PD në ekstazë nga fitorja e Trump, ironia e gazetarit: Do të pushojë Ramën nga puna...

12 Nëntor 2024, 17:36Politika TEMA
PD në ekstazë nga fitorja e Trump, ironia e gazetarit: Do të

Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit",  i cilësoi ekzagjerime deklaratat e opozitës se me ardhjen e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë do të rrëzohet Rama. Ai tha se ndryshimet nuk do të vijnë deri në Shqipëri, por është vota e shqiptarëve ajo që vendos për në Shqipëri.

“Mendoj se ne e ekzagjerojmë rolin që ka SHBA në lidhje me votën e shqiptarëve. A bie apo jo Rama, është çështje e votuesve shqiptarë. A mund të ndikojë ardhja e zotit Trump në SHBA? Po. A do të ketë ndryshim në DASH? Po. Sot udhëheqja kryesore e DASH vjen nga një botë e caktuar, bota e NGO-ve.

Edhe ndihmëssekretari për Euroazinë, shefi i Yuri Kim, vjen nga bota e NGO-ve, ka punuar me të majtën, pra është pjesë e një rrjeti të caktuar. Kanë patur politikë të tyre. A do të zëvendësohet? Po. Por nuk mendoj se ndryshimet arrijnë deri në Shqipëri.

Nuk mendoj se Shqipëria është prioritet. A mund të ketë në nivelin ku bëhet politika për Shqipërinë? Po. Por administrata ruan vazhdimësinë dhe disa parime të përgjithshme. Do të isha më pak entuziast. Ka element që nuk prekin Shqipërinë dhe ka element që do të ndryshojnë. Po të shohësh deklarimet e zotit Trump, janë ndryshime rrënjësore. Në lidhje me arsimin, ka thënë se arsimi do t’u kalojë shteteve.

Pastaj për politikat shëndetësore, që kanë të bëjnë me financimin e ndryshimit të gjinisë. Por prapë them, këto janë ndikime që mund të ndihen në rastin e pushtimit rus në Ukrainë, në Izrael, etj. Por është vota e shqiptarëve ajo që vendos për në Shqipëri.

Nëse shqiptarët nuk e duan Ramën, nuk ka asnjë president ta mbajë apo ta heqë. E vetmja gjë që ka vlerë, është nëse Edi Rama vjedh zgjedhjet në mënyrë spektakolare, ka rëndësi qëndrimi i ndërkombëtarëve. Por, ndikim direkt se erdhi Trump dhe do pushojë nga puna Ramën, këto janë ekzagjerime që bëjmë ne duke menduar se jemi në qendër të politikës botërore”-tha Sejamini.

1 Komente

  1. G
    Guri i Gjinakriqit

    Po lere o Sejamin të mbajë mëndjen si ariu për gorrica opzita se Trampi do ta fillojë punën që ditën e parë me dosjen e Sali gallatës .Po nuk e thua pak me diplomaci dhe ëmbël ëmbël që të mos ju iki buzëqeshja dhe të presin si dhelpëra në stofkën emijëve për të dalë që ta kapin .Nuk flitet keq për të vdekurin në shtëpinë etij.Populli ika larë hesapet me këtë opozitë dhë për të katërtën herë do e dërgojë në selitë etyre me bisht në shalë .Dhe tju rrojë Saliu dhe Iliri që po tallen me zgjedhëst opozitarNë mënyrë figurative këto dy mostëra i ngjajnë dhelprës që i gënjejnë qëntë duke tundur bishtin samajtas djathtas .Këtë lojë bëjnë dhe këta sojësës me zgjedhësit e tyre sot e për 34vjet .të shkuara.Ndoshta dota kuptojë opozita se nga Trampi nuk ka për të ardhë bereqet sepse në mos shumë ,pak ai e njeh opzitën antiperndimore për 12vjetët ..Saliu dhe Iliri nuk kanë lënë gjë pa thënë për administratën dhe diplomatët amerikan Qëndrimi ndaj politikës së SHBA është gur prove në politikat që ndjek në raport me shtetet e tjera .Dhe opzita e ka vulos qëndrimin e saj ndaj Amerikës dhe vendet të Bashkimit Evropian.Megjithatë ti lëmë në ekstazën që ika zënë deputetët e opzitës dhe të presi me gojën hapur nën ballkonin e katit të tetë se bënë vaki edhe ndodh ndonjë mrekulli që do tjua postojë Tranpi .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje