"Ilir Beqaj, dëshmitari kryesor" - Albana Vokshi: Duam këtu Vilma Nushin dhe Edi Ramën

12 Nëntor 2024, 11:21Politika TEMA
"Ilir Beqaj, dëshmitari kryesor" - Albana Vokshi: Duam këtu

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check-Up, ku do të dëshmojë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është shoqëruar sërish me përplasje .

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi kërkoi shtyrje të afatit për marrjen në pyetje të dëshmitarve që nuk janë paraqitur, por nënkryetari socialist, Plarent Ndrenca kundërshtoi duke u shprehur se janë thirrur një numër i madh dëshmitarësh.

Ai kërkoi që të procedohej me marrjen në pyetje të ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili la përkohësisht qelinë me leje të SPAK për t’u paraqitur në Komision, duke e konsideruar si dëshmitarin kryesor.

“E lëshuat edhe Ilir Beqajn, Edi Rama lëshoi edhe hajdutin dymetrosh, vetëm Vilma Nushin nuk po lëshon”, iu drejtua Vokshi, teksa theksoi se nuk do të bëjnë hap pas.

Plarent Ndreca: Vlerësoj që nuk ka më vend, kemi kryer hetim, kemi marrë shkresa e dokumente, kemi thirrur dëshmitarë, është numër shumë i madh dëshmitarësh.

Kemi sot dëshmitarin kryesor, zoti Beqaj, i cili më shumë se kushdo tjetër do të japë të dhëna dhe dëshmi mbi procedurat që kemi si objekt hetimor, Duhet të vijojmë pa humbur kohë me Beqajn.

Albana Vokshi: Beqja është një prej dëshmitarëve, jo kryesor, çdo dëshmitar ka vlerën e vet. Të vijë Vilma Nushi. E lëshuat edhe Ilir Beqajn, Edi Rama lëshoi edhe hajdutin dymetrosh, vetëm Vilma Nushin nuk po lëshon. Nuk bëjmë hap pas, konsiderojmë kyç dëshminë e Edi Ramës dhe Vilma Nushit.

6 Komente

  1. A
    Arbeni

    Baxhella ,vrëngarashe….

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ???

      Mos vini foto te kesaj se na i shpifet.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drejtesia

        Eh moj fytyre bretkose, kur ben dhe ti sikur i ke jeten ne dore te tjereve. Hajt, se dhe ti pas Sales do shkosh.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arbërori

          Pise femër, rrugaçe, këllirë grua, halabake, gojëndyrë..

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lisi

            Femer e kryqezuar meshimpaze

            Përgjigjjuni
            1. I
              Iisi

              Shimpaze

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje