Marrëveshja PS-Rithemelimi, ndërkombëtarët mirëpresin rikthimin e normalitetit në Kuvend

15 Mars 2024, 17:49Politika TEMA
Marrëveshja PS-Rithemelimi, ndërkombëtarët mirëpresin

Marrëveshja e arritur mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike të Rithemelimit për kthimin e normalitetit në Kuvend është përshëndetur nga ndërkombëtarët, të cilët prej muajsh kishin nxitur një gjë të tillë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në një deklaratë të shpërndarë në mediat sociale, inkurajon “deputetët që të vazhdojnë të tregojnë përkushtim ndaj demokracisë në të mirë të popullit shqiptar”.

Edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, në një postim në mediat sociale teksa përshëndet marrëveshjen, shkruan se “vlerëson lidershipin dhe përgjegjësinë e treguar nga palët për arritjen e marrëveshjes”, pasi sipas tij delegacioni i BE-së ka “theksuar vazhdimisht se një Kuvendi funksional është çelësi për procesin e integrimit”.

1 Komente

  1. N
    Nafta

    Keta nderkombetare duhet te jene ata idiotet e dobishem qe tha Rama

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje