Skaneri i SPAK në familjen e Kryemadhit; Babai kambist, vëllai i ka punuar si furrxhi dhe DJ, nëna 83 mijë lekë në muaj rrogë

12 Nëntor 2024, 19:18Politika TEMA
Skaneri i SPAK në familjen e Kryemadhit; Babai kambist, vëllai i ka

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka bërë skaner pasurisë së familjes së deputetes së PL, Monika Kryemadhi.

Në dosje, SPAK ka zbuluar dhjetëra transaksione, në vlerën e mijëra eurove që kryheshin për të mbuluar shpenzimet për jetesën e çiftit Meta- Kryemadhi, shkollimin e fëmijëve, udhëtime, veshje dhe hotele.

Skandali është se në 8 vite, nga 2014 – 2022 llogaria bankare e Kryemadhit, është kredituar me 1 milionë e 108 mijë euro, nga të cilat janë shpenzuar 1 milionë e 81 mijë euro.

Disa detaje në dosjen e SPAK-ut tregojnë edhe përmasat e frikshme të korrupsionit të Metës dhe Kryemadhit, të cilët kanë përdorur pushtetin për t’u pasuruar, duke plaçkitur pasuritë publike.

Prokurorët kanë zbuluar se si çifti në proces divorci, kanë fshehur edhe mënyrën e blerjes së dublex-it të famshëm në zonën e ish-Bllokut. Ata kanë përdorur si mbulesë Fatime Kryemadhin, nënën e Monikës.

Çfarë të ardhurash ka patur familja e Kryemadhit?

Deputetja e PL në daljet e saj deklaronte shpesh se mamaja e saj kishte punuar gjithë jetën dhe kishte vënë pasuri.

“Akuzojnë mamanë time se ka blerë një shtëpi 310 mijë euro. Po mo e ka blerë, mamaja ime nuk ka ardhur në Tiranë në 2010, ka ardhur në 1953, ka qenë mjeke, ka qenë 2 mandate ndihmës gjyqtare me Sokol Binajn që sot është anëtar në Gjykatën e Lartë, ka qenë 13 vjet në zyrë me Valentina Leskajn.

Ka qenë kryetare e gruas së Tiranës, Fatmir Xhafaj ishte kryetar i rinisë së Tiranës. Këta të gjithë janë milionerë me biznese, mamaja ime nuk blenka dot një shtëpi?! Mamaja ime ka qenë me biznese, me tatime të paguara”, tha ajo. Në dosjen e SPAK thuhet se Fatime Kryemadhi ka marrë 8316 lekë në muaj.

“Me procesverbalin e kqyrjes të datës 17 Janar 2023, është administruar kartela e pensionit e shtetases Fatime Kryemadhi nga e cila rezulton se kjo shtetase ka qenë e punësuar si infermiere me pagë neto 11.254 lekë ne muajin e fundit para daljes në pension dhe në datën 26 Nëntor 2001, ka përfituar pension pleqërie. Totali i të ardhurave mujore së bashku me kompensimet për shtetasen Fatime Kryemadhi është llogaritur në 8316 lekë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, me shkresën nr. 362/2 Prot. datë 10 Korrik 2023, informon se shtetasja Fatime Sefedin Kryemadhi, nuk ka aktivitet privat të regjistruar në emrin e saj. Duke qenë se shtetasja Fatime Kryemadhi ka marrë kredi në shumën 335.000 Euro, një pjesë të të cilave ja ka kaluar Monika Kryemadhit e cila i ka përdorur për blerjen e banesës, është bërë edhe verifikimi i llogarive bankare të saj për të identifikuar mënyrën e likujdimit të kësaj kredie”, thuhet në dosje.

Babai kambist, vëllai i ka punuar si furrxhi dhe DJ

Në dosjen e SPAK thuhet gjithashtu se Drini Kryemadhi, vëllai i Monikës, ka punuar si furrxhi, DJ dhe më vonë si mekanik. Babai Ramazani ka punuar si kambist. “Në deklarimet saj shtetasja Fatime Kryemadhi, e pyetur në lidhje me të ardhurat të cilat i ka përdorur për të blerë pasuri të paluajtshme, si dhe ato të përdorura për likujdimin e kredive që ajo vetë ka marrë, por edhe ato të marra nga vajza Monika Kryemadhi dhe që janë financuar nga Fatimja, deklaron se me ardhjen e demokracisë kishte dhënë me qira një pjesë të apartamentit 3+1 që kishte te zona e Shallvareve, dhe nga qiraja përfitonte një mijë marka në muaj.

Kjo shumë u pagua për gati dy vjet, por nuk kishte lidhur një kontratë qiraje para noterit. Bashkëshorti i saj, Ramazani, pas daljes në pension në vitin 1992, punoi si kambist ndërsa djali, Drini ka punuar si furxhi si dhe si DJ në disko Albania.

Në vitin 1990, sipas deklarueses, ishin pajisur me leje ndërtimi nga këshilli i fshatit Mëzes dhe kishin ndërtuar një shtëpi me sipërfaqe 100 m2 dhe truall 400 m2. Pas ndërtimit të shtëpisë në Mëzes, Fatimja deklaroi se kishte dhënë me qira apartamentin që kishte te Shallvaret, me qira mujore 500 USD për një periudhë 2-3 vjeçare dhe për këtë kishte lidhur edhe kontratë qiraje te Noteri. Më pas shtëpinë ia kishte dhënë me qira një shoqërie greke për shumën një milionë e gjysmë lekë, dhe me të ardhurat e siguruara arriti të blinte nga komshiu apartamentin e tij për vlerën 35 milionë lekë“, thuhet në dosjen e SPAK-ut.

Përfitimet e Kryemadhit nga kushëriri i saj

Meta dhe Kryemadhi përfituan të ardhura dhe nga kompanitë UNIFI Communication INC dhe UNIFI Holdings INC, në pronësi të biznesmenit Adrian Shatku, ku çifti përdori të gjithë pushtetin e tyre që ajo të merrte në Shqipëri lejet për 2 projekte milionëshe, futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjekionit të transferimit të thirrjeve telefonike. SPAK arrin në përfundimin se Adrian Shatku i ka dërguar Monika Kryemadhit të dhënat për ndarjen e fitimit të interkonjeksionit, ku Monika ka përfituar përkatësisht nga 34 mijë euro në muajt korrik dhe gusht 2014, ndërsa në muajin shtator fitim i neto ka qenë 102 mijë euro por nuk dihet nëse është ndarës sipas skemës M: 32.85% dhe unifi 16.42% dhe biznesmeni 50.78%. Nga të gjitha bisedat e zhvilluara midis Monika Kryemadhit dhe Adrian Shatkut, organi i akuzës ka arritur në konkluzionin se këta dy persona flasin si bashkëpuntorë dhe ortake të biznesit të interkoneksionit të thirrjeve telefonike.

Dublex-i

Prokurorët kanë zbuluar se si Meta dhe Kryemadhi fshehu mënyrën e blerjes së dublex-it të famshëm në zonën e ish-Bllokut. “Për periudhën 2009-2010, nga ana e personave nën hetim, I. M., M. K. dhe F. K., është blerë, një apartament dublex me vendndodhje në zonën e njohur si “ish bllok”, i deklaruar si i financuar me kredi bankare. Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga F. K., dhe shuma 335,000 Euro e marrë kredi nga F. K., është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, në Mars-Nëntor 2010. Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve I.M. dhe M.K. si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare”, thuhet nga SPAK. (SOT)

22 Komente

  1. K
    Krejt pasunin me ju a marr

    Pasuri Marramense Likja dhe Mona Buqa si thote ua Mami im ka punuar

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Nuk ka nevojë për lloqe kavaje,shkoni sekuestroni gjithë pasuritë dhe lëshojini tek pazari ,që fshatari injorant të gjejë rrugën.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tirona

      Na e cate trapin , boll me shkrime se i dimë të gjitha, sekustrojani të gjithë pasuritë ku i kane dhevlëreni të lirë si familje që ti shohim duke mbledh kanaçe edhe pse kjo o një punë e nderume dhe mos i futni në burg se do hajnl qyl nga taksa paguesit

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gijotina

        Ja pra vetem ne familjen Kryekari nje furrxhi behet milioner, e kane rrjepur dhe vjedhur kete popull dhe dalin e flasin me paturpesi se si me pune te "ndershme" behesh milioner.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Henk

          Dmth, nga sa lexova në këtë artikull, bëhet fjalë për e shumta e shumta disa qindra mijëra euro. Po a e di SPAK-u që këto shifra çifti i urryer Meta i ka vetëm lekë xhepi? Këta dyshohen se kanë krijuar miliarda euro pasuri, jo miliona, por miliarda. Kurse SPAK-u ngre akuza për shifra që këta i kanë për shpenzime të përditshme. Më duket se do t'ia hedhin pa u lagur të dy, edhe Like xhuxhi kokëbreshka edhe Mona shurra moldavja, do paguajnë ndonjë gjobë, do bëjnë ca muaj burg dhe kaq, pastaj do shijojnë miliardat e vjedhura. Rroftë drejtësia e re në Albanistan.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Durim se cdo gje do te behet ...

            Duhet te kemi durim se cdo gje do te dali.... eshte vetem fillimi ...dhe si fillim te pakten Ai gimi me tha 7 % apo Ai qe te thyhen ne mese . apo Ai qe ishte Spiun 80 lekesh si i zbritur nga malet e thepisura te Skraparit eshte ne burg.... cdo jave apo muaj qe vijne do ti ngrihen Akuza te tjera dhe Miliardat do te dalin nje e nga nje .... Une kam besim te plote qe jo vetem ky plehra por dhe ata shume e shume plehra te tjere qe kane abuzuar me miliardat prej hundesh do ju dalin.... se do te rine jo me ne liri por do te ngordhin aty ku do jene si mijte e haleve te wc..

            Përgjigjjuni
            1. D
              Durim se cdo gje do te behet ...

              Duhet te kemi durim se cdo gje do te dali.... eshte vetem fillimi ...dhe si fillim te pakten Ai gimi me tha 7 % apo Ai qe te thyhen ne mese . apo Ai qe ishte Spiun 80 lekesh si i zbritur nga malet e thepisura te Skraparit eshte ne burg.... cdo jave apo muaj qe vijne do ti ngrihen Akuza te tjera dhe Miliardat do te dalin nje e nga nje .... Une kam besim te plote qe jo vetem ky plehra por dhe ata shume e shume plehra te tjere qe kane abuzuar me miliardat prej hundesh do ju dalin.... se do te rine jo me ne liri por do te ngordhin aty ku do jene si mijte e haleve te wc..

              Përgjigjjuni
              1. D
                Durim se cdo gje do te behet ...

                Duhet te kemi durim se cdo gje do te dali.... eshte vetem fillimi ...dhe si fillim te pakten Ai gimi me tha 7 % apo Ai qe te thyhen ne mese . apo Ai qe ishte Spiun 80 lekesh si i zbritur nga malet e thepisura te Skraparit eshte ne burg.... cdo jave apo muaj qe vijne do ti ngrihen Akuza te tjera dhe Miliardat do te dalin nje e nga nje .... Une kam besim te plote qe jo vetem ky plehra por dhe ata shume e shume plehra te tjere qe kane abuzuar me miliardat prej hundesh do ju dalin.... se do te rine jo me ne liri por do te ngordhin aty ku do jene si mijte e haleve te wc..

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Durim se cdo gje do te behet ...

                  Duhet te kemi durim se cdo gje do te dali.... eshte vetem fillimi ...dhe si fillim te pakten Ai gimi me tha 7 % apo Ai qe te thyhen ne mese . apo Ai qe ishte Spiun 80 lekesh si i zbritur nga malet e thepisura te Skraparit eshte ne burg.... cdo jave apo muaj qe vijne do ti ngrihen Akuza te tjera dhe Miliardat do te dalin nje e nga nje .... Une kam besim te plote qe jo vetem ky plehra por dhe ata shume e shume plehra te tjere qe kane abuzuar me miliardat prej hundesh do ju dalin.... se do te rine jo me ne liri por do te ngordhin aty ku do jene si mijte e haleve te wc..

                  Përgjigjjuni
                2. H
                  Hajde rradhen kush e ka.....

                  Po te jesh pjese e familjes Kryemadhi, behesh milioner edhe duke shperndare pica me motor.

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xhulio

                    Tek ato, sado tl kërkoni vjedhje tjera do dalin. Kështu që mjaftojn 25 vjet burgim dhe sekuestrim të gjitha prona, para çfar janë të përfituara nga mos konkludimi me të ardhurat, ti konfiskohet, ndryshe kjo dy vite burg i bën si me shku me pushime. Sa më shpejt arrestimi aq më mirë për të gjithë shqiptaret.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dani USA

                      Henke me sakte se sa thua ti prishet,te dhiefsha Spakun pune pakun

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Alfonsi

                        Ua, po pse inxhinieri i talentuar drini loqja, nuk ka qënë direktor, ku ja shkërdheu fondet kësaj kompanie ku drejtonte ky tarallaku. Ua drini, furrxhi, më e bukra DJ, aha, me këto po të gërmosh, lloj lloj qyfyresh do dëgjojmë. Merini rrasini brënda sikur di ndodhte plr çdo njeri wë ka vjedhur aoo bashkëpunuar në vjedhje apo krim. Sekuestroni dhe çdo nace të pa ligjëshme, se shum ja zgjatët këtyre këllirave.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Populli

                          Prandaj kërceka bukur Mona, e paskam traditë familjare me vëllain DJ, baxella

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Black Jack

                            Saliu I pari to jail !, masnej t’jeret me rradhe

                            Përgjigjjuni
                            1. r
                              robi

                              Po vellai i Nafije dybekut te leshelise Drini Kryemadhi a e dini sa e kishte rrogen dhe sa ka vjedhur tek drejtoria e transportit rrugor. Kishte nje rroge marramendese te papare ne shqiperi.Kjo bande e leshelise me Nafije dybekun komandante revolucioni jane koka e korrupsionit gjigand ne qeverisjen shqiptare nga 2005 deri ne 2013 kur kanceri lesheli apo sekti lesheli pushtoi zyrat e qeverise pasi bleu 4 mandate te arta me lope, televizore , e zarfa ne Fier e pastaj gerryu e zhvati financat e shtetit deri ne gati falimentim me te gjithe ministrat hajdute e te korruptuar nga Mond hajduti i autostrades Tirane Elbasan, Spiuni me ceshtjen Cez Dia , Perparim Xhika deri tek drejtoret e dikastereve si Engjell zeqo me tenderat fiktive me cmime 10 fishi i vlerave reale qe bente ne OST per te fituar miliona per te mbajtur ne kembe Lesheline e Nafije dybekut kete sekt familjaro mafioz me te rrezikshem se camorra italiane.

                              Përgjigjjuni
                              1. a
                                adi

                                akuzat i kan per kredi ku eshte çez-dia villa ne te gjiri ku eshte floriri ku eshte Prifti ku eshte shkollimi jeta e femive ku eshte Fafa etj etj

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Nje lushnjar

                                  Keni harru dhe ish uzinen e plasmasit ne lushnje qe e blen nje grup politikanesh ku midis tyre ishte dhe meta Kjo blerje u be me bono privatizimi dhe vlera e ketyre bonove nuk i kalonin 10 perqind

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mirditori PSD

                                    Mendoj se baxhella lexhendare e korrupsionit e krimit Kumbaro meriton me shume vemendje ne media se nje grupim qe po merr denimin perkates, ju ka cmendur Sali Mordja Penicilina e merreni vetem me Meten

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Ali Baba

                                      2014 - 2022 ha ha ha! Ne kohen e hajduteve qe hane dardha pas kurrizit te njeri tjetrit!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Demokrati idealist

                                        Mbase u dalin nga hundët këtyre kleptokratëve e mafiozëve të përçudnuar.Burgu për disa mijra euro nuk është gjë fare.SPAK-u duhet të gjej e sekuestrojë milionat që ata kanë vënë nga korrupsioni.Një njeriu im i afërt me tregoi një foto të së bijës së këtyre mafiozëve në një pallat shumëkatësh luksi që ndodhet në lagjen Elephant

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Petraqi

                                          Drini Kryemadhi - furrxhi ... e bukur kjo. Kur u be Drejtor i Transportit Rrugor, ishte vampir i lekut...

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje