Deputeti socialist, Ilir Metaj bëri ironi me opozitën dhe kryetaren e komisionit hetimor të Sterilizimit, Albana Vokshin për moslejimin e dëshmitarit Ilir Beqaj të përdor Power Point (PPT) në deklaratën e tij.
Metaj thotë se opozita sapo shpalli 'non grata' dhe Power Pointin.
"Ju sapo shpallët non grata power point. Ju shkon gjuha ku dhemb dhëmbi.
Po unë do isha për ti dhënë fund kësaj rruge pa fund", tha Metaj.
Gjatë seancës së Komisionit Hetimor për Sterilizimin, është ndezur një debat i ashpër midis përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës në lidhje me dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj.
Deputetët e PS janë shprehur se opozita dhe kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, po i mohojnë të drejtën për të folur Beqajt, duke theksuar se komisioni është shtyrë prej muajsh dhe tani po i kufizohet e drejta për të paraqitur deklaratën e tij.
Beqaj në burg. Turidërre, kush është gruaja e kësaj?
Pse nuk e trajton Media keto episode te kesaj deputetes Vokshi, menyren si e trajton nje deshmitar ne Komision Parlamentar? Po bejne namin per arrestimin e Ilir Metes keta te Opozites, shikojeni si e trajton si qen Beqajn kjo. Edhe Ilir Beqaj eshte i pafajshem, deri ne mom,entin qe mund te shpallet fajtor ne gjyq. Ndersa kjo e trajton si kriminel, pa vendim gjyqi.
Edhe Saliu është i pafajshëm deri kur te ketë vendim gjykate të formës së prerë