Më shumë vota të numëruara se sa vota në total! Celibashi sqaron fotografitë virale

18 Maj 2025, 22:00Politika TEMA
Më shumë vota të numëruara se sa vota në total!

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta Topjana lidhur me mospërputhjen e shifrave për votën e diasporës në faqen zyrtare të KQZ, e cila ka ngjallur reagime.

Sipas shifrave ka më shumë vota të numëruara, se sa vota janë në total.

Celibashi tha se të dyja shifrat janë të sakta, por sipas tij shifra më e ulët tregon shifrën e zarfave të skanuar, ku mungon zarfi B.

“Numrat që janë aty janë shifra të vërteta, por pasqyrojnë të dhëna që nuk janë në kontradiktë me njëra tjetrën. Numri i fletëve të votimit të vlerësuara, me shifrën që rezulton si më e ulët në faqen e internetit të KQZ, kjo e fundit ka të bëjë me ato zarfa që janë të administruar në sistemin elektronik të KQZ në mënyrë automatike.

Por ka jo pak dërgesa të votuesve shqiptarë në KQZ që nuk janë bërë në mënyrën e duhur. E kanë dërguar fletën e votimit të futur në zarfin A dhe jo në zarfin B, por si votë ka mbërritur në KQZ”,-tha Celibashi.

3 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Allahu Akbar, nje vend islamik qe enderron demokraci...ku a pa, kjo!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Qelibash ti je shkaktari i ketyre trazirave per numerimin e votave duke perkrahur saliun dhe duke shkelur ligjin .Per votat e Greqis je ti manipulatori i votave , po te kesh integritet duhet te japesh dorheqe .Kalec meso te shkruash pastaj komento .

      Përgjigjjuni
      1. d
        drejtesi e munguar

        Z.K/komisjoner,me gjithe punen e kryer me te mira e gabime dua tu bej nje pyetje se jam i pa qarte.Sa vende ne Kuvendin e Shqiperise duhet te dilnin nga lista e mbyllur? (me sa kam degjuar kur komentohej Kodi Zgjedhor duhej te ishte 1/3-ta).Sa kane dale aktualisht dhe a ka deformim te kodit?Sa per fituesin e humbesin rezultati eshte real dhe i pritshem dhe s'ka pse te kete kontestime.Pyetja eshte thjesht se si u interpretua.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje