Berisha dhe Meta në burg, Ngjela: Shanset që Trump t’u heq dënimin janë zero! Opozita nuk vjen dot në pushtet

12 Nëntor 2024, 09:23Politika TEMA
Berisha dhe Meta në burg, Ngjela: Shanset që Trump t’u heq

"Shanset që Donald Trump 't'u heq dënimin me burgun' Metës dhe Berishës tani që erdhi në pushtet janë zero", kështu është shprehur avokati Spartak Ngjela në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv.

Ngjela shtoi se Amerika nuk mund të ndërhyjë në pushtetin gjyqësor në Shqipëri.

"Është politikë, ata janë të dënuar me burg dhe janë të arrestuar të dy. A do t’ja u heq dënimin Trump është naivitet, si mund të hyjë ai në pushtetin gjyqësor, e dini që SPAK kontrollohet nga ekspertiza amerike për të shpëtuar vendin nga korrupsioni", tha ai.

Teksa u pyet lidhur me sondazhet të cilat tregojnë një besueshmëri të ulët të publikut tek opozita, Ngjela u shpreh se opozita nuk vjen dot më në pushtet, pasi sipas tij Berisha nuk ka më mbështetje.

Ai tha se familja e Berishës është e gjitha nën akuzë për korrupsion, ndërsa ndaj Berishës ‘rëndojnë’ akuza të forta.

"Nuk ngrihet sepse janë të diskredituar në pushtet, duhet të kishin nxjerr lidership të ri. Nuk ka vota Saliu. Ai i thirri poshtë dritares dhe sa vetë ishin. Nuk ka më fuqi elektorale. Berisha ka akuzë penale që i është ngritur si familje, ai ka akuza të forta.

Janë me gjithë dhëndrin të akuzuar për korrupsion dhe nuk dihet se ku do të shkojë vala e tyre. Sepse shenjat janë që kanë filluar ehe për djalin e tyre kështu po flet shtypi botëror. Familja Berisha është në gjendje të rëndë", tha ai.

2 Komente

  1. A
    Arbeni

    Nuk e besoj që Trump-it t’i shkoj nëpër mënd Shqipëria e vogël në Ballkan.PD istët shohin ëndërra me syhapur në mes të ditës.Janë katandisur si ai i mbyturi që mbahet plr lesh të bythës.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Socialisti

      S'kanë kauzë dhe kapen edhe pas fijes së kashtës, dallkauke. Kur do bëheni njerëz, të hapni sytë, të aftesoheni dhe të shikoni përpara? Nja 50 vjet i doni dhe deri atëherë PS vjedh rehat. Nuk e kuptoni?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje