Dështon dëshmia e Ilir Beqajt, pas shumë orësh debate mbyllet Komisioni Hetimor

12 Nëntor 2024, 19:40Politika TEMA
Dështon dëshmia e Ilir Beqajt, pas shumë orësh debate

Dëshmia e ish ministrit Ilir Beqaj në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi ka dështuar. Seanca e sotme u mbyll me propozim të nënkryetarit të Komisionit, Plarent Ndreca, i cili tha se “sot nuk po i japim dot drejtim”.

Seanca e pyetjeve me ish- ministrin Ilir Beqaj do të rinisë nesër në rreth orës 10:30.

“Këtu e mbyllim. Me propozim të nënkryetarit e mbyllim sot për të vijuar nesër në 10:30 me të njëjtin rend dite”, tha Albana Vokshi.

Kujtojmë që për disa orë me radhë, dëshmia e Ilir Beqajt për sterilizimin u mbajt peng pasi demokratët nuk ranë dakord për procedurën si do të bëhej deklarata e Ilir Beqajt.

Lini një Përgjigje