Rama inspekton punimet për “Lungomare 3”: Transformim shembullor, 10.7 km aks turistik

16 Mars 2024, 14:10Politika TEMA

Rama inspekton punimet për “Lungomare 3”: Transformim

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet e projektit Lungomare 3 që pritet të lidhë përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin duke krijuar shtigje për këmbësorët, hapësira mbrojtëse nga uji e zgjerim plazhesh.

I shoqëruar nga kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dardha, Rama pati edhe disa sugjerime për ngjyrat, duke propozuar lyerjen me ngjyrën rozë apo blu të objekteve të caktuara.

“Parmakët duhen lyer me një ngjyrë të fortë, ndonjë rozë të fortë apo bojëqielli që të dalë si vepër arti ajo”- u shpreh Rama.

Gjatë inspektimit, kryeministri pati edhe disa batuta me disa prej qytetarëve të cilët po laheshin në det.

Qytetarët: O gjigand, hajde provoje njëherë
Rama: I kemi ndarë punët, se po të vij edhe unë atje, nuk ka kush bën këto këtu, kupton

“Vlorë – Vijojnë punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin, duke krijuar shtigje këmbësore, hapësira mbrojtëse nga uji e zgjerim plazhesh, përmes molesh të vendosura edhe si infrastrukturë për varkat a për pushuesit, një bajpas të ri paralel me dy segmente të rrugës ekzistuese që kthehen në pedonale, rikualifikim të godinave në bashkëpunim me pronarët privatë, në funksion të një transformimi shembullor 10.7 kilometrave aks turistik”– shkruan Rama në videon e publikuar në facebook.

7 Komente

  1. N
    Nga fshati titit

    O Gjigand e ke mere me vete Drejtorin e rrugeve bashke me Belinden se te shpjegojne me mire si harxhohen leket e Shqiptareve.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tim

      Do ngelet vetem....ndaj po I jep tokat si ne prone te babait...pa gare....ja jep kujt te doje...si Portin...

      Përgjigjjuni
    2. O
      O

      Sec eshte nje Llapaj qe thot Shqiperia behet,dhe ajo po behet po ja nga llapaqenet,po nga Edi Rama.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Boston

        Ju lumshin duart dhe mendja te gjitheve qe punojne per kete mrekulli. Urimet me te mira per ju punetore duararte. Faleminderit

        Përgjigjjuni
        1. 2
          222

          Do Zoti të hedh mbi kurriz të njëjtën sasi betoni që ke hedh bashke me Gjushin tat mbi Durrës ....qe te kuptosh se çfare i ke bere 200 mije shpirtrave

          Përgjigjjuni
          1. M
            McConigali nga burgu

            Edhe te njejten sasi muti, bashke me betonin .. qenit kinunist Ramazon Llapa

            Përgjigjjuni
          2. B
            Bora

            Ideja e hapsirave per kembesore gjate bregut eshte shume pozitive se i jep mundesi te gjitheve te levizin pa makina ne buze te detit. Kjo te vazhdoje mundesisht ne gjithe bregdetin po pa njesi komerciale po ecje, gjelberim, natyre dhe pejsazh.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje