Partia Demokratike u tërhoq nga skenat e kaosit në Kuvend, por PS bën të qartë se me ta nuk kishte asnjë lloj kompromisi.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi i ftuar në Report Tv thotë se opozita iu kthye jetës normale parlamentare pasi historia i ka treguar që kaosi nuk ishte rruga e duhur.
“Është historia që tregon se rruga e ndjekur deri tani nuk është rruga e duhur. Jo që të sjell në pushtet, por në debatin politik. Nuk ishte hera e parë, historia ka treguar të gjithëve që parlamenti është për të debatuar.
Është veprim për t’u përshëndetur, pasi parlamenti i i një vendi që negocion anëtarësimin në BE, i takon të ketë edhe protestën, por më shumë se protestën i takon të ketë ketë debatin parlamentar”, tha Klosi në Report Tv.
Klosi shtoi se nuk ka asnjë shans për qeveri teknike.
“Nuk ka asnjë shans që të ketë qeveri teknike. Nuk kemi legjislacion që kërkon para zgjedhjeve qeveri teknike”, theksoi Klosi.
Një koment e ka edhe për seancat maratonë të hënën dhe të martën kur do diskutihet për buxhetin.
“Nuk besoj se deputetët vijnë në kuvend për të bërë sherr, por për të thënë se çfarë mendojnë ndryshe.
Të shpresojmë se dita e hënë do jetë ditë e bukur parlamentare, me debat, me argument, me amendamente dhe mos të jetë si ditët që kalojmë në Kuvend që zgjaten nga 3-4 orë për procedurë.
S’ka kompromis, ata kanë kuptuar që ka ardhur koha t’i kthehen parlamentarizmit, për atë çfarë janë votuar”, vijoi Klosi në Report Tv.
Po mor Klos dakort jam me ty por c'ti bejme dy sozive te mareshalleve naziste Flamut Geringut dhe Feldmarshallit Gaz Hajnrih Himlerit me mjekrren gjithe morra qe kane zgjedhur dhunen, bllokimin, molotovin, djeg'jen e parlamentit, djeg'jen e flamurit kombetar mbi bashki per te treguar force se alternative nga ata nuk kane tjeter vec fjalimeve histerike te tallagjares Adriana nockederrja, dhe tip lloshit Tedi bibiloshit koboshit te leshelise.
Ik mor truthare po kush te pyet ty per qeveri teknike! Me i gjati juaj tall prapanicen me ju. Mbaj vendin qe te kane caktuar. Je vetem roje e godines se PS-se
Klosi eshte nje njeri me llogjike te forte, shume i qete dhe i sakte. Prandaj PS ka nderruar mbi 60 Ministra ne keto 12 vjet, sepse ka njerez te pregatitur, dhe nuk ngurron te fusi njerez te rinj ne detyre.