Roland Bejko: Te Rithemelimi sot janë bashkuar të gjithë ata që e urrenin, shanin dhe sulmonin njëri-tjetrin

15 Mars 2024, 21:50Politika TEMA
Roland Bejko: Te Rithemelimi sot janë bashkuar të gjithë ata

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, është shprehur se te Rithemelimi sot janë bashkuar të gjithë ata që e urrenin, shanin dhe anatemonin njëri-tjetrin.

Komentet Bejko i bëri në Euronews Albania, ku tha se ajo që po ndodh sot përmes marrëveshjes PS-Rithemelimi, është se klasa e vjetër politike po konsolidohet dhe nuk lejon askënd tjetër të ketë hapsirë.

Ai tha gjithashtu se ish-kryeministri Sali Berisha e përçau opozitën dhe e çoi në këtë gjendje që është sot, vetëm për interesat e tij personale.

“Kemi një realitet pas 2021. U shpall Berisha non grata dhe Basha mori vendimin për ta përjashtuar. Berisha duhet të largohej nga politika që në 2013. Berisha problemin e tij personal e ktheu brenda PD dhe e çau opozitën, e ka çuar në këtë derexhe sot.

Duke anatemuar, fyer dhe rrahur të gjithë ata që i cilëson kundërshtarë. Ata që janë sot me Berishën, kanë harruar çdo sharje dhe anatemim që Berisha u vendoste atyre, vetëm për të qenë në oborrin e tij. Janë bashkuar të gjithë këta që urrenin njëri-tjetrin në PD. Ata venë poshtë shtëpisë së Saliut dhe marrëveshjen nuk e bëjnë ata.

Klasa e vjetër politike po konsolidohet dhe nuk lejon hapsirë tjetër për askënd. Gaz Bardhi aty ku ka shkuar, e tha vetë Berisha që ishin propozimet e mia, nisma ime. Bardhi është nënkryetari i lëvizjes së Berishës”, tha Bejko.

4 Komente

  1. O
    Oh sa kom qesh

    Nga na doli ky robi statuje prej dylli, del e llap sikur eshte tek "Sokaku i te Cmendurve" ne Gjirokaster, ky Fontomas sa here te dale ne TV t'i vihet titrat poshte surratit te tij :"Kujdes largoni femijet dhe personat me semundje zemre"

    Përgjigjjuni
    1. k
      koli

      Flet ky pisi qe te "te paekspozuarit" thoshte:C'te keqe ka bashkepunimi me Ramen...ky "fituesi" i 4% ne Tirane.Ptu, sa here qe dilni tregoni se nga crrace e piste jeni gatuar...

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sokol Spëtim Karaudhi

        Po kotë nuk e kanë thënë se politika është si kurvat ,o Landi.Ja unë kur u bënë zgjedhjet midis Lul bravës dhe Olldashit nuk na lanë të votonim ,se e dinin që do votonim për Olldashin.Dhe tani bëj be për kokë të Saliut.Disa herë kam vajtur nga Gjirokastra për ta parë nga papafingua,se na dogji malli.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trimi

          Ky bejko gjykon qe pse ata jan share,sduhet te bashkohen,pse jo?pse di ti nje post ne pd,jo more shok se posti fitohet me pun,e jo lepirje,ca do thuash ti kur amerika ti heqe non graten berishes?politika i dashur se se ke kuptu esht numra,dhe kushdo respekton shumicen e nje populli,formazioni politik.meso pak mos ha rrenat e lulit,qe pakica i imponohet shumices.dhe sa per interesse te bardhit,po ti ske interesa qe I rri mrapa lulit?apo e ben per demokratet,e demokracine ne kte vend,po ik o landi mlidh ullinj ne greqi

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje