Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, ka deklaruar se rikthimi i opozitës në parlament nuk përbën më lajm, por është një detyrim.
Ai ka thënë në “News Line” se “revolucionet” e PD zgjasin me muaj të tërë dhe nuk kanë asnjë rezultat.
Sipas Elezit, mosbindja civile do shumë njerëz dhe PD nuk është në gjendje ta bëjë me kauza si bllokimi i rrugëve.
“Të rikthehesh në parlament nuk përbën ndonjë lajm në vetvete, por e ka për detyrim. E gjithë ky debat mes opozitës dhe pozitës nuk do të eskalojë në ndonjë ndryshim në vetvete, megjithatë roli i opozitës është ky që ka për detyrë të bëjë të qarta rolin e opinionin publik.
Është një detyrim nga ana e opozitës që të diskutojë lidhur me buxhetin. Edhe nuk mund të kalojë si vjet buxheti me 5 minuta votim në atë zhurmën e krijuar. Transparenca është diçka shumë e rëndësishme dhe ky është detyrim. Nuk ka mosbindje civile. Ajo që është më e rëndësishme është që duhet të ketë një numër të madh njerëzish që e mbështesin dhe kjo nuk ka për të ndodhur.
Aksionet politike që opozita I ka ndërmarrë janë shpeshherë të pastudiuara mirë, si bllokimi I rrugëve. Ky është një model që këta I fillojnë aksionet në tetor, pastaj I vazhdojnë në nëntor dhe vijnë festat I ndalin, më pas vjen vera. Kjo është një lloj mashtrimi, këta e kanë thjesht për të mbushur jetën politike dhe për të thënë që ne po bëjmë diçka.
Ose si në rastin e akuzave, ka shumë akuza që këta i lënë përgjysmë, po i fillove duhet t’i shkosh korrupsionit deri në fund. Siç është rasti i zotit Beqaj, që ka shumë kohë që diskutohet që nga çështja e sterilizimit”.
Sa i përket fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe ndikimit në PD, Elezi u shpreh se ai nuk mund të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në Shqipëri, është thjesht një frymë si e sheh gjeopolitikën.
“Shoh që PD po futet në rrugën e shkatërrimit. Duke mos pasur asnjë status të konsoliduar dhe duke mos pasur çështjen e votës. Për ta futur PD në rrugën e duhur duhet shumë, koha e mbetur është e pakët. Ata e kanë pranuar humbjen dhe kjo u kuptua kur ata i propozuan Ramës ndryshimet, të cilat ata duhet të binin dakord.
Trump nuk mund të ndikojë siç mendojnë këta në mënyrë të drejtpërdrejtë në Shqipëri, ajo është thjesht një frymë si Trump e sheh gjeopolitikën. Për ta forcuar makinerinë e tyre politike, po thonë që Trump do shpërbëjë Sorrosin. Si mund të dalin të thonë këto lloj budallallëqe. Çfarë po bëjnë këta?
Të gjithë këta e kanë shbërë PD dhe në krye të këtij plani nuk është vetëm Lulzim Basha, por është dhe Sali Berisha”.
Rrofsh or çun, je me largepamesi nga te gjithe keta maskarenj qe e katandisen opoziten ne kete derexhe. Nuk i ndjekim më,u lodhem nga mashtrime dhe budallalleqe. U bënë te merzitshem ne maksimum. Ca hajdute qe kanë vjedhur,berrtasin si lope per hajdutet qe po vjedhin. Burrat nuk qellojne me gure qe pertej gardhit si bejne keta, burrat ulen ne kuvend dhe të bejne zap atje me falën e tyre si qemoti. Ku jan burrat... epo ky eshte problemi,se nuk ka,kan mbetur disa halabake, nga te gjitha anet.
Problemi eshte se Media vazhdon tu jape hapesire, nderkohe qe brezi i ri me Agron Shehaj, Arlind Qorri, Adriatik Lapaj , Endri Shabani mbushin sheshet me simpatizante, tregojne zgjidhje reale te problemeve, jane te pelqyer ne masat e votuesve. Jepini kohe ne Media ketyre djemve te rinj, te shikoni si do forcohet opozita, do ikin plehrat e PD, Saliu, Likja, Mul Noka dhe Blushi.
PDja eshte si nje fare e keqe qe i del katunarit kur e mbjell .Kur vjen sakti per ta mbledh dhe nuk o gjo , gjithe kaduna e mer vesh dhe se mjell me ate fare .PD u mboll ne 90 po doli fare e keqe UDB eksportu castile me na i future SERBIA , ne ashtu dul daje .Pranej Mos u sforconi ne lejeni popllin rehat se e zgjedh fare vet .
......nuk ka me Zagare....qe mbeshtesin Vampirin.