Debate te "Sterilizimi"/ "Ça të duket vetja ty?!" - Vokshi i mbyll mikrofonin, deputeti i PS: E ke personale

12 Nëntor 2024, 11:23Politika TEMA
Debate te "Sterilizimi"/ "Ça të duket vetja

Komisioni për Sterilizmin dhe Check Up nisi sërish me debate. Deputeti i PS-së, Ilir Metaj ka kërkuar fjalën, por kryetarja e komisionit Albana Vokshi i ka mbyllur mikrofonin dhe nuk e ka lejuar të flasë.

Pas këmbënguljes së kolegëve të Metaj, Vokshi ka thënë se do ia japë fjalën kur të ketë radhën, duke i kaluar radhën deputetit të PS, Ilir Pendavinji.

Nga ana tjetër, nënkryetari socialist, Plarent Ndreca ndërhyri duke u shprehur se Vokshi e ka marrë personale ndaj Metajt. 

REPLIKAT: 

Vokshi: Fjala merret për procedurë. Kur të vijë radha do ia jap për procedurë. Do ia jap pastaj fjalën. Z. Pendavinji e doni fjalën apo t’ia kaloj z. Vasili. Po ashtu jam spikere.

Metaj: Ça të duket vetja ty?

Ndreca: E ke personale.

Vokshi: Kur të vijë radha do e marrësh fjalën. Nuk e kam personale. Vetëm me atë s’mund ta kem personale. Me çdo tjetër mund ta kem, vetëm me atë jo.

3 Komente

  1. K
    Koti

    Si mundet nje rrugace e tille te jete deputete e me teper te drejtoje edhe komision ,pu pu pu Shqiperine e mori lumi o shqiptar Mos rripo duku oooo

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Deputetet e PS te pakten duhet ti mbrojne dinjitetin Ilir Beqajt, qe e perdhos Albana Vokshi. Edhe pse nen hetim, ata nuk duhet te lejojne Vokshin, nje hajdute grykese, te poshteroj nje ish-Minister te PS, sepse ai ka qene 100 here me i mire se te gjithe Ministrat e Saliut dhe Ilir Metes. Dikush dujhet ti tregoje vendin kesaj buceje. Media qe ben emision per Ilir Meten, pse nuk ben emision per te drejtat e njeriut per kete rast flagrant?

      Përgjigjjuni
      1. H
        Henk

        Nuk e kuptoj se si një femër këllirë, halabake, gojëndyrë, rrugaçe dhe e pacipë të drejtojë një komision. ????????

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje