Avokati Romeo Kara thotë se Partia e Lirisë, e Ilir Metës, ka marrë financim të paligjshëm nga kompani offshore, në kohën kur kjo forcë politike quhej Lëvizja Socialiste për Integrim.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Kara u shpreh se Meta po flet si një person i cili tashmë ndodhet nën akuzë.
Etleva Delia: Jam ndalur te kontratat që Meta kishte në SHBA për çështjet e lobimit, diferencat nuk ishin deklaruar në KQZ. Gati tre herë më pak, 463 mijë dollarë, në KQZ ishte raportuar tre herë më pak. Kishte para të padeklaruara.
Romeo Kara: Unë mendoj që në politikbërje dhe shtetbërje, hap i rëndësishëm është transparenca dhe formalizimi. Aktorët që duhet të luajnë këtë kartë, janë në partitë e tyre. Ne jemi zhytur në offshore, por po investojmë edhe partitë në offshore.
Edhe kjo parti e ka mbaruar rrugën e saj ligjore, ka financim të paligjshëm. Është organizim politik i paligjshëm. Unë kam dëgjuar atë dhe ish gruan e tij, ka thënë, nuk është kjo policia.
E rëndësishme është që ai po flet si një person në akuzë. Këshilltari i tij ka dalë kundër dhe ka vërtetuar pretendimet e mia, kallëzimin tim. Atij ia ka fajin vetja. Meta i frikësohet edhe jetës së vet.
Po nuk pate ngreni mut nuk vjen ere. Edhe keta qe jane ne dyert e SPAK- e shume anadhiste te tjere nuk kane perse te kene frike kur jane te sigurte qe nuk kane ngrene mut.Por deri sa acarohen e ulurasin tregon se po nuk paten ngrene shume te pakten kane ngrene pak qe vijne ere.
Pasurite e fshehura te Ilir Metes?...me ze e figure....lol Pasurite e fshehura te Edrames....? ...ne bunker ne Surrel...lol..ne mur pas pikturave...lol Pasurite. efshehura te Berishes?.....ne kulle ne Vicidol..lol Pasurite e fshehura te Tualet Palles, Ahmetaj/Ruci.Tahiri/Veliaj nene pemet pergjate hekurudhes ne Koshare etj... lol ne Alanistan....