“Më kthe borxhin 12 mijë euro” - Agron Çela u çua në SPAK për borxhin ndaj një qytetari (më pas e zgjidhën vetë)

13 Nëntor 2024, 19:02Politika TEMA
“Më kthe borxhin 12 mijë euro” - Agron Çela u

Pushohen hetimet ndaj deputetit Agron Çela.

Sipas burimeve, prokurorja Manjola Kajana administroi kallëzimin e një qytetari i cili denoncoi deputetin Çela, duke thënë se në 2023 deputeti i kishte kërkuar hua 15 mijë euro, por më pas, siç thuhet në fashikujt hetimorë, qytetari, sipas denoncimit të tij, kishte administruar vetëm 12 mijë mijë euro hua, 6 i kishte pasur vetë, 6 ia kishte marrë dikujt tjetër.

Këtu kishte nisur debati mes deputetit dhe qytetarit që sipas tij në kallëzimin që ka dorëzuar sipas SPAK Çela nuk i kthente borxhin. Kishte edhe komunikimet në Whatsapp që t’i kthente borxhin. Në këto kushte ai ka shkuar dhe e ka denoncuar në SPAK.

Por pas hetimeve, SPAK konstatoi që nuk ekzistonte vepër penale dhe konflikti ishte shuar sepse Çela bashkë me qytetarin e kishin zgjidhur konfliktin në rrugë civile dhe ia kishte kthyer pas borxhin me kontratë noteriale dhe në këto kushte nuk ekziston në gjykatë.

Nga ana tjetër sipas burimeve kishte shkuar pranë ILDKPKI-së për deklarimin e pasurive nëse deputeti e kishte deklaruar apo jo këtë hua.

Ajo që konstatoi SPAK është fakti që Çela nuk e kishte deklaruar këtë hua të marrë nga njeriu i tij, ka pyetur ILDKPKI nëse ka marrë ndonjë masë administrative për mos deklarim të huas dhe kur konstatoi se nuk kishte  doli në përfundimin se nuk ka vepër penale.

Pas provave të gjetura, pushimi i hetimeve ndaj deputetit u aprovua nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion. (TCH)

6 Komente

  1. T
    Toni

    Ildkpi duhet te shkrihet. Normalisht inpektoriat I deshtuar.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sara

      hahah edhe me keto merret SPAK-u? Kjo Manjola sikur nxorri dhe Salen te pafajshem....

      Përgjigjjuni
      1. P
        Petrit

        I mencur shkodrani…. Nuk ka deklaruar borxhin ( Dhe sa “ te tille “ ka)… keshtu fsheh te ardhur at e padeklaruara. Vetme trego Ku I blen mollat e arta Ti qe te shkojme Dhe ne te tjeret Ti blejme -

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cna gjeti

          Edhe eshte, edhe nuk eshte faji i SPAK ky karagjozllek. Nga njera ane eshte ligji qe e detyron te hetoje cdo kallzim ndaj funksionareve te larte. Deputeti eshte i tille. Automatikisht, ceshtja eshte kompetence e SPAK. Nga ana tjeter, cdo idioti qe ka nje hall, i eshte mbushur mendja qe vetem me kallzim ne SPAK i gjendet dermani. Duhet ndryshim ligjor!

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ilir Mutaj

            Agron Cela ka miliona euro qe nuk dihet si i ka bere, injorant pa shkolle, lavatricja e Ilir Metaj, ka gjendje nje resort me qinfra banesa, kompanine 3g qe ka bere namim duke vjedh shqiptaret me matesit elektrik si dhe ka zaptu lulishten e qytetit te shkodres me ndertim pa leje me hotelin dhe pishanen ne lushten qendrore te qytetit, ky lajm duket me hedh hi syve, 1 halabak qe edhe ky si cifti kryelopa ka ndare gruan, i cuditshem ky lajm.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Marku

              Fiks nga një kafe kioskë, e bëri hotel dhe ka zënë 1/4 e lulishtes, duke i marrë frymën gjimanizit historik të Shkodrës 28 Nentori

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje