Meta në burg, Berisha në shtëpi, Agron Duka: Kosto për opozitën. Mazhoranca ka filluar organizimin për zgjedhjet

11 Nëntor 2024, 21:50Politika TEMA
Meta në burg, Berisha në shtëpi, Agron Duka: Kosto për

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se brugosja e Ilir Metës dhe arresti shtëpiak për Sali Berishën, është një kosto për opozitën, teksa na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet parlamentare.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Duka u shpreh se mazhoranca duket se ka një favor, pasi ka filluar organizimin për zgjedhjet.

Sipas Dukës, listat e hapura janë të domosdoshme.

“Opozita natyrisht, duket që është hapa mbrapa, ka problematika brenda vetes, si dhe drejtuesi i saj, zoti Berisha, është i izoluar, është kosto për opozitën. Duhet të udhëheqë fushatën. Edhe publiku e di, opozita ka pasur probleme brenda vetes, 4 vjet, kanë dalë parti të tjera të vogla, partia e Alibeajt, Basha, Shehaj, kjo është kosto për opozitën. Duket sikur mazhoranca ka një favor, është më e organizuar, ka edhe ajo kostot e veta të jetëgjatësisë në pushtet, 12 vite, por ka pasur edhe vepra korruptive të mëdha. Për mua, ajo e Shijakut, është kosto e jashtëzakonshme. Pikëpamja ime është kjo, nëse opozita do projektojë qeveri në hije, të paprovuar ndonjëherë, ndoshta njerëzit do jenë kuriozë për qeveri të re, njerëz të rinj.

Besoj dhe kam dëgjuar dhe në biseda direkte që e mendojnë dhe artikulojnë, por e vendos lidershipi i PD, kryesia e PD. Ajo që dikton me vota, është PD reale që është sot. Padyshim që ne kemi programet tona, por kodi zgjedhor ka bërë që të ndahen këto parti politike. Edhe mënyra se si do të hyhet në zgjedhje, ka njëfarë ngërçi. Çdo njeri me siglën e vet, votat nuk shkonin dëm. Kështu, kja dy optika. Zoti Shehi mendon se do dalim me lista të hapura. Unë e shoh shumë të vështirë që partitë tona, të mund t’i konvertojnë votat në deputet.

Ne kemi zgjedhur të hyjmë me PD, me këtë kod zgjedhor. Dash Shehi po negocion me parti të tjera të vogla. Për Bashën, nuk e di. Pyetja që kam unë për këta dy grupime, a do arrijnë t’i kthejnë në mandatet e veta? Nëse nuk marrim vota të mjaftueshme, në dëm të kujt shkojnë? E shoh të vështirë të dalësh më vete. Nëse gjykohet e drejtë, kam dëgjuar shumë zëra që mund të hapen listat. Në parlamentin shqiptar do ketë 100 deputetë që nuk i njeh askush”, theksoi ai.

3 Komente

  1. B
    Black Jack

    Idiot legen I Saliut

    Përgjigjjuni
    1. D
      Duka , qejfli sporti

      Me vjen keq per ty o Duka i krimit te Saliut , qe ende mban shprese tek ai , qe te ka emertuar dikur kriminel e sot kerkon perseri , te te beje deputet . Pse nuk organizoheni vete ju mikro partiçkat e te bashkoheni me Dashin e Saliut , i cili i eshte shkeputur nga tufa e tij dhe kerkon autonomine qe i ka munguar . Niveli juaj politik eshte aq i ulet sa nuk kuptoni qe Saliu ka hallin e menderes se vet dhe familjes se tij dhe nuk i bie ndermend per ju . Atij shpirti do ti dale maje ballkonit , se nuk e fut njeri ne burg ne ate moshe . Mos rrini si dhelpra mbrapa koqeve te dashit .

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        Do te ishte nje zgjedhje e duhur l'argomento nga politika , sepse e tregua qe jeni mbetes , bemat tuaja mostruose nuk ka lapsus qe ti shkruaj per injorancen qe keni , keni pare gjithmon biznesin si shpetim . Duke si munde te behesh bizesmen , cila ishte merita juaj ? Vjedhja ? Shantazhet dhe babalet .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje