FOTO: Vokshi refuzoi dëshminë me 'Power Point', Ilir Beqaj printon pamjet për dëshminë në komision

13 Nëntor 2024, 12:36Politika TEMA
FOTO: Vokshi refuzoi dëshminë me 'Power Point', Ilir Beqaj

Kryetarja e Komisionit hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi refuzoi dje që ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj të flasë para Komisionit dhe të lexojë deklaratën paraprake të mbrojtjes së tij, siç e cilësoi një prezantim në powerpoint.

Ndërkohë Beqaj ka shkuar sërish sot në Kuvend, duke sjellë me vete disa foto të zmadhuara, pjesë të prezantimit të tij, që tregojnë pamje nga spitalet para 2013 dhe koncesionit të sterilizimit.

Ndërkohë Albana Vokshi kërkoi 30 minuta pushim në Komisionin Hetimor pasi opozita do të marrë pjesë në Komisionin e Shëndetësisë për Buxhetin.

 

 

Lini një Përgjigje