Dëshmia e ish-ministrit Ilir Beqja në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë vijon të shtyhet për shkak të tensioneve dhe debateve që po dominojnë komisionin.
Anëtarët e opozitës kanë ndërhyrë me kërkesa proceduriale të shpeshta, duke bllokuar procesin dhe krijuar ngërç në dëgjimin e Beqajt, ndërsa mazhoranca i është drejtuar me pankarta ku shkruhej: “Mos kini frikë nga fjala e lirë.”
Mazhoranca argumenton se ky bllokim po ndodh për shkak të veprimeve të Kryetares së Komisionit, Albana Vokshi, e cila, nuk po i lejon të flasin dhe njëkohësisht nuk po kalon në rendin e ditës për të dëgjuar dëshminë e Beqajt.
Kjo situatë ka shtuar edhe më shumë tensionin mes palëve, duke e kthyer komisionin në një arenë përplasjeje mbi transparencën dhe të drejtën për të dëgjuar dëshmitë pa ndërprerje.
Dëshmia e Ilir Beqajt vijon të shtyhet, mazhoranca me pankarta përballë opozitës: Mos kini frikë nga fjala e lirë
— Gazeta Tema (@GazetaTema) November 13, 2024
Lexo lajmin e plotë: https://t.co/KWzXAGqckc pic.twitter.com/8CxhPsjhoP
Jo, more, ta leme ish-ministrin Beqaj te zbuloje sesi i spitalet e lena nga lexhendari Berisha?!