Avokati Idajet Beqiri ka dorëzuar në SPAK të gjitha faktet dhe provat e korrupsionit të Flamur Nokës, të cilat mund ta çojnë në burg. Avokati Beqiri ka folur për Report TV mbi këtë kallëzim të bërë ndaj Nokës, ku përmend kontratën koncensionare për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike, gjatë kohës kur Noka ishte Ministër i Brendshëm.
Avokati tregoi skemën se si Noka dhe Berisha zhvatën 510 mln euro përmes kësaj kontrate. Beqiri shprehet se në vend se t’i prodhonte shtetit kartat e identitetit dhe pasaportat, Noka lidhi këtë kontratë koncesionare me qëllim që bashkë me Berishën të zhvatnin miliona euro nga xhepi i qytetarëve shqiptarë.
“Para inceneratorëve, para sterilizimit, para këtyre është afera e kartave të identitetit. Shqiptarët kanë humbur 510 mln euro nga xhepi i tyre. Ajo quhet si një kontratë koncensionare, por nuk është e tillë. Kjo marrëveshje me ALEAT-in u bë thjesht që të realizonin vjedhjen galoponte të këtyre miliona eurove nga Berisha dhe Noka. Në vend që ta merrte shteti të prodhonte kartat e identitetit dhe pasaportat, këta ia dhanë një shoqërie fantazmë që nuk kishte as makineri për t’i prodhuar. Edhe makineritë i kanë marrë më qira. Fitimin e mori të plotë dhe e ndau me këta të dy dhe garniturën tjetër të organizatës së këtyre, se këta veprojnë në çdo lloj koncesioni apo privatizimi, kanë vepruar si organizatë kriminale.
Për rrjedhojë në vitin 2013, vodhi sa vodhi, grabiti sa u grabiti shqiptarëve, Noka e shtoi edhe për 10 vite të tjera, kur kishim humbur zgjedhjet. Nuk la veprim pa bërë për të fituar zgjedhjet e 2013. Arriti deri aty sa mori një fshatarin e vet, nga Kukësi dhe një tjetër nga Fieri, i çoi në Greqi me një valixhe të madh e me euro dhe ngritën një minifabrikë në Greqi që prodhonin karta identiteti. Dhe ato karta vinin në Shqipëri dhe votonin trimat e flamurit nga 5 herë. Ata dy persona sot janë në burg në Greqi edhe për falsifikim të këtyre kartave të identitetit. Në 2013 kur do dorëzonin pushtetin, Noka dhe Berisha bën shtesë të kontratës dhe rritën çmimin e pasaportave. Ca kostoje u rrit atyre, ca ndodhi që u bënë 3 herë më shumë. Asgjë, përveçse ata të përfitonin këtë shumë të madhe”, tha Beqiri.
Më tej, avokati Beqiri tha se Noka i ka pastruar këto para, si në rastin e blerjes së një apartamenti në zonën më të shtrenjtë të Tiranë, te Diga e Liqenit, me vlerën 173.400 euro, kur vlera reale është 1 mln euro. Po ashtu, avokati foli edhe për vilën me vlerë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit, për të cilën thotë se është e Flamur Nokës, por figuron në emër të një oligarku shqiptar (financuesi kryesor i televizionit të Shkëlzenit, Syri tv)
“Si u pastruan këto para. U pastruan te pallati me ngjyrë të kuqe të diga, ku Noka e bleu me 173 mijë euro një kat të tërë kur ajo bën 1 mln euro. E pastruan te Gjiri i Lalsit me vilën 760 mijë euro që është e Nokës, por figuron de jure në emrin e një biznesmeni që s’ka lënë gjë pa bërë në fushën e korrupsionit, por që është e Flamur Nokës”, vijoi Beqiri.
Si pastrohen qindra miliona euro me dy shtëpi 300,000 euro?
Ka dhe grupin zeni osmani kokaines muli qe pastrojne jo miliona po miliardin. Kupton me vone.
Shko tek foltorja se ta meson Muli.
Kurse ti shko te Tema se ta meson Idajeti me Ngjelen se kush e si ka vjedhur. Dalon , leshojne nganje Pordhe dhe dehin tifozet. Me gallata eshte se jane demek AVOKATE, dhe sillen si gazetare te paguar bythlepires.
O e mjera Shqiperi ,te kane rrjepur te gjalle,dhe nga te dy anet, te majte dhe te djathte.Maskarenj qe shesin nene e babe na hiqen si patriote. Pastaj themi pse ka akoma njerez qe e duan Enverin.E duan sepse shikojne çfarë kafshesh na kane dhe na udheheqin.Mashtrues dhe te poshter,te pabese dhe te pashpirt,hajduter dhe te pacipe ,ne rastin e Sales edhe kriminel.
Çohu ENVER dhe......... Se vetem u vije hakut krimineleve.
Nuk ka nevoje te ngrihet Enveri, i cili vrau veten me "Luften e Klasave", por le te inkurajojme SPAK dhe BKH te kryejne detyren e tyre patritotike.
Ne po i inkurajojme, SPAK dhe. GJKKKKKO . Prpblemi eshte se ato po inKARojne veten me marrezirat qe bejne.
Përveç luftës së klasave që i pushkatoi,dënoi me burg dhe internoi shqiptarët,për gjërat e tjera i duhet pirë dollia Laverit.Kurrupsioni nuk njihej dhe kur shfaqej aty këtu në përmasa të papërfillëshme dënohej me shumë vite burg.Atëherë priste miza hekur,ndërsa sot politikanët janë pasuruar në përmasa të frikëshme nëpërmjet kurrupsionit,kontrabandës,drogës,tenderave miliona euro etj.Flamur muti e sali kaka nuk ua mbante të vepronin si sot,sepse ai thoshte:”Dhe atëhere do të qërohen mirë hesapet”.Populli është tepër i zhgënjyer me politikën në përgjithësi,me kontrastin dhe disnivelin ekonomik të krijuar jo me ndershmëri por me rrufjanllëk.
Pse nuk dalin dhe të komentojnë me emër. dhe mbiememër të vërtetë këta që m round foltoren Berishën dhe Ilir Metën? Këta sikur hiqen dhe si trima!?
Shqiptaret nuk Kane buke keto flasin me miliona euro vjedhje ,mos I gezofshi u shuajtshi ju te gjithe hajdutet ,majtas e djathtas ,,we vidhni buken e fukarase ,kusare......qe mos mbifshi me kurre .....
Shqiptaret nuk Kane buke keto flasin me miliona euro vjedhje ,mos I gezofshi u shuajtshi ju te gjithe hajdutet ,majtas e djathtas ,,we vidhni buken e fukarase ,kusare......qe mos mbifshi me kurre .....