Meloni nesër në Shqipëri, zbulohet plani i masave të Policisë për pritjen dhe mbarëvajtjen e vizitës

4 Qershor 2024, 14:40Politika TEMA

Meloni nesër në Shqipëri, zbulohet plani i masave të

Ardhja të mërkurën (5 qershor)e kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni në Shqipëri, ka bërë që Policia e Shtetit të hartojë një plan masash për mbarëvajtjen e vizitës së saj. Të dhënat e dikasterit blu bëjnë të ditur, se plani i masave është hartuar edhe në bashkëpunim me ambasadën italiane dhe Gardën e Republikës.

Plani i masave nis që në orët e para të mëngjesit, ku në aeroportin e Rinasit mbërrin Meloni, e cila do të pritet nga efektivët e Policisë Rrugore, të cilët do ta shoqërojnë atë deri në Lezhë.

Pritet që drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Lezhë si dhe efektivët e Policisë Rru7gore të jenë më të angazhuarit për këtë vizitë, por nuk do të mungojë edhe bashkëpunimi me Gardë e Republikës dhe përfaqësuesit e ambasadës italiane në vendi tonë.

Policia e Shtetit pas interesimit të Radi Televizionit Shqiptar, tha se masat e marra nuk janë të theksuara, por nuk përjashtua edhe kufizimin e qarkullimit te disa rrugë, sidomos njërit sens të rrugës nga Tirana drejt Lezhës dhe anasjelltas apo edhe bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, kur eskorta e Melonit të vijë drejt Kryeministrisë.

Qendra e pritjes së emigrantëve në portin e Shëngjinit ka përfunduar, ku ka mbërritur edhe policia italiane, që do të dislokohet në Shëngjin për të garantuar sigurinë e refugjatëve.

Kjo e fundit do të monitorojë gjithçka çfarë ndodh brenda kampeve ndërsa efektivët e Policisë së Shtetit do të angazhohen për mjediset e jashtme të këtyre kampeve, konkretisht në Gjadër dhe Shëngjin.

Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, si qendër e parë ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre.

Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj.

Në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre emigrantët nga territori shqiptar.

2 Komente

  1. I
    I

    Te ishte komb normal krenar Shqiperia dhe jo nga ata qe jane mesuar te shtypen me kembe nga hajdute, kurva injorante e Italise do ishte pritur me protesta. Po te ishte komb normal, kryehajduti mafioz ne krye, as nuk do kishte guxuar ta lidhte nje marreveshje te tille per ardhjen e mijera bythzinjve, aq me teper ta bisedonte si mafioz ne nje kafene ne Vlore e te na i deklaronte fakt te kryer ne italisht, se do kishte pasur frike nga populli i vet, qe po te ishte normal, do e kishte varur nga koqet sa te kthehej prej Italie. Po populli eshte dele, keshtu qe kurva e ndyre e Italise dhe tradhtari shqiptar qe ajo terheq prej hunde, shkelin shqiptaret me kembe.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Ha o Rabid , ha

      Ore I , ha mut , ha dhe mos ha emrin tënd , që e ke katandisur në një germë .

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje