Beqajt i ndalohet e drejta për t’u shprehur, Ndreca tek 'Sterilizimi': Keni 6 muaj që shtyni Komisionin dhe tani nuk e lini të flas!

12 Nëntor 2024, 13:49Politika TEMA
Beqajt i ndalohet e drejta për t’u shprehur, Ndreca tek

Debati vazhdon në Komisionin Hetimor për Sterilizimin, ku Ilir Beqaj kërkoi të prezantojë dëshminë e tij përmes një prezantimi PowerPoint, por është kundërshtuar nga opozita dhe kryetarja e komisionit, Albana Vokshi.

Plarent Ndreca shpërtheu ndaj Vokshit dhe opozitës pasi sipas tij kanë 6 muaj që shtynë komisionin dhe tani që ka ardhur ish-ministri nuk e lënë të flasi. 

REPLIKAT: 

Ndreca: Keni 6 muaj që e keni shtyrë. Ju po e ndërprisni fjalën keni 6 muaj dhe nuk po i lini fjalën. Kam thënë nga dita e parë, proces kushtetues. Mos ti lësh të drejtën për të folur zotërisë në fjalë. Jo i themi do dëshmosh sipas kufizimeve që ne caktojmë, fyerje e rëndë e së drejtës kushtetuese e çdo individi në republikën e Shqipërisë.

Vokshi: Ta dëgjojmë pra, ti nuk po e lë. Doni zoti Beqaj ta bëni deklaratën sipas kodit të procedurës dhe na lini në dispozicion çdo foto. Prezantim propagandistikë bëjeni në gjykatë. Doni të bëni deklaratën paraprake? Po e merrni në qafë dhe ai s’po e kupton. Do bëni deklaratën apo të vazhdojmë me pyetjen?

Spaho: Debat i panevojshëm. Ligji e ka përcaktua qartë si do veprojmë. Ne nuk akuzojmë, dëshmitari nuk ka pse mbrohet. Për pikëpyetjet që kemi ne, dëshmitari duhet të na jap përgjigje.

Lini një Përgjigje