"Ke dalë jashtë kontrollit", Ndreca-Vokshit: Zonja bolshevike, ti njeh vetëm Sali Berishën

12 Nëntor 2024, 14:55Politika TEMA
"Ke dalë jashtë kontrollit", Ndreca-Vokshit: Zonja

Debati mes anëtarëve të maxhorancës dhe opozitës vijon prej orësh në Komisionin Hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi është përplasur sërish me deputetin e PS, Plarent Ndreca pasi ky i fundit e quajti bolshevike. 

Pjesë nga debati:

Vokshi: Ti nuk duhet të ishe fare këtu mo, je në akuzë për vjedhje. Po skemi ç’ti bëjmë atij kryeministrit.

Ndreca: Po je e zonja hajde shihemi në gjykatë.

Vokshi: Po merr kohën e zotit Beqaj me u justifikuar për akuzat e veta.

Ndreca: Mos u merr me akuzat e mia, jam 20 vjet në profesion. Zonja bolshevike mos u merr me njërëzit se po bën punën e tij, por ti njeh vetëm Sali Berishën.

Vokshi: Ke dalë jashtë kontrollit. Qetësohu Plarent Ndreca! Merre avokatin të të mbroj. Nuk qenke mirë. Të të këshilloj. Po i merr minutat klientit tjetër.

Ndreca: Merru me familjen tënde mos u merr me mua. Kam profesionalizmin tim dhe i dal vetë ballë.

Vokshi: Dole jashtë kontrollit.

Ndreca: Po bllokon komisionin dhe po e kthen në pikën zero. Nuk lëvizim këtu pa marrë vendimin.

 

5 Komente

  1. p
    prec ulaj

    Vokshi eshte nje superhajdute , ka marre prona, Hidrocentrale, puse nafte ne kohen e Saliut ne 2009. Ky eshte kulmi.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vas Construction

      Në fakt plarenti nuk është barbon ka ca miliona edhe ai. 350€ një kapele polici jo më kot është i pandehur nga SPAK -u zyrtarisht

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vas Construction

        Në fakt plarenti nuk është barbon ka ca miliona edhe ai. 350€ një kapele polici jo më kot është i pandehur nga SPAK -u zyrtarisht

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mimoza

        Vokshi po e prezanton veten si nje ordinere rrugesh dhe me arrogancen qe e karakterizon , mundohet te intimidoje koleget deputete . Militante e verber e Sali Berishes .

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arti

          Bravo Plarent

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje