Përfundon numërimi i votave të Diasporës, Balla: Mirënjohje mbi 120 mijë bashkatdhetarëve që mbështetën PS

18 Maj 2025, 21:40Politika TEMA

Përfundon numërimi i votave të Diasporës, Balla:

Taulant Balla ka reaguar me një mesazh falënderimi pas përfundimit të numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla e cilësoi votën e diasporës si një akt historik, duke vënë në dukje mbështetjen masive që shqiptarët jashtë vendit i dhanë Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama:

“MIRËNJOHJE DIASPORA kuqezi! Mbi 120 mijë shqiptarë e shqiptare, pothuajse dy në tre votues nga jashtë, mbështetën #EdiRama dhe #PartiaSocialiste për ta vendosur flamurin kuqezi në oborrin e Bashkimit Europian. KJO ËSHTË NJË VOTË HISTORIKE”, shkruan Balla.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur është mbyllur numërimi i mbi 197 mijë zarfeve të ardhura me postë nga votuesit shqiptarë jashtë vendit, me një pjesëmarrje rekord prej rreth 80% të regjistruarve. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, Partia Socialiste ka marrë mbi 122 mijë vota nga diaspora, duke siguruar mbi 61% të mbështetjes, shumë përpara Partisë Demokratike dhe subjekteve të tjera.

Vota e diasporës ka qenë vendimtare edhe për ndarjen e mandateve në disa qarqe, si Vlora dhe Fieri, ku Partia Socialiste siguroi mandate shtesë falë mbështetjes nga jashtë.

Për Ballën, kjo mbështetje masive nga diaspora nuk është thjesht një rezultat elektoral, por edhe kurorëzimi me sukses i një misioni, që si Drejtues Politik për Diasporën e çoi mes mijëra e mijëra shqiptarëve në komunitetet më të mëdha të tyre nëpër botë, që cilët bënë historinë këtë vit, duke votuar për herë të parë. Dhe me vullnetin dhe objektivitetin e të qenit larg treguan qartë se kujt i besojnë fatin e atdheut.

 

3 Komente

  1. 1
    1.700.000 shqiptare 2100

    Bravo diaspora, veçanerisht cunat e Hasit qe votuan Tau Taun 99%...lol

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hasiani

      Ne 2029 diaspora voton PS e Ramen mbi 90% , demokrste zagara te komunist Berisha Non Grata beni vete llogarine se deputete do mare Rama , e sigurte mbi 120 deputete .

      Përgjigjjuni
      1. r
        raul

        Tani pritet te dale xhozi dezinjatorja e partise per te njollosur procesin e votimit . Kjo grua shpirtzeze , 10 here me shpirtzeze se Nexhmije hoxha apo se Mira markovic beri mashtrimin e madh publik se gjoja kishte zbuluar 1 milion vota te diaspores , nga dritarja e avionit ne 10 mije metra ne udhetimin turistiko planetar rreth botes per mbledhjen e votave te diaspores. Dhe besoj e mbani mend ate dalje te xhozi dezinjatores ne ekran , shume e ekzaltuar, e eksituar, ne delir histerik lajmeroi trushplaret e vicidolit se fitorja e vicidolit me 11 maj i 2025 ishte pune e mbaruar se 1 milion shqiptare paskan shkuar ne mergim vetem prej Edi Rames se ketu vuanin per *buken e gojes* e prandaj ato te gjithe do votonin per foltoren e gerdalles Adriana nockederrja .. Fjalimi me i turpshem., me qesharak, me cinik , me histerik qe mund ta mbaje nje ish kryetare kuvendi qe mori 32 vota ne Tirane kur doli particke e vetme me Patozin. Nje fjalim te tille do ta kishte zili dhe gruaja e dr. Gebelsit te Rajhut te trete. Tani kjo grua shpirtzeze qe i tregoi plumbin ballit burrit trim e te nderuar Gramoz Rucit ne ekran del dhe baltos fitoren historike te popullit shqiptar dhe diaspores qe la me gisht ne goje aleancen madheshtore almagojore foltore bathore kujtimhamshore .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje