“Vdes” komisioni Gjiknuri-Alibeaj: Reforma Zgjedhore do të bëhet me grupin e Berishës

15 Mars 2024, 19:57Politika TEMA
“Vdes” komisioni Gjiknuri-Alibeaj: Reforma Zgjedhore do të

Socialistët i dhanë fund dilemës se me cilën opozitë do të ndryshojnë ligjin zgjedhor. Më 21 mars komisioni Gjiknuri-Alibeaj  është i destinuar të vdesë dhe për të nuk do ketë më oksigjen shtesë.

“U bë mbi dy vite që ky komision funksionon, nuk është në kushtet për te nxjerrë një produkt, zgjatja do ishte me vend kur palët të kishin gjetur apo ishin drejt progresit dhe donin dhe pak kohë gjë që do ishte normale, por me ç’duket nuk do këtë një produkt”, tha Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore.

Partia Socialiste në dakordësi me deputetet që kontrollohen nga Sali Berisha kanë plan të zhvendosin “Zgjedhoren” në tryezën e një grupi pune që do marrë jetë në Komisionin  e Ligjeve  për reformat që kërkojnë shumicë të cilësuar. Ky grup pune do prekë kodin elektoral, por Damian Gjiknuri mohon që ai do të fusë duart në reformën në drejtësi.

 “Çdo dialog është i mirëpritur shpresojmë nëse ka grupe pune për të dialoguar ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar edhe ligji zgjedhor mund të diskutohet në formë gjithëpërfshirëse. Ne synojmë  konsensus nëse e gjejmë do realizojmë një ndryshim në kod”, tha Gjiknuri.

Realiteti i ri që prodhon kompromisi me Rithemelimin nxjerr jashtë loje Lulzim Bashën që kërkonte një sistem të ri zgjedhor. Socialistët janë të qartë për rrugën tyre drejt parlamentareve 2025.

“Nuk besoj se do ketë iniciativë të njëanshme nga forcat të caktuara politike, apo politika shqiptare të mblidhet dhe pa interesin e aktorëve ndërkombëtarë të përfshirë në këtë  reformë të bëjë ndryshime të njëanshme  kështu që besoj se këto janë më shumë  të karakterit spekulativ”, tha ai.

Grupi i punës që do të ngrihet për ligjet  që kërkojnë 84 vota parashikon të ketë  përfaqësi të barabartë anëtarësh. Një karrige është rezervuar për Oerd Bylykbashin nga Rithemelimi, por a do ulet në një prej tyre edhe Damian Gjiknuri?

Pyetja në kohën dhe vendin e duhur”, tha Gjiknuri. (TCH)

12 Komente

  1. l
    lani

    ishalla vdesin te gjithe si parti PS PD LSI edhe te shpetoje Shqiperia njeher e mire se na myten e shkaterruan njerzit...2024 akoma degjojme keto kriminela turp i ZOTIT....

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti

      Po c’e doni kete Bylykbythen more Gjiknur apo u trembet nga Sali haleja apo doni ti beni qefin Bardhes , i thone nje fjale krija koken e lerua morrat brenda se ata kurre nuk fitojne si do qe te behet ligji zgjedhor , kete radhe do ikin ne te semes me Salmut e Bardhe e ca bajga te tjera .

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emiljano

        Vdekshi te gjithe ju qifsha robt

        Përgjigjjuni
        1. B
          Buda

          LUlzim Basha ne kete diskutim ka te drejte. Do ta degjenerosh nje system politik? Jepi te gjithe pushtetet nje njeriu. Shqipёria ka nevojё sё pari pёr pastrimin e Kushtetutёs sё Republikes nga ndёrhyrjet e bёra pas "Marrёveshjes Berisha-Rama" tё 23 prillit 2008. Sё dyti, Kushtetua e Republikёs sё Shqipёrisё duhet tё rindёrtohet mbi bazёn e funksionimit tё mekanizmit tё kontrollit dhe balancimit tё tre pushteteve: Legjislativit, Ekzekutivit dhe Gjyqёsorit. Nё Pushtetin Legjislativ duhet tё zgjidhen jo mё shume se 101 deputetё me votim tё fshehtё, direkt nga populli. Pёr tё rregulluar balancёn e prishur nga fuqizimi i qёllimshёm korruptiv i Pushtetit Ekzekutiv, duhet tё ngrihet roli i Pushtetit Legjislativ (Kuvendi i Shqipёrisё) duke vёnё nё krye tё tij kryetarin e partisё qё fiton zgjedhjet; nё krye tё Pushteti Ekzekutiv mund tё zgjidhet njё ekonomist me integritet profesional dhe aftёsi menaxhuese tё spikatura nё praktikё. Roli i Pushtetit Gjyqёsor duhet tё ngrihet me venien nё krye tё tij tё Presidentit tё Republikёs, me profesion jurist konstitucionalist, i zgjedhur me votim direkt nga populli.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fat man

            Eh moj PS me ngjyren e dylberave dhjete gjak nga klithmat e kriminelit Sali te bere nga dritarja e hales n katin e fundit tek "Rruga e Tradhtise", iku per lesh Ali-Basha.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironci

              Po keta sikur thane qe me non graten nuk negociojme.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Leka

                O njerez te mire qe shkruani ketu,ashtu si une qe shkruaj per tr dhene ndonje mendim.Nuk e kuptoni qe Rama me nder jush,tall Hallatet me keto Debilnat e dy a tre PD-ve.E ben kastile,nje here me PD e Lulkes,tani me PD e Salkes,ai vetem tallet or Miq,ka gjetur Idiotna qe do Shqyejne njeri tjetrin si keta te PD,dhe Edushin do e kemi ne krye dhe per ja 10 vite te tjera.Ka gjet Shesh dhe bon Pershesh.Megjithate kurvshikon Kafshet e meparshem cfare bene me kete vend,atehere une them :Me mire Edka se Saliu,Likja, Lulushi,etj.Edka nuk te Vret,keta te tjeret te Vrasin Naten te Qajne diten.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kujtim

                  A nuk është ironia më e madhe që më i ndershmi në politikë të mbetet... Lulëzim Basha!??? Këta , Berisha e Rama qenkan si qentë që i marrin erë njëri tjetrit nga prapa.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dani USA

                    O pika pika nuk behet stani me Lepuj ne kete menyr me kode zgjedhor 2 partiak kurr nuk behehet shtet demokratik dhe ligjore Shqiperia .

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Raj

                      Rasti tregon dhe një herë, Rama Berisha, nuk mund të jenë të ndarë. Turpi i ramës dhe socialistëve, për të pranuar kompromise me një forcë që është në rrënim.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shpresa vdese fu ndit

                        Bravo PS ja arriving qëllimit . Njef nongratën dhe diskriminon demokratët

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Humoristu

                          Keta idjotet politikane duhet ta kuptojne se shefat e tyre tallin…me servilet!

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje