dhe të integruar, më shumë shpresë dhe mundësi. Të mos harrojmë se Ballkani ka qenë “thembra e Akilit” për Europën në kohë tensionesh gjeopolitike. Ndaj edhe sot ka përpjekje për të nxitur konflikte artificiale që minojnë arritjet e deritanishme në rrugën e integrimit dhe kthejnë idetë shkatërrimtare të ndryshimit të kufijve. Ndaj edhe BE duhet të jetë më e vendosur për të shpejtuar zgjerimin me gjithë vendet e rajonit por pa lejuar askënd të sillet si një proxi e fuqive luftënxitëse.

Ndaj rivitalizimi i Procesit të Berlinit duhet të intensifikohet, ndërsa nismat përçarëse si “Ballkani i Hapur” kanë dështuar. Anëtarësimi ynë në BE do të thotë më shumë rritje ekonomike, më shumë stabilitet politik, bashkëpunim më të madh me shtetet fqinje, si dhe akses në tregun më të madh të vetëm në botë, financim dhe mbështetje jetike për zhvillimin e infrastrukturës, mbrojtjen e mjedisit dhe kohezionin social. Jemi të vetëdijshëm se rruga jonë drejt anëtarësimit në BE nuk është pa sfida. Reformat e thella për sundimin e ligjit, forcimit të qeverisjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut janë të një rëndësie të madhe për të ardhmen tonë, ashtu siç është lufta e vazhdueshme kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe migracionit.

Vetëm duke adresuar këto çështje dhe probleme me të cilat përballemi në vendet tona, mund të shpresojmë të përparojmë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Por ne duhet të punojmë ngushtë me BE-në për të adresuar sfidat tona të përbashkëta, për të zbatuar reformat tona dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë, sepse siç e dimë të gjithë e ardhmja jonë është në Bashkimin Evropian.

11 Komente

  1. f
    farketari

    Pirth o Muco bej perona .Ca te gjata ca te holla

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      BRRAVO AGUSH PRESIDHJERI.........

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        BRRAVO AGUSH PRESIDHJERI.........

        Përgjigjjuni
        1. P
          Poseidon

          BRRAVO AGUSH PRESIDHJERI.........

          Përgjigjjuni
          1. F
            Faiku

            O shtet muti, o shtet leshi, o drejtesi e dhjere, si mund te lejoni një killer të lëvizë nëpër europë, si mund ti jipni shandin e të dukurit sikur nuk ka ndodhur asgjë me të dhe familjen e tij. O shtet, o pushtet, njerëzit ikin nga drejtesia që nuk marin dot, ikin se këtu promovohen hajdutë, kriminelë. Çfar pret kjo mut drejtesie për këtë kërrmë që tregon nga forumet se un jam mbi drejtësinë, kur flet se s’ka drejtesi. Zhgënjimi më i madh që i bëhet këtij populli, ku ke 10 vjet që thua hsjduti hajduti, po ku o shtet në pish të sëmës tuaj eshtë hajduti. Hajdutin ju e keni në jetën e përditëshme si njeriu që shet dëngla para asaj që flet, dhjet e han. Turp turp turp. Ju kemi dhjerë me drejtesi e me pushtet, jeni të gjithë mut mutësh, që hëngshit e lyfshi turijtë, o plera, po ju bëjnë shurrën meta e monika në kokë. Yttt plere drejtesi.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Demokrati orëve të para

              Akoma flet ky hajduti me çizme!!!!!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Salihi

                Jepi Agush pordha po monen pa breke ku e degnise

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emigranti U S A

                  E pastaj na del Dudumani e na ankohet nga krimi i organizuar se nga politika nuk pjerth fare po a ka me krim te organizuar se Saliu e Likja , ata te vsain e te bejne funeralin falas po nuk pjerdhin nga Spaku e larot e e tij sa kot mburret Dudumani me Krajat e tij . Po ne mire e kishim Dhallen te pakten na merrte me pak rroge se per te vjedhur u merrte bandave para e prona kur i kapte policia e i leshonte prap . Turp i madh nje hajdut si Likja shkon kapardiset ne Baku e shet pordhe ne emer te shqiptarve turp e faqja e zeze per Dumanet e Spakut .

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    PD

                    Ke gjithe te drejten e botes o vella , Faik ! Po ishalla jane manovra keto , se perndryshe ....lere nuk po e dreqos dhe une me shume se ti ! Po kam besim se haka do shkoj tek i zoti ! Do ta gjeje dhe ky me gjithe ato pislleqe qe ka lene pas !

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      sapa

                      Kush e fton kete qelbessiren shqiptare aty?

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        ENTSOE

                        Ka vajtur I ftuar si spiun I Lirise SE Partise!!!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje