“Rama dhe Berisha po minojnë drejtësinë”, Lulzim Basha: Njëra përdor gjuhë denigruese ndaj SPAK, tjetri..

11 Nëntor 2024, 19:38Politika TEMA
“Rama dhe Berisha po minojnë drejtësinë”, Lulzim

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një postim në facebook, shprehet se pavarësia dhe dhe fuqizimi i SPAK dhe GJKKO e trembin Edi Ramën, që tashmë ka më shumë bashkëpunëtor në burg sesa në qeveri.

Në një video të postuar në facebook me deklaratat e Ramës për reformën në drejtësi, Basha shkruan se gjuha e turpshme e përdorur për të denigruar mbështetjen e partnerëve, e paraprirë nga amnistimi i të korruptuarve për të penguar punën e SPAK, janë tregues të degradimit që po pëson qeverisja, për shkak të aferave të panumërta që mbajnë firmën e tij, ndaj dhe po përpiqet me çdo kusht të delegjitimojë SPAK-un.

Kreu i demokratëve euroatlantikë shprehet se Rama dhe Berisha po veprojnë së bashku për të minuar drejtësinë. Ai akuzon Ramën për përpjekje për të dekonspiruar SPAK dhe GJKKO, ndërsa Berishën për përdorimin e fjalorit kriminal kundër këtyre institucioneve.

Postimi i plotë e Bashës:

Pavarësia dhe fuqizimi i SPAK dhe GJKKO e trembin Edi Ramën, që tashmë ka më shumë bashkëpunëtor në burg sesa në qeveri.

Gjuha e turpshme e përdorur për të denigruar mbështetjen e partnerëve strategjikë ndaj Reformës në Drejtësi, e paraprirë nga amnistimi i të korruptuarve për të penguar punën e SPAK, janë tregues të degradimit që po pëson qeverisja, për shkak të aferave të panumërta që mbajnë firmën e tij, ndaj dhe po përpiqet me çdo kusht të delegjitimojë SPAK-un.

Edi Rama po bën gjithçka së bashku me Sali Berishën për të goditur drejtësinë. Njëri mundohet t’ia pamundësojë punën, duke urdhëruar administratën të mos bashkëpunojë dhe deputetë e policë të emëruar prej tij ta dekonspirojnë, e tjetri duke e sulmuar me fjalor kriminal. Të dy së bashku me planin nën tavolinë për të bashkuar votat në rastin më të parë kundër saj.

Prej muajsh kam dorëzuar në Kuvend amendamentet që sigurojnë mbështetjen e nevojshme për SPAK, por ato bllokohen nga Edi Rama dhe patericat e tij, sepse ai e di që kambanat e drejtësisë po bien edhe për atë.

Fundi i pandëshkueshmërisë kërkon një qeveri anti-korrupsion, që vepron në sinergji me SPAK dhe GJKKO duke krijuar kushtet e domosdoshme për llogaridhënien, në mënyrë që ata që kanë abuzuar me taksat, pronat dhe besimin e shqiptarëve të mbahen përgjegjës për gjëmat e tyre në kurriz të familjeve shqiptare.

Shqipëria meriton më shumë!

10 Komente

  1. A
    Adriatik

    Lulzim Basha gjoja perkraj Spakun,por eshte sinjdkh i tij.21 janari,frugz d kkmbit etje.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Hahaha si gjithnje per Lulushin 7x7 42 jane!!! Mire qe dogje fshatin, po me uren ç'pate o i gjore???!!!

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        Lul Brava t ka ardh letra per SPAK mos u merr me gjera qe nuk i kupton dot Servantes e ka shpjeguar me Don Kishotin shume bukur ate qe kerkon ti nga "beteja ne beteje".......

        Përgjigjjuni
    2. D
      Dibrani

      Te ngeli violina ke teli Berisha Rama. pleh.akoma se kupto o vemje dhe aq sa fute turinjtë ne politike te ushqeu loki?pregatitu shuraq per rrugen e kombit dhe te vraret ne shesh

      Përgjigjjuni
      1. S
        SUMQIM,KE HARRU JE PER BURG.

        PEDERAST NGELE GJITH JETEN,E PER ASGJO NUK JE I BESUSHEM. SHYQYR QE DHE GRUN TA SHKERDHEJN TE TJ,SE ASGJO SDI KE BO.ATO FINANCIMET RUSE,DHE VRASJET NE BULEVARD,DO RE KNOQIN SUMEN KUR TE SHKOSH MRENA.SHKO QIU SUMTEKELEK.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          Po pse lodhesh kot more jezit , nuk te pi me uje fjala , hajdut , kriminel , antishqiptar .

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xxx

            Si ka fytyrë ky palaço të dalë e të flasë?!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Poseidon

              DHE NGELI SPAK TA MBROSH TI O MUTI I SALIUT ....JE KRIMINEL DHE HAJDIT SI BABAI SALIHKARAXHIC..,JE BASHKEPUNETOR I SERBI RUSEVE NJESIJ SI SALEHU O LULBASHOVIC .....

              Përgjigjjuni
              1. W
                W

                Aman sa I shpifur eshte ky me teorite e tij I dime keto. Problem eshte qe ti nuk zgjidhesh me Lule Aty e ke hallin dhe ti Euroatlantic my ass

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Amerikani

                  Degjoni nu funderrina enveristo berishiste , e nesermja e Shqiperise fryma anglo - amerikane ( e thene thjeshte dhe troc ) eshte , Jo e ndryshkesirave si ju .

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje