Spiropali pret Shaip Kamberin: Kuvendi do të rrisë bashkëpunimin me institucionet dhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

12 Nëntor 2024, 14:08Politika TEMA
Spiropali pret Shaip Kamberin: Kuvendi do të rrisë bashkëpunimin

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, Kryetar i Partisë për Veprim Demokratik.

Kryetarja Spiropali dhe deputeti Kamberi diskutuan mbi bashkëpunimin e Kuvendit me institucionet dhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, mbështetjen e zhvillimit dhe rritjen e mirëqenies ekonomike e sociale, përmirësimin e shërbimeve publike arsimore e shëndetësore, forcimin e identitetit kombëtar e kulturor, bashkëpunimin e forcave politike shqiptare të Luginës, respektimin e  të drejtave të tyre, nxitjen e dialogut me institucionet dhe rritjen e përfshirjes së shqiptarëve në komunat e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, por edhe kudo tjetër në Serbi, në proceset integruese të vendit.

Spiropali nënvizoi se pozita e fortë ndërkombëtare e Shqipërisë do të jetë një garanci më shumë për sigurimin e mbështetjes për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Lini një Përgjigje