Vijojnë debatet në Komisionin hetimor për sterilizimin mes mazhorancës dhe opozitës.
Ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkoi ti jepej mundësia për të bërë deklaratën me power point, kërkesë e refuzuar nga kryetarja Albana Vokshi. Por me këtë refuzim nuk ishte dakord mazhoranca që tha se po i hiqej e drejta dëshmitarit.
Pjesë nga debati:
Vokshi: Këtu power point nuk lejohet e ka kërkuar dhe ish zv.kryeministri. Nuk është e drejtë ligjore, nuk është lejuar. Sikurse është vepruar në komisionet e tjera hetimore do veprohet.
Ndreca: A më lejoni të flas.
Vokshi: Ju nuk njihni vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Ndreca: Je gjithë kohës duke ndërhyrë dhe duke bërë batuta pa thelb.
Kërkesa e zotit Beqaj është e avokatit të tij. Je shumë larg të kuptuarit të avokatisë. Qëllimi juaj nuk është të merresh me thelbin por me individët.
Nuk i imponoheni shumicës në këtë komision. Dëshmitari ka të drejtë ta bëjë kërkesën siç do ai. Heqja e së drejtës për të folur është shkelje e ligjit. Kush je ti? Ne vendosim.
Vokshi: Nuk vendosni ju. Ska vendim ju. Zoti Beqaj do e bëni atë deklaratën, do e lexoni, nuk vihet me power point këtu. Nuk ka power point këtu. Nuk jemi konferencë këtu. Është komision hetimor.
Spaho: Këtu është për t’iu përgjigjur pyetjeve.
Bdreca hajdut i rradhe duhet te debohet nga ky komision eshte i pandehur ne vjedhjen qe ka bere me tenderin e uniformave te policise. Nje hajdut nuk mund te mbroje hajdutet e sterilimit import-eksport nga Italia dhe qeveria socialiste apo me thene troc Rama-Beqja.
Ne kete vend kush punon bene punen ne interes te publikut lincohet etiketohet shqip perdoret balta si lende e pare per ta bere pis