Ka nisur me përplasje Komisioni hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Check-up dhe Sterlizimin.
Deputeti i PS-së, Alban Xhelili tha se fotot që tregoi kryetarja e komisionit, Albana Vokshi ku pretendoi se mjetet janë me ndryshk nuk janë të maternitetit “Koço Gliozheni”, teksa shtoi se opozita po gënjen publikun.
Alban Xhelili: Dje pasi kam dalë nga mbledhja, kur dolëm bashkë në darkë vonë, më ka ardhur një mesazh ku thuhet që ato fotot e paraqitura prej jush në komision nuk janë pranuar nga ajo strukturë spitalore, nuk janë fare në atë spital. E kam verifikuar dhe vetë.
Dëgjoje pak Ina këtë gjë që po të them. E dini për çfarë do ju them. O Mondi ti nuk i lyen vetullat, kështu që mos e dëgjo këtë pjesën që do them, është për ata që lyejnë vetullat. Edhe ti mos dëgjo Saimir. Po ju them diçka…
Albana Vokshi: Po lërë se kështu i kanë thënë. Ia kanë çuar mbrëmë në darkë. Z.Xhelili shkojmë bashkë, ju sfidoj dhe i shohim në maternitet te Koço Gliozheni a janë këto apo jo.
Xhelili: Kryetare jo më kot ju lashë të vazhdonit të flisnit pa folur unë fare. E bëtë dhe dje pa folur fare dëshmitari, e dinit se çfarë do thoshte ai. Ju lexoni mendjen e atyre.
Vokshi: Ju e kishit mendjen të mbronit Edi Ramën dhe Vilma Nushin, kaq.
Xhelili: Ato shenjat e ndryshkut që paraqisnit te fotot është si puna e vetullave kur lyhen dhe t’ju thotë njeri e keni surratin me baltë. Dhe ato janë shenjat që lë leukoplasit. Kështu që ju vazhdoni t’i gënjeni njerëzit. Po të ishin veglat me ndryshk, sot njerëzit do ishin me infeksione në spitale. Sot është ulur niveli i infeksioneve. Mos gënjeni kot me këtë pjesën.
Lini një Përgjigje